
Puna ka filluar, por...
nga Arben Veliu
Erza Shala (11), në klasën e gjashtë në shkollën fillore 'Shkolla e re' në rrugën 'Regjep Bislimi' në Ferizaj, me familjen e vet kishte vizituar Prekazin. Atë ditë ajo recitoi një poezi para varrit të komandantit Legjendar Adem Jashari. "Sa mirë po e ndërtojkan, kur të vij herën tjetër do të jetë më mirë, do të luaj këtu, do të ulem diku që të pushoj pak. Do ta pastroj fytyren me ujë të Prekazit, do të luaj me Adem Jasharin e ri", tha ajo. Erza kishte edhe shumë dëshira si çdo njeri, që ky kompleks të ndërtohet siç është më së miri.
Punëkryesi
Punët për ndërtimin e kompleksit përkujtimor në Prekaz kanë fillu qysh në Nëntor të vitit 2006. Kompania ndërtimore projektuese '100% desing' ka marrë për sipër që t'i kryej punimet. Udhëheqësi i kësaj kompanie Avni Lushtaku tha që "punët po shkojnë në ritëm të parapar, qasja ndaj punimeve bëhen me një përgjegjësi dhe mbi të gjitha një moral i veçantë." Në një gjendje jo të mirë gjinden kullat që janë përballë varrezave. Ndërtimi do të bëhet vetëm në rrethinën e varrezave. "Nëse nuk ndërmirren hapa të shpejt në konzervimin e këtyre kullave ato dita ditës po dëmtohen."
Komuna
Komuna e Skënderajt bën mbikqyrje morale të këtyre punimeve që kryhen në kompleks. Edhe pse këto punime po kryhen në fshatin Prekaz që është në komunën e Skënderajt ata as që janë pyetur për punime e që ndoshta nuk përputhen me planin hapsinor që ka komuna. "Edhe pse ne nuk jemi mbikqyrës të këtyre punimeve ne do i bëjm mbikqyrje morale se përgjegjësia nuk na lejon që t'i mbyllim sytë para këtyre punimeve", thote një zyrtar nga komuna që donte të mbetej anonim. Ai më tej shtoi se ka qenë një anashkalim nga qevira e kaluar dhe nuk la mbikqyrës edhe kuvendin komunal. Ministria e planifikimit hapsinor është përgjegjëse për kompleksin dhe punimet që po kryhen.
neperju.org
| |
| |