fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

Komuna e Vushtrrisë miraton përdorimin e gjuhës turke në këtë qytet

Shkruan: Hajdin ISLAMI



Vushtrri, maj 2008. Në mbledhjen e mbajtur dje Komuna e Vushtrrisë me shumicë votash i ka thënë po miratimit të vënies në përdorim zyrtarë të gjuhës turke edhe në qytetin e Vushtrrisë. Në mbledhjen e mbajtur dje në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, përveç udhëheqjes komunale, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të turqve të Vushtrrisë si dhe Mustafa Sarniç, shefi i Zyrës Turke në Kosovë, i cili e ka përshëndetur Komunën e Vushtrrisë për këtë miratim të kësaj gjuhe edhe në Vushtrri. Do theksuar edhe këtë se minoriteti turk në Vushtrri është i vendosur kryesisht në qendër të Vushtrrisë dhe janë komuniteti i vetëm minoritar që lirisht flasin dhe qarkullojnë pa asnjë problem.
Turqit vushtrrias tanimë kanë dy shoqata shoqatën kulturore shqiptaro-turke "Çeshme" ku merren me aktivitete të ndryshme si dhe shoqatën tjetër edukativo-arsimore "Aid". Viteve të fundit është intensifikuar bashkëpunimi turko-kosovarë e në këtë rast një shembull i mirë është edhe Komuna e Vushtrrisë.

Kjo komunë ka pasur raporte të mira çoftë me komunitetin turk që jeton në qytetin e Vushtrrisë por edhe me autoritetet e ndryshme të shtetit të Turqisë. Bashkëpunimi deri më tani ka qenë i frytshëm dhe mjaftë domethënës për Komunën e Vushtrrisë e cila deri më tani ka bërë dhe vazhdon të bëjë binjakëzime me qytete turke.
Deri më tani Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, binjakëzime ka bërë me Komunën e Mamakut në Turqi, me Komunën e Niksarit, ndërsa së fundi udhëheqja Komunale e Vushtrrisë së bashku edhe me përfaqësuesin e Komunitetit Turk në Vushtrri, vizituan Turqinë ku u binjakëzuan me Komunën e Saruhanlisë.

Shkruan: Hajdin ISLAMI. Prof dhe gazetar nga Vushtrria

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo