fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com



www.radioprojekt.dk
EDHE SKËNDERAJ ME FAQE INTERNETI
nga Adem Gashi

Nga 5 marsi i këtij viti Skënderaj me faqe interneti www.skenderajlive.com

Kur bashkëpunëtori ynë, Imri Zabeli në muajin mars më njoftoi se është hapur një faqe e re interneti në Skenderaj të Drenicës, në fillim hezitova, por kur e vizitova këtë faqe fitova përshtypjen se është një faqe që premton se do të jetë një faqe serioze dhe që do të merret me çështjen e të rinjve të kësaj treve, por edhe me preokupimet e popullatës së kësaj treve në përgjithësi.
Mirëmbajtës të faqes janë: Rasim Behrami, Arben Veliu dhe Sadri Ajeti

Vizitojeni këtë faqe interneti, besoj nuk do të zhgënjeheni!

Ditë më parë kontaktova me njërin nga udhëheqësit e kësaj faqeje, Arben Veliun, me të cilin zhvilluam një blic bisedë.

*Si lindi ideja për krijimin e kësaj faqeje interneti? Shumë aktivitete që bënin të rinjtë e Skënderajt mbetnin vetëm brenda suazave të Komunës, pa u hetuar nga të tjerët qoftë edhe brenda komunës, kështu që fitohej përshtypja se këtu nuk zhvillohet asnjë aktivitet dhe se kemi një rini pasive. Shumë herë kemi ftuar ekipe televizionesh që të bënin ndonjë emision për ndonjërin nga aktivitetet që zhvillohej këtu, por ata nuk gjenin kohë për të ardhur deri te ne. Pasi që, për kushtet tona është vëshitrë dhe e them pa u hamendur është e pamundur të hapet ndonjë qendër televizive, menduam që brenda kushteve tona të bëjmë diçka modeste për të informuar banorët tanë por edhe të tjerët me të arriturat në komunën tonë. Dhe e vetmja mënyrë e mudnshme ishte hapja e një faqeje interneti. Angazhimet tona në këtë drejtim janë që nga viti i kaluar, për të arritur përfundimisht në 5 marsin e këtij viti kur vumë në jetë ëndrrën tonë.

*Çfarë pretendoni të bëni me këtë faqe?

Në radhëtë parë më duhet të them se pikësynim yni është të paraqesim përpara opinionit në mënyrën sa më reale gjithë aktivitetet që zhvillohen në trevën tonë. Pretendojmë që të mos merremi me thashetheme, sepse, mendoj, të gjithë janë mërzitur nga këto. Njerëzit po duan gjëra konkrete dhe gjithë atë që shkon në dobinë e tyre, në interesin e tyre. Mendojmë që hë për hë është kjo faqja e parë e internetit që përfshin gjithë aktivitetin që bëhet në Skënderaj. Kemi krijuar rubrika të veçanta për secilin aktivtet, duke filluar nga: njoftimet, lajmet, Kuvndi komunal, Drejtoritë e komunës; arsimi: shkollat fillore dhe të mesme Skënderaj; kulturë: poezi e prozë nga treva jonë, por edhe më gjerë, portrete krijuesish nga lëmi i letërsisë, artit e kulturës në përgjithësi; rini, sport, OJQ, islam, muze-arkiv, foto të dryshme nga Skënderaj; forum: diskutime, psikologji etj, pa anashkaluar kohën e lirë dhe argëtimin: humor, loja me blloqe, probleme matematikore, enigma, mini kuiz, kuiz etj. Këto janë vëtëm disa hapësira që ne i kemi lënë në këtë faqe. Kujdes i veçantë i është kushtuar ngjarjeve ditore në vend dhe jashtë vendit. Këtë na e ka mundësuar bashkëpunimi i mirë me gazetarët tanë vendor. Ata edhe pse janë të zënë në ndonjë nga gazetat tona ditore gjejnë rast për të na ofruar edhe neve ndonjë shkrim. Për ta kemi lënë një "hapësirë" të veçantë e cila u përket atyre dhe askush nuk u përzihet në të. Ata kanë mundësi të shkruajnë gjithçka që gazetarëve u duket e arsyeshme dhe e nevojshme për të shkruar. Për këtë u jemi mirënjohës

*Kushë është në fakt www.skenderajlive.com ?
www.skenderajlive.com është një dirtare e pavarur e që gjithë aktivitetin e zhvillon mbi baza vullnetare. Këtë faqe e kanë ndërtu tre të rinj nga ky qytet. Webi është një vënd ku të gjithë të rinjtë e kësaje komune kanë mundësi që t,i shprehin aftësitë e veta me shkrime. Ne u kemi lënë hapsirë gjithë atyre që dëshirojnë të punojnë.

Ne ju dëshirojmë sukse në të ardhmen. Pastë jetë të gjatë www.skenderajlive.com!

www.radioprojekt.dk




VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo