fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

Pasojat e luftës në Komunën e Vushtrrisë dhe aktivitetet e zhvilluara për sanimin e tyre
nga Hajdin ISLAMI



Edhe komuna e Vushtrrisë si shumë pjesë të tjera të Kosovës doli nga lufta me dëme të shumta njerëzore dhe materiale. Pas luftës detyrim kryesor ishte sanimi dhe zbutja e këtyre pasojave të mëdha. Mirëpo falë angazhimit të Institucioneve komunale të Vushtrrisë u arritën rezultate të konsiderueshme në të gjitha aspektet çoftë në ndërtim të objekteve të banimit, infrastrukturës rrugore, shkollore,rrjetit elektrik etj. E gjithë kjo punë e madhe u bë falë edhe një menaxhimi dhe angazhimi të mirëfilltë të Kryetarit të atëhershëm të Komunës së Vushtrrisë z. Muharrem Shabani, i cili ka pasur një rolë të rëndësishëm në gjetjen e donatorëve të ndryshëm në ndërtimin e shumë objekteve të interesit publik në Komunën e Vushtrrisë gjë që edhe ndryshuan pozitivisht kushtet e jetesës së qytetarëve. Qyteti i vjetër i Vushtrrisë dikur me balt dhe ujëra të zeza gjatë kësaj kohe u hoq balta dhe shumë rrugë urbane dhe rurale u shtruan me asfalt. Nga njohës dhe kritikë të politikës vushtrriase, kosovare e më gjerë këto vite të qeverisjes së z. Muharrem Shabanit janë cilësuar shkëlqim dhe ringjallje e Vushtrrisë. Dhe me të drejt qëndrojnë këto pasi sot Vushtrria ka mbi 100 kilometra rrugë të asfaltuara, pastaj spitalin bashkëkohorë ndër më modernët jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan, palestrën sportive ndër më të veçantat në Republikën e Kosovës, trafo 110 MW,shkolla, ujësjellës etj. Vlen të theksohet se rrjeti i rrugëve që u asfaltuan gjatë kësaj kohe ishte i madh dhe ka bërë që Vushtrria të lidhet gati me të gjitha fshatrat. Gjatë vitit të kaluar dhe në vazhdim u filluan dhe në ndërtim ishin rrugët Samadrexhë dhe Sllakovc, Vushtrri-Karaq, Pantinë-Ashlan, Pantinë-Akrashticë-Balinc, Gurakuq-Bivolak por edhe më parë u asfaltuan rrugët Dumnicë e ulët, Mesme-Epërme, Pestovë-Druar, Gurakuq-Stanovc, Magjistrale-Smrekovnicë-Pasomë, fillimi i punëve në rrugën e re magjistrale Vushtrri-Skenderaj, rrugë kjo me standarde bashkëkohore rreth 17 kilometra si dhe rruga tjetër Shtruherë-Pantinë- rruga e vjetër për në Mitrovicë.
Muharrem Shabani, lexues i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990 si dhe Kryetar i Komunës së Vushtrrisë gjatë mandatit 2002-2007, fletë për dëmet që ka shkaktuar Serbia ndaj Komunës së Vushtrrisë. Ndër të tjera z. Muharrem Shabani të cilin e konsultuam si njeriun që ka dhënë kontribut në sanimin e këtyre dëmeve na jap edhe shifra tronditëse për krimet e bëra nga Serbia gjatë luftës së Kosovës në qytetin dhe komunën e Vushtrrisë e cila ka qenë nder 5-6 komunat me dëmet më të mëdha në Kosovë, pas luftës kjo komunë doli me pasoja dhe dëme të mëdha njerëzore dhe materiale ndërkaq që pasojat e kësaj lufte vihen re edhe sot e kësaj dite pasi ende strehimi për shumë familje mbetet problem edhe në qytetin e Vushtrrisë ende ekzistojnë strehimore kolektive me kushte të rënda. U ndërtua një objekt në vitin e kaluar për strehimin e disa familjeve por ishte i pamjaftueshëm. Rreth 1200 objekte ende të pa ndërtuara në Komunë duhet gjetur përkrahje nga buxheti i Republikës së Kosovës, donatorët si dhe burime financiare tjera për strehimin e familjeve me gjendje të rëndë banesore. Shumë objekte shkollore nuk u rinovuan si duhet dhe ka nevojë zgjerimi i rrjetit të tyre si në qytet ashtu edhe në fshatra. Dëmet e përgjithshme në Komunën e Vushtrrisë kapin shumën përafërsisht rreth 767.223.287,00 DM, sipas Komisionit që ka bërë vlerësimin e dëmeve-pasojat më të mëdha janë edhe janë edhe në lëvizjen-migrimin e popullatës nga fshati në qytet për shkak të nevojave të strehimit sepse nga gjithsej 66 fshatra e që në regjistrim të dëmeve janë përfshirë 62 fshatra. Kjo lëvizje e popullatës fshat-qytet do të ketë pasoja edhe për të ardhmen dhe për zhvillimin e ekonomisë. Regjimi i egër serb Komunën e Vushtrrisë e dëmtoi shumë ajo pas luftës doli shumë e dëmtuar me afro 750 të vrarë, 118 të zhdukur me rreth 8400 objekte ndërtimore të djegura dhe të shkatërruara, infrastrukturë gati tërësisht të shkatërruar brenda dhe jashtë qytetit, shkolla të djegura dhe të granatuara, objekte shëndetësore, biblioteka, Xhami etj. Po ashtu në atë kohë gati të gjitha institucionet komunale ishin të demoluara nga forcat serbe dhe ishte tepër vështirë të fillohej, mirëpo prapë se prapë falë vullnetit që kishim ia dolëm së bashku që sado pak t’i zbusnim këto dhembje që regjimi i egër serb i kishte shkaktuar komunës sonë. Për këtë gjatë qeverisjes sime të Komunës i kam kushtuar kujdes ndërtimit të infrastrukturës nëpër fshatra rrugë, shkolla, ambulanca, rrjet elektrik, ujësjellës etj.., e të cilat mund të shihen dhe preken sepse shumë qendra fshatare tani janë të lidhura me qytetin me asfalt dhe nuk kanë arsye më shpërnguljen në qytet i cili natyrisht ka qenë në gjendje tepër të rëndë me infrastrukturën komunale e cila natyrisht tani ka ndryshuar pozitivisht dhe të arriturat në kuptim të ndërtimit të Komunës në tërësi nuk mund të krahasohen me asnjë etapë kohore paraprake.
Mbetet prioritet krijimi i kushteve për një zhvillim më të shpejt ekonomik lokal dhe të krijimit të ambientit tërheqës dhe të sigurt për investime si në infrastrukturë komunale ashtu në ekonomi duke u bazuar në resurset e mëdha natyrore që ka komuna dhe ato njerëzore.

Shkruan: Hajdin ISLAMI. Prof dhe gazetar nga Vushtrria

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo