
       
Kosova, streha e fundit e lypësve
nga Elona Pasha
,Poema e mjerimit, e Migjenit mbetet sërish stoike në kohëra. Për fatin e keq të të varfërve dhe gjithë popullit në tërësi kafshata e mjerimit duket se po vret rëndë. Ashtu si dikur... Dora e ngrirë dhe e pa pastër zgjatet në trotuar... Kërkon lëmoshë...
Të dhënat statistikore flasin për një numër mjaft të lartë të fëmijëve shqiptar që lypin rrugëve të botës. Rruga drejt kafshatës është sa e lirë aq edhe e vështirë. "Pjesa më e madhe e tyre janë të shtyrë nga familjet.", thonë punonjësit social të Caritasit Francez në Tiranë. Nga kjo është shumë e vështirë që të bësh një identifikim të numrit të saktë të fëmijëve të trafikuar. "Kjo është mënyra më e mirë për të mbijetuar, është shumë e vështirë, por nuk kemi zgjidhje tjetër", thotë e ëma e një 13 vjeÇari i cili si destinacion të fundit ka Kosovën.
Streha e fëmijëve
Sipas një studimi të bërë rreth 70% e lypësve në Kosovë janë nga Shqipëria. "Kosova është vendi më i synuar për shkak të afërsisë, por edhe lehtësisë për të depërtuar në Kosovë", thotë R.P. drejtoreshë e qendrës së edukimit ku jo në pak herë nxënësit e saj janë fëmijë të varfër apo lypës të rikthyer. Por pse është kaq e lehtë që fëmijët të mbeten rrugëve? Një ndër arsyet kryesore pse fëmijët mbeten rrugëve është se janë pikërsiht prindërit që për shkak të fukarallëkut detyrojnë fëmijët e tyre të enden rrugëve në ditët e acarta dhe nën djegien e diellit. Nga kjo është shumë e vështirë që të mund të identifikohen kur këta fëmijë janë të trafikuar, pasi nuk kemi mbështëtjet e prindërve, madje shpesh familja bëhet pengesa kryesore. "Ai fëmijë është krahu i vetëm i punës nëse ai nuk fiton ne të gjithë ulemi pa ngrënë". Një lypës i rikthyer në Shqipëri me emrin Besmir thotë se e ka shumë të vështirë. "Shpesh fitoj mirë thuajse 10 euro. Pothuajse sa për një darkë të ëmbël me gjithë familjen, ndërsa ka ditë kur përveÇ pështymës dhe fjalëve të ndyta nuk më japin asgjë." Lypës. Sa e vështirë kjo fjalë, që tashmë po kthehet si profesion me alternativën më të mirë për të mbijetuar. Kosova, streha e fëmijëve që kafshata i lëndon edhe i shëron njëkohësisht.
www.neperju.org
|
|
| |