Zot shpëtona nga mediokritetet!
Ndërgjegja vlen më shumë së
njëmijë dëshmitarë.
Sa herë që më merr malli për rilindësit tanë, fill më vete mendja tek i madhi Faik Konica, dritë pastë. Po, po, se ai, më mirë e më thellë se të tjerët i pa gjërat që e mundonin sojin tonë të stërlashtë. Atëbotë, mbase edhe ia panë për të madhe dhe ndonjëri besa edhe e qortoi a e shau si mendjemadh e si manar të pacipë të agallëkut. Jo xhanëm, jo, ai kishte sy kritik dhe shihte edhe përtej kodrave. Mjafton të rikujtohet thënia e tij profetike: Shqipërinë e krijuan idealistët, e ruajtën rastet, e shkatërruan politikanët!
No comment!
Po sot vallë!
Njësoj si dje, mbase edhe më keq. Pas gjithë asaj katrahure të përjetuar, thuajse nuk ndryshuam asgjë në mbamendjen tonë të zënë nga myku. Gjaku i dëshmorëve tanë, që solli agun e bardhë të lirisë, fare pakëz ndërgjegjësoi trurin e grigjës së Perëndisë. Ah, të keqen vëllai, të keqen! Për mjerim, që në fillim e nisëm ters e fare së prapthi. Veprimet tona ëoroditëse ranë ndesh me parimet e përgjithshme civilizuese. Humbja e krahut luftarak ngjalli indinjatë tek bota përparimtare, e cila, me të gjitha mjetet qe vënë në anën tonë, në anën e së drejtës. Dhe, për ëudi të ëudive, ca udhëheqës e politikaj tanë mendjefyell e rrahagjoks, fët e fët zunë majën e majës së Tomorrit dhe që andej ëirren me gjithë zë: Perëndi ku je?!!!
Hajde marrëzi, hajde. Mjeranët ligavecë, të paturp e kokëgdhe! Kanë shkëputur fare lidhjet me ata, të cilët u dhanë krah të ngjitën deri aty ku janë. Dhe më, as nuk shohin, as nuk dëgjojnë gjë nga ajo lartësi "hyjnore". Zëri i skamnorëve, i hallexhinjve, i lypsarëve, i jetimëve, i invalidëve të luftës, i familjarëve të dëshmorëve, i shkollarëve e i të papunëve që sorollatën rrugëve dhe përballën me sfidat e jetës hileqare, nuk arrin dot në brendinë e kullës së fildishtë.
- Lërë, lëre, ore burrë, mos u lodh kotnasikoti, se kështu kanë qenë denbabaden pushtetarët tanë, -më tha një plak jetik që ishte lodhur e mërzitur duke pritur për një dokument të thjeshtë identifikimi para një ofiqarie komunale.
- Ndalem dhe i vë gisht kokës. Dale ore i uruar se nuk e ka keq babëloku, mendova me vete. Vërtet, këtu qëndron gjithë fatkeqësia jonë kolektive: Mohimi i brezave. Gjithmonë nisemi nga zeroja dhe nuk arrijmë dot më larg se në zero. Gjithmonë e mohojmë vetveten. Kurrë asgjë nuk trashëgojmë nga të mirat e të parëve tanë dhe nga e kaluara jonë. Gati-gati, secili që vjen në pushtet krekoset si gjel deti dhe hakërrohet në stilin se: Historia fillon më mua!!!
Obobo, sa keq! Një sjellje tjetër fare nga ajo e civilizimit botëror. Prandaj edhe jemi këtu ku jemi!!!
- Po mirë lë të thonë ç'të donë, veçse të punojnë me mendje ama!- përpiqem ta zbus veten dhe të tjerët.
- Ah, ç'llafe ke thënë ore të paqa për jetë të jetëve, ma pret tjetri si me qesëndi . Po ç'mendje kanë të tillët, që nuk shohin më larg se hunda e vetë! Mendje mediokre. Meskiniteti i tyre shihet kudo. Hiqen si të gjithëdijshëm, thuajse pa ta as dielli nuk do të rrezatonte. ëdo nismë dhe punë e mirë e dikujt tjetër i pengon, andaj nxitojnë ta ngulfasin që në embrion. Idetë për punë të mbara e të mira duhet të dalin vetëm nga mendja e tyre e "pëlleshme". Jo zotërinj mediokër, jo, nuk e keni mirë! Lërëni zënkat, inatet e xhelozitë! Ato nuk u shpiejnë askund. Mos harroni se:
Pema e tharë nuk jep fruta.
Ena e zbrazët bën shumë zhurmë.
Kalliri pa kokrra e mban kokën lart...
Ju dini të tregoni, të reklamoni e të llafosni fjalë të mëdha, por ato nuk janë gjë tjetër veëse gjepura e dokrra bajate, të cilat nuk i ha as gomari i baba Tasit. Aman, zotërinj, mos i pengoni rrjedhat e mbara të shoqërisë me paaftësitë tuaja! Lëshojuni rrugë atyre që dinë e që donë të punojnë mirë e mbarë!
Secili në vendin e vet, secili në vendin e merituar!
Kështu thonë të menëuritë dhe ashtu është, ore jahu!
Po ne si vepruam?!
A logjikuam me mendje të kthjelluarë!
A erdhën në shprehje më të merituaritë!
Jo! Kjo dihet katërcipërisht. Këtë po e shohin të gjithë, tanët dhe të huajt. Këtyre të fundit aq u bënë. Dëshira e tyre është që të zgjasë kështu edhe sa e sa! Pse ku gjejnë më mirë?! Kanë rënë në kullosë të majme, sië i thonë një fjale. Edhe vendorët u duhën asi që përpunohen më lehtë...As për këtë nuk do lodhur shumë. Mjafton të vizitosh zyrat tona komunale, ministrore e qeveritare dhe të bindesh brenda ditës se shumica e kolltukxhinjve, me kravata deri në fund të këmbëve, me sjelljet e tyre të babëzitura e përplot kodoshllëk, të neveritin dhe të bëjnë që, edhe për më të madhin zor, të mos ia mësysh andej...
O popull, edhe sa mund të durosh e të mbash mbi kurrizin tënd të lodhur e të drobiturë! Më fal, e kam pa të keq e pa hidhërime, pa tendencë e pa qëllime, por po më dhimbsesh e po më prek në zemër, sepse në emrin tënd po bëhen të gjitha. Në emrin tënd po bëhen edhe paudhësitë e atyre që deri dje të kanë fyer e të kanë nënëmuar. Paskëtaj Ti gjithmonë ke ditur ta dallosh shapin nga sheqeri... Ama sot sikur je përgjumur ca...Megjithatë, ëdo gjë e ka edhe fundin...
Në të përmbyllur të këtij shkrimi, i cili doli vetvetiu nga përditshmëria jonë e nxirosur, sërish më doli para sysh mendjendrituri Faik Konica kur lutej: Ruaje zot Shqipërinë nga shqiptarët!
Dhe, unë do ta përfundoja me një tjetër lutje: Zot shpëtona nga mediokritetet!
Prof.Bedri Tahiri (Vushtrri)
|