fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com



Pasojat e krizës energjetike, shkatërrojnë ekonominë e Vushtrrisë
KEK-u shuplakë paguesve të rregullt në Vushtrri

nga: Hajdin ISLAMI

Me gjithë milionat marramendës dhe donacionet e shumta, të dhëna nga BE-ja dhe vende të ndryshme nga e mbarë bota, prapëseprapë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) mbetet e dështuar pasi ajo më shumë prodhon terr sesa drite. Një gjë është e qartë për shumicën e qytetarëve të Vushtrrisë, se KEK-u apo siç quhet në popull ''Kanceri Energjetik i Kosovës''.

Me reduktimet dhe rëniet e shumta nga sistemi të termocentraleve të tij, mbetjen në terr të qytetit dhe rajonit të Vushtrrisë në pikë të verës, kur temperaturat po shënojnë mbi 36 gradë celsius, ka treguar se menaxhimi i tij nga ata, që ishin më parë por edhe nga këta që janë tani, është i padenjë dhe absolutisht i paaftë të sigurojë klientët e tij në Vushtrri dhe ta bëjë furnizimin e mjaftueshëm të tyre me këtë lëndë, që pa të vështirë se mund paramendohet zhvillimi, në çfarëdo aspekti qoftë. Megjithëse nuk ka rrymë në pjesën më të madhe të kohës, tymtarët dhe disa largpërçues të Kosovës, që kalojnë nëpër Vushtrri rregullisht punojnë. Rëniet nga sistemi dhe lërja e gati tërë Vushtrrisë por edhe Kosovës në terr për këtë korporatë janë bërë përditshmëri, por shtrohet pyetja se po të ndodhnin këto rënie në kohën e Serbisë çka do të ndodhte? Unë nuk them se duam që Serbia të jetë prapë këtu, jo dhe sikur kurrë mos të kishim rrymë kurrë, jo, por duam që shqiptari të mos keqpërdorë djersen e punëtorit, të mos tradhtojë nderin e të parëve, të mos shkel parimet edukative dhe rrjedhimisht të mos vjedhin, të mos mashtrojnë, por në emër të vëllazërisë të paktën ta kryejnë sinqerisht punën e tyre. Reduktimet e energjisë elektrike në Komunën e Vushtrrisë janë marramendëse. Slogani ''24=0'', edhe pse i vënë për kategorinë A, ai nuk aplikohet as për ta, pasi një pjesë e vogël e Kosovës ndodhet në këtë kategori, ndërsa qyteti i Vushtrrisë ndodhet në kategorinë C, në përjashtim të ndërtesave të TMK-së dhe gjigantit ekonomikë jo vetëm të Vushtrrisë dhe Kosovës, Fabrikës së LLAMKOS-it në Vushtrri e cila ndodhet në kategorinë A, e furnizuar 24 orë me rrymë. Rajoni i Vushtrrisë që nga paslufta e këndej po përballet me krizën energjetike. Reduktimet e energjisë janë duke filluar nga 3-5-e deri në 8 orë terr. Edhe pak ato orë kur ka rrymë qytetarët ankohen pasi ndaljet e shumta të rrymës u kanë shkatërruar gati të gjitha mjetet që varen nga rryma. Vitin e kaluar edhe Komuniteti i Biznesit i është kërcënuar Qeverisë së Kosovës se nëse nuk stabilizohet situata energjetike, ata do të detyrohen që bizneset e tyre t'i bartin nëpër vendet fqinje të rajonit. Çka është më e keqja në gjithë këtë odisejadë të tmerrshme, KEK-u për shumë kë është bërë fatalitet pasi nuk janë të paktë ata që kanë humbur jetën nga kjo korporatë famëkeqe. Kohë më parë Ministria e Energjisë dhe Minierave në krye me Et'hem Çekun kanë hapur filluar negociatat për ta ndërtuar termocentralin Kosova C, i paraparë për shumë kë si Kanceri "C" i Kosovës.

Përgatiti: Hajdin ISLAMI(Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosova)


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo