fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




LUM AI QË E NJEF HISTORIN E TË PARËVE
nga BARDH GUR

Një proverb popullor thot, mos u merr me të kaluarën, se të merr e kaluara por nuk thot që mos të kesh dijeni për të kaluaren. Revista studentore që dilte në vitet tetëdhjeta në Prishtinë, "BOTA E RE", pikërisht në vitin 1983, ishte një intervistë e Prof.Dr.Aleksander Stipqeviq, drejtori i institutuit Ilirologjis në Zagreb, arkeologu dhe ilirologu i mirënjohur për punët e tij shkencore mbi Iliret dhe kultin-ilir.

Më kujtohet në atë intervistë ku na sugjeronte që atëherë se arkeologet Kosovar si dhe ata të Shqiperis, shumë pak kan punu apo hiq në ndriqimin e arkeologjis.

Profesori ipte vërjtje dhe apelonte arkeologëve, për të zbardhur sa më shumë Pellazgo-Ilirin. Për ata që nuk kan dituri për profesorin Stipqeviq, ai na është Arbnesh i Zares, autori i parë i shkrimit mbi Ilirin dhe Kultin-Ilir. Përherë të pare librat etij prezentohen nëpër tregjet Europiane apo kultura Ilire, me argumente flet përms librit. Profesori i nerum thot në atë intervistë, do vijë koha kur vetë toka e Kosovës dhe e Shipnis do flas se kush na qenkan me të vërtetë Iliro-Shqipetaret.

Zbulime të reja në Shipni:

Në këto ditë, Prof. Neritan Ceka na u prezentu me shumë grupe të arkeologjis në Shipni dhe dha shumë shpjegime të fuqishme për zbulimet e fundit në trojet Shqipetare, arqitektur e papar deri më tash, ato punime që shumë do na e kenë lakmi por dhe profesori Neritan i spjegonte shkëlqyshemu, argumentua ka apo u dëshmua , Shën Pali nëpër Iliri, apo më mirë të e thom ungjillizimi i të parëve tanë, se Shqipetaret dhe Grekët përfshir këtu dhe shum fqinj përpos sllaveve të jugut, që në atë kohë na ishin pagan.

Emocioni më i madhe dhe më prekëse na ishte ajo ku u shifke qartë "bariu që run delet e tij", pra fjala është për tempull të Perendis, ku Pastori kujdeset për besimtarët e vetë. Me këto gjurmime të reja me të vërtetë toka na folka vetë, mua më ra ndërmend prof.Aleksander Stipqeviq, dhe unë si Bardh Guri do i jem gjithëherë mirënjohes dhe e falenderoj nga zemra për punën e tij që ka bërë për vetë shqipetaret. Ponjashtu i dëshiroj prof. Neritan Cekës dhe stafit të tij, që të vazhdojn punën me sukeses dhe shnet në jetë.

Pra mos të harrojm noshta edhe Bashkësin e parë të Krishter, pikërisht në Durrës të viti 58 në kohën e Neronit, pra në atë kohë gjejmë dhe emrin e të parit Shën Astit peshkop i Durrsit, më vonë në vitin 325 gjejmë dhe përfaqesues të Dioqezes së tyre në këshillin e parë Ekumenik të Niqeas. Epo si mos të gëzohemi për këto të mira apo të arritura shkencore për profesorët e mirëfillt të Shipnis, i përgezoj nga zemra dhe të gjithë atyre që punojn në ndriqimin e të parëve sepse ua kemi borxh.

Unë e di se Bota Krishtere na neron shumë për shkakt të këtij kontributi të dhënë apo si besimtar të denjtë në atë kohë fill pas Krishtit. Ata e din sipas të dhënave shumë të argumentuara se shqipetaret janë popull i lasht dhe Biblik menjëherë pas Hebrenjëve, këto argumente gjenden në dy vende apo në dy pasuse të Biblës, unë do ua citoj njërën, pra këto dy pasuse janë përkethyer nga Shën Jeronimi, përkethyesi i parë i Bibles në Latinisht, me domethënje se Shën Pali kishte vizituar Ilirin dhe ai ishte i pari që ua predikoi ungjillin e shenjt Ilirëve-Shqipetareve.

Pra për ata që nuk e din mund ta gjejn në Bibël, letra dërguar Bashkësis së Romës "kapitulli 15 vargu 19", dhe do e shifeni sa është mrekulli të jesh Shqipetar. Ti ruajm këto vlera të i fisnikrojm se kemi me qfarë të "mburremi" ani pse mburrja është mëkat por jo në atë kuptim që ne të i urrejm të tjerët, por t'iu tregojm bile së paku se jemi në trojet tona. I lumt "Penës Shqipetare", kudoqoft ajo qoft në Amerikë, Europ, Azi apo në trojet e veta, Zoti e ndrit "ILIRIN".

Bardh Guri


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo