fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

Vushtrria, njëra ndër qytetet me shëndetësinë më të mirë në Kosovë

nga Hajdin ISLAMI

Është konstatuar se komuna e Vushtrrisë, për sa i përket shëndetësisë ka shënuar trende pozitive, madje për shumë kë është bërë edhe model sesi duhet zhvilluar shëndetësia.
Përderisa, para luftës shëndetësia në Vushtrri, ishte lënë në harresë dhe shumë shërbime shëndetësore duhej të kryheshin nëpër qendrat tjera spitalore. Mbas luftës qyteti i Vushtrrisë, falë donacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilat ishin të stacionuara në Vushtrri, në kuadër të KFOR-it, ndihmuan mjaftë, gjë që shëndetësia e këtushme u rimëkëmbë dhe falë bashkëpunimit të mirë në mes Emirateve të Bashkuara Arabe, Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Komunës së Vushtrrisë, që në atë kohë udhëhiqej nga Muharrem Shabani, u nënshkrua memorandumi për ndërtimin e një spitali të ri në Vushtrri, dhe pas një pune intensive, inaugurohet spitali i ri në Vushtrri, pikërisht më 17 janar 2003, dhe që nga kjo datë ky spital është pikë referuese jo vetëm për banorët e Vushtrrisë por edhe më gjerë.
Sot ky qytet ka Spitalin, ndër më të pajisurit jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan.
Madje aparatura e këtij spitali është e teknologjisë moderne dhe konkurrente edhe me spitalet më të njohura evropiane.
Ky spital që tashmë është nën çatinë e Ministrisë së Shëndetësisë, po kryen një punë të mirë në ofrimin dhe kurimin e shumë pacienteve jo vetëm nga Vushtrria dhe rajoni i saj, por edhe nga komuna të tjera të Kosovës si: Skenderaj, Drenasi. Mitrovica, Podujeva, Fushë Kosova, Kastrioti...etj.
Fatmirësisht, ka pasur raste kur disa pacient janë kuruar edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, po ashtu edhe një pjesë e personelit të Spitalit kanë kryer përgatitjen profesionale në Spitalet e Arabisë Saudite.
Komuna, qytetarët e Vushtrrisë,dhe personeli udhëheqës i spitalit, për nder të mbretit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed Bin Sulltan, pagëzuan me emrin e tij: "Sheikh Zayed" spitalin e qytetit në Vushtrri, i cili dita ditës po rritet dhe po bëhet më profesional pasi këtu po gjejnë kurim shumë pacientë nga vise të ndryshme të vendit.
Përveç spitalit Arabët ndërtuan edhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri, e cila deri para pak kohësh ndodhej në të njëjtin objekt, ku është sot spitali i Vushtrrisë.

E përgatit: Hajdin ISLAMI (Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosova)

Spitali i Vushtrrisë
VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo