fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com



Turqit e Kosovës në hap me pavarësinë
nga Hajdin ISLAMI

Menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, gati të gjitha komunitetet pakicë, me përjashtim të atij serb, që është i dirigjuar nga Beogradi, kanë pranuar realitetet e pasluftës dhe janë inkuadruar në institucionet e Kosovës. Por më së miri në gjithë këtë janë gjetur komuniteti turk, të vendosur kryesisht nëpër qendrat urbane të Kosovës: Prizren, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Mitrovicë, si dhe në disa zona tjera më pak të zhvilluara, si ajo e Mamushës, Dobërç anit, Janjevës e ndonjë lokalitet tjetër.

Vitin e kaluar Qeveria e Kosovës, ka miratuar ligjin për përdorimin zyrtar të gjuhëve nga komunitetet që përbëjnë 5 % të popullsisë në komunat ku jetojnë, ku edhe këtu turqit kanë përfituar, duke zyrtarizuar gjuhën turke si gjuhë e tretë, pas asaj shqipe dhe serbe, në qytetin e Prizrenit apo siç quhet nga prizrenasit ''Stambolli i vogël''.

Në këtë qytet nga paslufta e këndej të gjitha sheshet, rrugët dhe institucionet lokale, mbishkrimet i kanë në tri gjuhë: shqipe, turke dhe serbe gjë që nuk ndodhë edhe në qytetet tjera të populluara me turq. Pas zyrtarizimit të gjuhës turke në Prizren kanë qenë turqit mitrovicas që kanë kërkuar nga komuna e tyre që edhe këtu gjuha turke të jetë zyrtare gjë që edhe ndodhi pasi komuna e Mitrovicës i tha po dhe tashmë ka miratuar kërkesën e turqve. Veprime të këtilla janë bërë edhe në Gjilan, ku edhe këtu turqit kanë hasur në përkrahje të plotë nga komuna e Gjilanit.

Deri më tani kanë mbetur komuna e Vushtrrisë dhe Prishtinës për tu vënë gjuha turke në përdorim zyrtar, në Vushtrri, turqit ju janë drejtuar komunës që edhe ata ta gëzojnë të drejtën e tyre, që edhe në këtë qytet të filet gjuha turke por, deri më tani as gjë nuk ka lëvizur dhe pritet një përgjigje definitive me fatin e turqishten në qytetin më të vjetër të Kosovës Vushtrrinë, ku kryetari i këtushëm i komunës Muharrem Shabani, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë.

Por sido që të jetë, ndër komunitetet që më së shumti kanë shënuar progres pa dyshim se janë turqit, të cilët sot janë të përfaqësuar edhe në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës, nga udhëheqësi i tyre Mahir Jagç ilar, i cili njëherit është edhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), dhe disa deputet tjerë turk të parlamentit të Kosovës, të cilët përkujdesen për të drejtat e komunitetit të tyre.

Po ashtu turqit kanë të rregulluar me ligj edukimin fillor, të mesëm dhe atë universitar, ku rol të rëndësishëm në përgatitjen superiore të kuadrove turke ka dhënë dhe po jap Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Turke e Universitetit të Prishtinës.

Kurse gëzon fakti se interesi i të rinjve për të studiuar është tejet i madh e që këtu vlen të përmenden të rinjtë turk të Vushtrrisë, por edhe ata të Prizrenit, Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës, Mamushës etj, të cilët, në numër si asnjëherë më parë, po studiojnë turqishten në Universitetin e Prishtinës, por edhe në Universitetet e tjera të Turqisë.

Edhe pse kjo gjë meriton ç do lëvdatë, megjithatë ka mbetur për tu punuar edhe më tej për përmirësimin e jetës, qoftë asaj sociale, kulturore apo edhe edukative. Kohë më parë qyteti i Vushtrrisë dhe qyteti Mamak i Ankarasë nga Turqia janë binjakëzuar dhe shumë shpejtë priten edhe frytet e këtij bashkëpunimi.

Binjakëzime të tilla ka pasur edhe nga komuna e tjera si: Prishtina, Prizreni Gjilani, Mamusha, Gjakova etj.

Edhe mediat që transmetojnë programe në gjuhën turke nuk kanë ngelur mbrapa, por kanë shënuar trende pozitive vlen të përmendet TV "Yeni Donem" (Rikthimi) dhe gazeta "Kosova Haber" nga Prizreni. Pastaj edhe mediat shqiptare të Kosovës kanë dhënë një kontribut të madh, si Mozaiku javor i RTK-së si dhe radio Blue Sky nga Prishtina, Radio Vicianum nga Vushtrria, RTV Mitrovica nga Mitrovica si dhe radiot dhe televizionet lokale nga Gjilani dhe komuna tjera të populluara me turq.

E përgatiti: Hajdin ISLAMI
(Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosova)


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo