Më bëj veç një zile...
kur të kem mundësi të telefonoj vetë...
Përgatiti: Elona Pasha
Rëndësia e telefonit është e pamohueshme, por edhe mijëra keqkuptime që lindin nëpërmjet tij mund të sjellin plagë të mbyllura për secilin nga ne...
Një ditë e bukur me apo pa shpikjen e kohës CELULARIN???...
Alo...
Kërkoj Laurën...
I keni rënë gabim, nuk jam Klodi...
Sa keq që nuk mund të të them "po zemër unë jam" pasi kam njerëz këtu dhe ne të dy i përkasim një bote larg këtij realiteti...
Një bote midis telefonit dhe realitetit.
Sa e vështirë të identifikosh dikë nëpërmjet telefonit.
Sa shpesh janë bërë numrat e harruara në telefon, zilet e shpeshta, sms e fjalëve të bukura apo inicialeve në dukje të pakuptimta molla e sherrit midis personave.
Personi që ju doni, që ju dëshironi ti dëgjoni zërin është vetëm një telonatë larg, një zile apo qoftë një sms larg jush...
Zilet e panumërta, sms e fjalëve plot ndjenjë, telefonatat e shumta kanë nisur të shoqërojnë natën e mijëra njerëzve që ndjehen vetëm.
Sa të afërt dhe të largët jemi bërë...
A do ishim më mirë pa të?
Ndoshta po, ndoshta jo, në mënyrë kategorike jooo. Mendime të ndryshme has tek përdoruesit e telefonave celular. Në fakt duket se kanë të drejtë kur të thonë ashtu. Nuk është telefoni ai që krijon karakterin e një personi, por nga ana tjetër shpesh bëhet alternativë e pa shmangshme që personaliteti i njeriut ti dorëzohet edhe një numri të harruar pa dashje në telefon, apo e një sms të ardhur gabimisht në numrin tuaj.
Duke harruar keqkuptimet një anë tjetër që duket se po rëndon shumë janë shpenzimet monetare që personat kanë nisur të bëjnë për arsye të telefonit.
Sms duket se ti marrin ngadalë - ngadalë lekët kjo ndoshta të shtyn të shkruash gjithnjë e më tepër. Telefonata që nisen për një fjalë e që përfundojnë duke mbyllur telefonin pa lënë asnjë qindarkë në të.
Fenomeni ka nisur të jetë shumë më i përhapur se aq...
Në shpenzimet mujore të çdo individi duket se pagesat për telefonin zënë një përqindje gjithnjë e në rritje. Renditen fill pas shpenzimeve për ushqim, ujë e drita.
Kjo tregon se shumë vlejnë: një qindarkë e harxhuar në telefon, një sms i shkruar gabim, një zile për të dhënë në mos një mesazh një përshëndetje të paktën po, një ngatërrim padashje i një numri, një sms i dërguar gabimisht drejt një numri tjetër.
Kjo tregon se sa e rëndësishme është të pranohet se celulari është një shpikje e kohës që na e bën ditën dhe gjithë jëtën edhe më të lehtë.
Por duhet kuptuar që të vështirësosh jetën tënde nuk është e vështirë madje është shumë e lehtë, e vështirë është të dish ti përdorësh ato gjëra që ty mund të ta shëndërrojnë momentin dhe gjithë jetën ashtu siç vërtet ia vlen ta jetosh.