Karakteristikat e buxhetit komunal
1. Buxheti komunal është përgaditur në bazë të Planit të Politikës të caktuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa dhe poashtu në përputhje me udhëzimet e Ministrisë për Financa dhe Ekonomi.
2. Kjo është hera e dytë gjatë tri viteve të fundit se është pranuar plotësisht një qasje tjetër në formulimin e buxhetit. Koncepti i "Programimit të Buxhetit" është paraqitur për të bërë buxhetin vjetor më tepër të orientuar në objektivat dhe të fokusuar në program.
3. Karakteristikë tjetër e buxhetit të tashëm është përfshirja e "Kornizës afat mesme të shpenzimeve". Kjo ka mundësuar që të projektohen të hyrat dhe shpenzimet jo vetëm për vitin e ardhshëm, por poashtu edhe për dy vite të ardhshme. Ajo që neve tash na duhet është definimi i " Misionit tonë" së paku për tri vite tjera të kthyera në objektiva, programe, veprime dhe shifra.
4. Nevojat tona janë të shumta, por burimet gjithnjë janë të pakta. Identifikimi i nevojës reale dhe caktimi i prioritetit kërkojnë vizion të qartë dhe profesionalizëm.
5. Ne mund të shfrytëzojmë përparsinë e ekzistimit të burimeve të mëdha të UNMIK-ut për të harmonizuar (rregulluar) vetveten. Tani ka ardhur koha për ne që t’i marrim përgjegjësitë për të menaxhuar çështjën financiare të komunës me këshilla dhe udhëzime nga UNMIK-u.
6. Roli i përhershëm i Komunës është që ekonomikisht të zhvillojë regjionin e që do të ishte e mundshme vetëm me pranimin e praktikave të reja në përmbushjen e përgjegjësive të Komunës. Lëmia kryesore e qeverisjes së mirë është Menaxhimi financiar i shëndoshë. Ne duhet të jemi më efektiv dhe transparent në të gjitha punët tona financiare.
7. Janë bërë propozime në kapitujt gjegjës për atë se si mund të krijojmë më tepër të ardhura dhe të kursejmë shpenzimet. Grumbullimi i më shumë të ardhurave, vetvetiu nuk sjell rezultate pozitive nëse ajo nuk përdoret në mënyrë të duhur. Pra, menaxhimi i duhur dhe kontrolli efektiv i shpenzimeve është më e rëndësishme se sa grumbullimi i të ardhurave. Për këtë arsye Komuna duhet të gjejë mesin në mes grumbullimit të të ardhurave dhe menaxhimit të shpenzimeve.
8. Komuna me siguri posedon pronë të patundshme që mund të përdoret për krijimin e të hyrave. Sidoqoftë, ekzistojnë çështje ligjore siç është kompetenca e komunës sa i përket këtyre pronave, e cila gjë duhet të zgjidhet para se të sillet ndonjë vendim.
9. Komuna nuk ka krijuar ndonjë përgjegjësi direkte që ka detyrim në të ardhurat Komunale. Por ekzistojnë disa zotime të cilat kanë implikacione financiare siç është obligimi për fondin plotësues, bashkëfinancimi i projekteve etj.