fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com



FESTIVALI QË MËTON TË BËHET GJITHËSHQIPTAR NË SKANDINAVI

Nga, Adem Gashi

Më 26 maj të këtij viti, në Kopenhagë të Danimarkës, për të 12-tën herë me radhë u mbajt festivali tradicional "Pranvera e fëmijëve"2007, në mbikëqyrjen dhe organiziminin e "Radioprojektit 21". Në Festival morën pjesë pesë grupe fëmijësh: tri nga Danimarka dhe dy nga Suedia. Të pranishëm në sallë: 300 -400 veta. Mund të thuhet se festivali doli i suksesshëm.

Kritikës dashamirëse e konstruktive nuk duhet frikësuar, sepse ajo na ndihmon që gabimet e sivjetme mos t'i përsërisim vitin e ardhshëm.

Në foto:
rreshti i parë: 1. Belkisa Selmani, 2. Besa Krasniqi, 3. Xhemilian Ismailirreshti i dytë: 4. Besa Krasniqi dhe grupi i vajzave suedeze, 5. Nazif Hajra me grupin e fëmijëve nga Halmstadi i Suedisë dhe Xhemilian Ismaili

Në Festival morë pjesë pesë grupe fëmijësh: tri nga Danimarka dhe dy nga Suedia.

Nga Kopenhaga për grupin e parë u paraqit Xhemilian Ismaili, si individ i pavarur, i cili mori pjesë me tri këngë:"Pomp det", "Penge" dhe këngën shqipe "Trokas"; grupi i dytë nga Kopenhaga me Belkisa Selmanin, Bushra Qamilin, Besare dhe Blinera Selmani u paraqitën me poezi dhe dy valle dhe grupi i tretë, me Rexhije Durmishin, Medina Durmishin, Yzime, Besart dhe Besjan Shaqirin, Mahir dhe Mihrije Jusufin - Princesha Mihrije dhe Hirmijete e Besmire Hajdari u paraqitën me poezi.

Grupi nga SHKSH "Drenica" nga qyteti Näsjö i Suedia u paraqitën me 4 valle, 1 poezi (Suada Hasani) dhe 8 këngë(Besa Krasniqi, Fiona Gërvalla, Megi Doda, Agnesa Drenovci ). Udhëheqësi i grupit, Ramush Krasniqi në grupin e vet kishte marrë edhe një grup vajash suedeze (Therese Boman, Maja Gerhardsson, Elin Sjölander, Amanda Öberg, Fanny Sköld, Emma Hultberg ), të cilat kishin shprehur dëshirën që bashkë me moshatarët shqiptarë, me të cilët bashkëjetojnë edhe ato të kremtonin Ditën e fëmijës. Bashkë me këta fëmijë kishte ardhur edhe zonja, Cajsa Löf. Pjesëmarrja e tyre ia shtoi edhe më tepër madhështinë festivalit duke i dhënë karakter më të gjerë. Këtë e thanë edhe disa nga pjesëmarrësit:"Sa me mençuri paska vepruar Ramushi".

Grupi nga SHKSH "Ilirida" nga qyteti Halmstad i Suedisë në programin e vet kishin dy këngë ( Arta Hajra dhe Miradije Krasniqi ) dhe dy valle ( njëra potpuri ).

Të pranishëm në sallë: 300 – 400 veta.Mund të thuhet se festivali doli i suksesshëm.

Festivali u hap me vallen e "Rugovës", të cilën e luajtën për mrekullit grupi i fëmijëve nga qyteti Näsjö i Suedisë. Pastaj, moderatorja, Leonarda Jusufi, pasi përshëndeti të pranishmit dhe pasi lavdëroi dhe falënderoi donatorët, pa ndihmën e së cilëve nuk do të mund të mbahej festivali, fjalën ia dha ideatorit të këti festivali, veprimtarit të dalluar dhe njëherësh drejtorit të përgjithshëm të "Radioprojekti 21", Havzi Sylejmanit – XHAXHIT.

Drejtori i përgjithshëm, Havzi Sylejmani, pasi u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve nuk harroi pa përmendur qëllimin e mbajtjes së Festivalit, i cili tashmë është bërë tradicional dhe i cili mëton të bëhet festival gjithëkombëtar në Skandinavi. Ai njëherësh përzemërsisht falënderoi bashkëpunëtorët e "Radioprojektit21", të cilët tashmë vijnë nga anët e botës. Në veçanti përshëndeti Xhevat Ruhanin në Amerikë dhe Bejadin Isufin.

Prezantimin e pikëve të tjera të programit, në mënyrë të shkëlqyeshme e bëri zonjusha, Belkisa Selmani.

Poezitë e prezantuara dhe të deklamuara me mjeshtëri nga racituesit e vegjël kryesisht kishin të bënën me vendlindjen ose i kushtoheshin plagës së rëndë - kurbetit. Nga kjo shihej se te fëmijët tanë dashuria për vendlindjen është e madhe dhe e pashuar.

Edhe këngëtarët ishin në nivel. Këndohej në "plej bek". Tek këngët vlen të theksohet, se përveç këngëve "për të rritur", pati edhe këngë të mirëfillta për fëmijë, madje të nivelit të lartë, me tekste të përshtatshme dhe të komponuara mirë që lanë mbresë tek të pranishmit. Pati edhe këngë që ishin bërë ndryshime në to, por gjithmonë me mjeshtëri, parndaj s'ka si mos të dalë bukur aty ku është dora e profesionistit, prandaj s'kishte si mos të dilnin të suksesshme Besa Krasniqi, e cila ka gati albumin e ri me 12 këngë dhe Arta Hajra. Në këtë festival për herë të parë doli edhe një frymë e re e muzikës, e cila u pëlqye shumë nga të pranishmit. Këtë e solli Xhemilian Ismaili, një djalë nga Laçi i Kurbinit-Shqipëri. Paraqitja e këtyre këngëtarëve ngitte në këmbë gjithë sallën. Por, për këta talentë të rinj do të shkruajmë një herë tjetër.

Në pjesën e valleve koreografike kryesisht u dallua grupi nga Halmstadi i Suedisë, të cilët u shquan edhe për nga sasia edhe për nga cilësia. Edhe vallëtarët e grupeve të tjera ishin të mira, por, për habi, vallëzimi modern doli më i përgatitur dhe u pëlqye më shumë!

Unë si pjesëmarrës dhe si "regjisor e kreator" i këtij Festivali mund të jap këto vlerësime për të, duke e ndarë pjesën artistike dhe pjesën teknike. Pjesa artistike ka qenë e nivelit të lartë dhe mund të them me plot gojën se festivali ka qenë i suksesshëm dhe e them me plot mburrje se vërtet kemi fëmijë talentë dhe se me këta fëmijë duhet të punojnë profesionistë të artit e të kulturës. Nga ana tjetër, pjesa teknike nuk ka qenë në nivel. Kështu, përkundër që kemi dalë me lajmërim që udhëheqësit e grupeve t'i sillnin me kohë programet e tyre, më së largu deri më 20 maj, asnjëri nuk i është përmbajtur kësaj. Ka edhe ca lëshime të tjera, por besoj se në ndonjërin nga emisionet në "Radioprojekti 21" do të hapet debat edhe me dëgjuesit, e sidomos me pjesëmarrësit në festival për t'i dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Kritikës dashamirëse e konstruktive nuk duhet frikësuar. Ajo na ndihmon që gabimet e sotme mos t'i përsërisim nesër.


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo