fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




LIBRI QË BASHKOI SHQIPTARËT




nga Epoka e re Të premten, më 14 shtator 2007, në Sallën e madhe të Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës u bë promovimi i librit të Bedri Tahirit "NGA SHQIPËRIA NË SHQIPËRI". Ishte një promovim madhështor dhe disi i veçantë, ku mbase për herë të parë, u mblodh gjithë spektri politik, kulturor, shoqëror e fetar shqiptar. Atë ditë, u përqafuan dhe u ulën bashkë: hoxha e prifti, pushtetari e opozitari, i majti e i djathti, komunisti e ballisti, ndjekësi e i përndjekuri, pastaj: preshevari e çami, drenicasi e vlonjati, ulqinaku e tetovari, mitrovicasi e myzeqari, pogradecari e dukagjinasi, tiranasi e shaljani, gjilanasi e shkodrani...
Për të mësuar më mirë rreth kësaj biseduam me autorin e librit, profesorin, shkrimtarin dhe publicistin, z. Bedri TAHIRI, i cili deri sot ka publikuar këta libra: Azem Bejtë Galica, Përmendorja që mungon, Hys Popova, Adem Jashari- legjendë e legjendave, Përjetësia, Agu i lirisë, Drenica një shekull trimërie, Përtëritja, Flakadanët e lirisë 1, Drejtësia në sprovë, Flakadanët e lirisë 2, Nga Shqipëria në Shqipëri dhe Flakadanët e lirisë 3.

Epoka e re: z Bedri, si arritët që promovimin e parë ta bëni pikërisht në Tiranë ?
Bedri TAHIRI:: Fare lehtë. Në fakt, unë bëra 13 libra e asnjë promovim. Thënë të drejtën hezitoja. Disi, sikur më bëhej së do të vijë një ditë e tillë, kur të gjithë tok do të mblidhemi në kryeqytetin shqiptar dhe do të ngremë dolli për bashkim tonë shpirtëror, kulturor e kombëtar. Mbase kisha të drejtë, sepse edhe uji rrjedh nga lart poshtë. Dhe, sa po pushoja në Golem, takohem me zotërinjtë Mahmut Dodgjini dhe Fatmir Hoxha. Në bisedë e sipër ua dhurova nga një ekzemplar të librit "Nga Shqipëria në Shqipëri". Sakaq, të cytur nga titulli, ata shikohen sy më sy dhe, si me një zë, thonë: Ja libri që na duhej prej kohësh! Unë nuk po kuptoja gjë. Të nesërmen sërish vijnë nga Tirana dhe më lusin që tua besoj promovimin e librit. Natyrisht, nuk ua prisha.

Epoka e re:: Dhe, kjo u realizua?
Bedri TAHIRI:: Po, madje suksesshëm. Partia dhe Shoqata bënë përgatitjet; caktuan datën, orën dhe vendin e mbajtjes. Na i dërguan edhe ftesat. Tri Kuvendet Komunale (Skënderaj, Vushtrri e Mitrovicë) na e siguruan autobusin, për çka i falënderojmë, dhe bashkë edhe me disa vetura ia mësyjmë andej nga ngarendnin përfaqësues të të gjitha trevave shqiptare, drejt sallës së madhe të Muzeut Historik Kombëtar te Tiranës, e cila nuk i përballonte të gjithë të interesuarit.

Epoka e re:: Si u prit libri?
Bedri TAHIRI:: Shkëlqyeshëm. Vërtet ia kishte arrirë qëllimit, i kishte bashkuar të gjithë shqiptarët! Atmosfera impozante, që në fillim na ngjalli emocione të veçanta.Pas Himnit Kombëtar dhe nderimit të të rënëve për liri, fjalën e hapjes e mbajti z. Fatmir Hoxha, i cili këtë ditë e shpalli si ditë të shënuar në historinë e shqiptarëve, sepse njëzëri edhe iu dha bekimi Pavarësisë së Kosovës dhe librin "NGA SHQIPËRIA NË SHQIPËRI" e konsideroj si çelës për hapjen e derës së BASHKIMIT KOMBËTAR!Prof. Agim MUSTA, krijues i përndjekur, i bëri një analizë të thellë e të thuktë librit në fjalë...Edhe referuesi i dytë, z. Mahmut Dodgjini, duke folur për librin tha: Libri "NGA SHQIPËRIA NË SHQIPËRI", me titullin më të qëlluar në të gjitha kohët, është një mesazh, i cili buron nga zemra e çdo shqiptari kudo ku banon e jeton në trojet e tij historike". Ndërkaq kritiku i njohur letrar z. Fatmir Pinguli, pos tjerash konstaton: "Libri "NGA SHQIPËRIA NË SHQIPËRI" është një pendul që varet, lëkundet, sa nga malet e Shqipërisë në luginat e Kosovës, sa nga Durrësi në Galicë, sa nga "DRENICA" e Plazhit të Durrësit në Drenicë e kështu në tërë hapësirën shqiptare. Përveç një penduli, ky libër është manual luftarak. Jo. Ai është manual i Atdhedashurisë! Ndërthurja e historisë shqiptare, duke pasur për bërthamë heronjtë tanë të mëdhenj, bën që ky libër të marrë pamjen e një udhërrëfyesi, jo vetëm për nxënësit, por për gjithë shqiptarët. Për më tepër se në këtë libër nuk ka ngjyrime politike. Kjo e fut autorin në radhën e intelektualëve të avangardës shqiptare, që nuk rrëshqasin në përrenjtë e politikave. Këtë e dëshmon edhe shkrimi "Partia ime është Kosova!".
Interesim të jashtëzakonshëm ngjalli fjala e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Durrësit, shkrimtarit, publicistit dhe kritikut të shquar, z. Shpend TOPOLLAJ, i cili me një profesionalizëm të mprehtë shkoqiti vlerat artistike të librit."Për t'i përjetësuar ngjarjet që sollën lirinë e Kosovës dhe për ta përcjell brez pas brezi trimërinë e tyre në këtë luftë, afërmendsh që askush nuk do të priste lindjen e ndonjë poeti epik si Homeri i lashtësisë. Këtë duhet ta bëjnë historianët dhe shkrimtarët tanë dhe sidomos ata që e përjetuan nga afër atë, duke qenë pjesëmarrës të asaj epopeje. Pastaj ata që shkruajnë për të rënët e luftës për çlirim, janë për t'u përgëzuar. Në njëfarë kuptimi, ata e vazhdojnë këtë luftë të ndershme me penë. Njëri nga këta është edhe autori i këtij libri, Bedri TAHIRI, i cili gjithë krijimtarinë e tij ia ka kushtuar dëshmorëve të lirisë"- thekson ky studiues penëmprehtë.
Në këtë vazhdë foli edhe z. Bedri Shyti, por, ndryshe nga të tjerët, më që më njihte më mirë, ai e kapi gjithë veprimtarinë time krijuese dhe jetësore, duke ecur nëpër mote e vite, në mënyrë kronologjike...
Ajo që ngjalli emocione të veçanta në sallë qe studiuesja çame, znj. Fatbardha Demi, e cila si përfaqësuese për emigracion kishte arritur të na i përcillte dy telegrame përshëndetëse nga mërgata. Ishin dy kolegë tanë, Hazir Mehmeti, mësues në Austri dhe Raif Mehmeti, mësues në Suedi, të cilën na uronin suksese dhe punë të mbarë gjatë promovimit. Më pastaj, ajo kishte përgatitur ca fjalë edhe për librin, ku mes tjerash tha:"Kjo vepër nuk është vetëm një përmendore ngritur luftëtarëve të lirisë, por një shembull vërtetësie në shekujt modern, të tipareve heroike me të cilat është mbrojtur ky popull që në fillimet e tij të para mijëra vjetëve. Vlera e tij nuk qëndron vetëm tek botimi i tij, kjo vlerë do të kurorëzohet kur ai të plotësoj orët e historisë të fëmijëve tanë në bankat shkollore, sepse siç ka thënë jetëshkruesi i Heroit më të madh të kombit tonë Skënderbeut, Marin Barleti "Njeriu në botë ndjek gjurmët e gjakut e të fisit të vet. Ky është ligj!".
Pjesa tjetër vazhdoi me telegrame të shumta nga mërgimtarët tanë në Angli, Francë e Amerikë, pastaj nga të gjitha trevat shqiptare si dhe me fjalë përshëndetëse në sallë. Përshëndetën: Princi shqiptar, Leka Zogu II, prifti atdhetar i Elbasanit, At Nikollë Marku, z, Nexhmi Maxhuni, z.Qemal Mançe, z. Bali Dervishi, z. Gafurr Adili, z. Selim Muça, z. Azgan Haklaj, përfaqësuesi i Unionit Studentor etj.

Epoka e re:: Nga u frymëzove për ta shkruar këtë vepër?
Bedri TAHIRI:; Çdo krijim është pjellë e ndonjë frymëzimi. Për këtë libër pata frymëzime të shumta, ama një është kryesori: Familja e atdhetarit të madh Sadri Kapiti nga Durrësi, e cila që nga rrënjët në Medvegjë, pastaj në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, në Pavarësinë e Shqipërisë, në LANç-n, e sidomos në çlirimin e Kosovës, duke sistemuar të dëbuarit dhe duke pritur luftëtarët e lirisë, nuk pushuan së punuari për çështjen kombëtare. Dhe, nëse dikujt i shkon për shtati thënia e Adem Jasharit "Partia ime është Atdheu", ai është Sadri Kapiti. Mirëpo tematika e librit është e larmishme; flet për atdhetarizmin edhe të luftëtarëve të tjerë, si Azem e Shote Galica, Adem Jashari, Astri Suli, Indrit Cara, Skerdilajd Llagami, për Nëntorët e lavdisë, për ripërtëritjen e jasharëve, për mbijetesën e shkollës shqipe, për njohjen e nxënësve me trojet e bukura shqiptare që nga Shkodra deri në Vlorë, për paudhësitë e përditshmërisë sonë etj.

Epoka e re:: Ndonjë konkluzion nga promovimi?
Bedri TAHIRI:: Gjithsesi. Pas atij pajtimit e bashkimit kombëtar u nxorën edhe dy propozime konkrete:
- Shtatorja e Adem Jasharit të vendoset në qendër të Tiranës!v - Të dekorohet atdhetari Sadri Kapiti! (mos të harrojmë se ky atdhetar është propozuar edhe më parë nga Shoqata e Veteranëve të LANÇ-it në krye me z. Qemal Mançe dhe nga Shoqata atdhetare "KOSOVA").
Ngase interesimi për librin qe i madh dhe të gjithë ekzemplarët mbaruan, pati kërkesa për një ribotim sa më të shpejt!

Epoka e re:: Për në fund?
Bedri TAHIRI:: Në fund më lejoni që t'i përshëndes dhe t'i falënderoj nga zemra realizatorët e këtij promovimi: Shoqatën për integrim e të burgosurve e të përndjekurve politikë, në krye me z. Fatmir Hoxha, Lidhjen e përgjithshme të sindikatave të Shqipërisë e udhëhequr nga z. Mahmut Dodgjini si dhe të gjithë ata që në çfarëdo mënyre ndihmuan këtë aktivitet mbarëkombëtar.
Një falënderim i veçantë u takon edhe të gjithë kolegëve, miqve e dashamirëve të fjalës së shkruar nga Vushtrria, Skënderaj, Mitrovica, Drenasi, Prishtina, Deçani, Malisheva, nga Çamëria, nga Shkupi, nga Tetova, nga Struga, nga Gostivari etj., të cilët bënë gjithë atë rrugë për të më nderuar mua dhe veprën time.


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo