Libri që S'më mungon... Nga: Elona Pasha
Librat kanë mbetur nëpër vitrina. Diku diku të mbuluara nga pluhuri jo
vetëm i kohës, por edhe i kujtesës.
Dhurata më e bukur s'është më një libër, një stilolaps apo ndonjë
bllok shënimesh.
Dikur blija shumë libra, ose më saktë blinim shumë pasi secili në
familjen time ose merrte ose bënte dhuratë ndonjë libër jo vetëm të
bukur, por edhe të rëndësishëm. Tani jo më?
Por nuk jam vetëm unë që e bëj këtë. Rënia e shitjeve të librave flet
fare qartë. Të rinjtë nuk i dëgjon të flasin rreth lirave të bukur apo
shkrimtarëve të mëdhenj, por rreth filmave më të fundit, rreth hiteve
më të momentit, apo rreth VIP-ave të skenës e kinematografisë.
Mosha e madhe ruajnë me fanatizëm bibliotekën e tyre personale. Secila
pjesë e saj u kujton një fragment të bukur të jetës së tyre, një
histori të bukur, apo urimin e një miku të shtrenjtë, por sa
ndryshojë?
Një Cd- e bukur, një poster, një lojë në kompjuter apo një? këto janë
dhuratat apo "Çmenduritë" e kohës.
Televizioni, kompjuteri, telefoni, gazeta etj duket se po e vrasin
dalëngaldalë rëndësinë e një libri.
Ka shumë kohë që nuk lexoj libra. Pjesën më të madhe të kohës e kaloj
para kompjuterit, internetit duke luajtur lojra apo duke eksploruar
(gjithmonë kam mësuar ndonjë gjë të re thjeshtë duke provuar i shtyrë
gjithmonë nga kurioziteti).
Bota e librit po humbet jo vetëm emrin?
Duket se me dëshirën për të lexuar ka rënë edhe mundësia ekonomike për
të blerë libra që në fakt kushtojnë jo pak.
Librat e bukur bëjnë bujë të madhe përmendim këtu: "Kodi i da Vinxhit"
; "Kujtimet e një Geishe" etj, por nuk mjafton kjo?
Ata menjëherë shfaqen në ekranet e kinemave apo filmave dhe libri
mbetet thjeshtë libër në vitrinë. Apo mik i një lexuesi të "Çmendur"?
Secilit nga ne i mungon një mik i ngushtë mbi të cilin të mbështesë
kokën kur të ndjehet vetëm. Kompjuterit, televizorit etj i duhet
patjetër energji që të punojë?, ndërsa librit jo?
Kushton më pak, të gjendet gjithmonë pranë, është një thesar që nuk e
humb asnjëherë rëndësinë ?
Ai i reziston viteve edhe më tepër se ne ?
Ne na mungon patjetër një mik: ai nuk të tradhton kurrë, por sa pak ka
nisur të vlejë për në një mik që nuk di të të tradhtojë.
Libri mbetet thesari i pa çmuar, qoftë edhe duke na përshëndetur nga vitrinat.
|