fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com



Historiku i shkurtër i gjimnazit " Hamëz Jashari " në Skënderaj. Viti shkollor 2006/07

Ky instusticion edekativo-arsimor si shkollë e Skënderajt, hapat e parë i bëri në vitin shkollor 1967/68 si paralele të gjimnazit të Mitrovicës me gjithsej dy (2) paralele dhe 60 nxënës.
Ndërsa në vitin shkollor 1968/69 gjimnazi në Skënderaj u pavarësua nga gjimnazi i Mitrovicës dhe që nga atëherë numri nxënësve, paraleleve dhe mësimdhënësve rritej për çdo vit. Fillimi ishte i vështirë, ndihej mungesë e kuadrit adekuat, lokali ku mbahej procesi mësimor nuk i plotësonte as nevojat me elementare pedagogjike.
Me kalimin e viteve, ngritej vetëdijësimi i popullatës për shkollimin e fëmijëve si e vetmja rrugë e ecjes drejt civilizimit europian dhe atij botëror. Kështuqë, numri i nxënësve dhe paraleleve në vitet e tetëdhjeta ishte shumë i madh ku godina që gjendemi tani ishte e pamjaftueshme për numër të tillë të nxënësve. Andaj, në vitin shkollor 1980/81 u ndërtua godina e re shkollore, tani shkolla e mesme teknike "Anton Çetta" që definitivisht zgjodhi çështjen e lokalit mësimor. Në kuadër të gjimnazit ishin edhe paralelet e shkollës se mesme teknike të Mitrovicës dhe paralelet e mjeksisë si paralele të shkollës së mesme të mjeksisë poashtu të Mitrovicës.
Në përbërje të gjimnazit ishin edhe paralelet e drejtimit ekonomik, tregti, drejtimit financiar dhe ai komercial, agroekonomi me pemtari, vreshtari dhe agronomi e përgjithshme. Në vitet tetëdhjeta ky institucion kishte mbi 2,000 nxënës dhe 72 paralele, staf punues 154 veta. Pas demostratave të vitit 1981, apo pranverës së studentëve, si çdo segment i jetës në Kosovë ashtu edhe arsimi gjendej në një ankth dhe pasiguri për të nesërmen se çfar do të ndodhte.Ky ankth filloi të shtohej sidomos në vitin 1987 kur klika e politikanëve të krisur serb filloi të zbatonte praktikisht memorandumet famëkeqe të çubrilloviçit, Andriçit, çosiçit dhe akademikëve të tjerë serb, me moton, spastrimin e popullatës shqiptare nga Kosova dhe kolonizimin e Kosovës me popullatë serbe.
Diskriminimi ndaj arsimit shqip nga regjimi serb arriti kulminacionin në vitin shkollor 1990/91, kur regjimi serb largoi nga objektet shkollore të tërë armatën e nxënësve dhe studentëve shqiptar. Por me këmbënguljen e personelit arsimor dhe ndihmën e popullatës në përgjithësi, përkundër vështirësive të mëdha, si materiale, mungesës së objekteve shkollore dhe persekutimeve të pandërprera nga regjimi serb, shkolla shqipe mbijetoi, mbajti një kontinuitet që dukshëm lehtësoi vazhdimin normal të punës edukativo-arsimore pas largimit të barbarëve serbë nga Kosova.
Në këtë periudhë kohore, të pakët ishin ata mësimdhënës të kësaj shkolle dhe të shkollave tjera që mbetën pa u maltretuar në njefarë mënyre nga policia dhe shërbimet serbe. Megjithatë, asnjë nga arsimtarët nuk u gjunjëzua. Nga ky institucion edukativo-arsimor dolën kuadra të profileve të ndryshme që i kontribuuan me të madhe Kosovës. Përkundër peripecive dhe pengesave të shumta që patën gjatë tri dekadave të punës edukativo-arsimore në këtë institucion, jemi krenar që nga gjiri i kësaj shkolle dolën edhe shumë ushtarakë dhe udhëheqës të UçK-së e në veçanti Komandanti Legjendar i UçK-së Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, ideologu, strategu dhe vizionari kryesori i UçK-së, njëherit ishte dorë e djathtë të vëllait, Adem Jasharit. Hamëz Shaban Jashari Lindi me 19.02.1950 në Prekaz të Ulët nga babai Shabani dhe nëna Zaha.
Kreu shkollën e mesme (gjimnazin) në Skënderaj dhe ndoqi mësimet në shkollën e lartë ekonomike. Përderisa ishte nxënës i gjimnazit në Skënderaj, ishte aktivisti me i dalluar i gjeneratës në shumë lëmi: istrumentalist i shquar i të gjitha veglave muzikore, luante në teatrin amator të qytetit dhe ishte njëri ndër themeluesit e teatrit të kohës. Ishte komunikues dhe shumë i afërt me njerëz. Punoi në fabrikën e municionit në Skënderaj deri në vitin 1990 kur u nxorën nga puna si të gjithë shqiptarët. Qysh si ri lexoi shumë për historinë e Kosovës e në veqanti për peripecitë e nduarnduarta të popullatës shqiptare nga pushtuesi serb me dekada.
I frymëzuar nga ajo që lexoi dhe dëgjoi nga babai Shabani dhe nga trashëgimia familjare, dhe pas shumë viteve të shpresës së kotë për një liri, që nga vitet e nëntëdhjeta së bashku me të vëllain Ademin i paisur me një startegji profesionale ushtarake, rroku armët dhe iu kthye armikut shekullor serb, si e vetmja mënyrë për një liri të këtij populli të robëruar nga barbarët e karpateve, me vite të tëra. Hamëza dhe familja Jashari ishin halë në sy të pushtuesit serb, e kjo u dëshmua disa herë. Në vitin 1991, në një mëngjes të ftohtë dimri, u sulmua familja e Hamëzës nga trupat policore dhe makineria ushtarake serbe.
Rrethimi i dytë iu bë me 22 Janar 1998, por Hamëza me tërë familjen iu përgjigj me armët e tyre besnike. Hamëza përjetoi edhe rrethimin e tretë apo legjendën e përjetësisë, 5 marsin e vitit 1998 ku së bashku me tërë familjen i qëndroi stoikisht rresht tri ditë përballë makinerisë policore-ushtarake serbe dhe me 07.03.1998, ra heroikisht vet i njëzeti anëtarë i familjes, apo vetë Hamëza dha bashkëshorten dhe shtatë femijë për këtë që ne sot e gëzojmë.
Kur flasim për Hamëzën, nuk mund të falsim në njëjës sespe ishin përherë të pandarë me të vllain Adem Jasharin. Ata me ndërgjegjje dhe vendosmëri u pregatitën për kthesën vendimtare të historisë më të re të Kosovës, gjë që e realizuan. Ndryshimet që po bëhshin në vitet 90-ta, ata i shihin me të vetmin optimizëm, vendosmëri, dhe sinqeritet të lartë angazhimin e tyre në sferën ushtarake dhe organizimin e luftës së armatosur. Hamëza me të vellain Ademin, ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari karieriste, politike apo grabitqare. Këtë e them shprehur me gjuhën e popullit, se familja e Bacë Shabanit posedonte gjithë atë që një familje duhet ta kishte. Prej gjellëbërës deri te makina më bashkëkohore. Mes jetës, burgut e poshtërimit, ata zgjodhën jetën e lavdisë e të lirisë. Ata e donin qëndresën, e donin lirinë, e donin pavarësinë e Kosovës. Hamëza me të vëllain Ademin, sollën kualitet të ri në folozofinë dhe mendësinë e shqipatrëve për jetën, atdheun, lirinë, për nderin dhe dinjitetin e kombit. Konsideroj së nuk lipset të flasim shumë për familjen Jashari, sepse vepra e tyre flet vet. Sugjeroj të punojmë për veprën që ata dhanë dhe realizimin e amanetit të tyre; ruajtjen e nderit kombëtar, unitetit dhe bërjes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Gjendja momentale e shkollës, viti shkollor 2006/07, shkolla ka të regjistruar 1039 nxënës në katër drejtime:

Gjimanzi i përgjithshëm
Gjimnazi shoqëror
Gjimnazi natyror
Gjimnazi matematikë-informatikë

X -253
XI -390
XII - 333
XIII - 163

Struktura gjinore, meshkuj 416 ose 40.03 %, femra 623 apo 59.96 %, gjithsej 1039.
Stafi punues 55, personeli administrativ 3, personeli arsimor 45, personeli teknik 5, roje nate 2.
Shkolla jonë si tërë arsimi kosovar ka hyrë në fazën e parë të reformës së arsimit. Një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve ka kaluar nëpër trajnime dhe aftësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies me metotologji të reja. Kemi të planifikuar që të gjithë mësimdhënësit do të përfshihen në këto seminare, ligjërata apo si i quajnë me një term jo shqip, trajnime. Tani nxënësi ynë nuk është vetëm objekt me të cilin veprohet, por është edhe subjek mase 70 %.
Shkollës sonë si shumicës së shkollave të komunës i mungojnë kabinetet, hapësira e lokalit dhe biblioteka. Mirëpo, shpresojmë se në një të ardhme të afërt do të furnizohemi më këto mangësi. Përkundër këtyre mangësive, vet emri i shkollës do na motivonte të punojmë më me përkushtim për përgatitjen e kësaj dhe për gjeneratat që vijnë, për një jetë më të mirë dhe më të begatshme. është mburrje dhe krenari për kolektivin dhe nxënësit e kësaj shkolle që shkolla mban emrin e heriot kombëtar, Hamëz Jashari.



VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo