Muharrem Shabani, favorit kryesor në zgjedhjet lokale 2007 në Vushtrri nga Hajdin ISLAMI
Tash, kur jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe qendrore në Kosovë, kanë filluar si tradicionalisht edhe debatet se kush do t'i udhëheqë Komunat e Kosovës?.
Mbajtja e zgjedhjeve me lista të hapura, ku më nuk do të votohet për parti, por për kandidat, nga qytetarët e Komunës së Vushtrrisë dhe të Kosovës, është mirëpritur dhe konsideruar si motivim për të dalë në zgjedhje.
Por, kush do të fitojë në Vushtrri?..,sipas të gjitha gjasave kandidat potencial-fitues i zgjedhjeve, edhe pse nuk bën të spekulohet, por si mësim i herëve të tjera do të jetë edhe kësaj radhe Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, Muharrem Shabani, i cili në Vushtrri por edhe në Kosovë, gëzon një autoritet të madh nga qytetarët, me punën e tij Shabani, ka arritur të jetë ndër politikanët më të moderuar që ka pasur Vushtrria dhe Kosova nga paslufta e këndej.
Pse qytetarët e Vushtrrisë, sipas të gjitha gjasave në zgjedhjet lokale të tetorit 2007 do ta votojnë Muharrem Shabanin?.., sepse ky njeri është ai që për këto vite sa është duke e udhëhequr Komunën e Vushtrrisë, arriti që këtë qytet i cili ishte lënë pas dore, ta rimëkëmbë, dhe ta ndryshojë njëqind përlind pamjen e qytetit dhe të Komunës në të gjitha aspektet.
Vushtrria, komuna e mbi 105.000 banorëve dhe 67 fshatrave, dikur brenda qytetit kishte mjaftë rrugë të pa asfaltuara dhe të ngushta, ndërsa sot falë qeverisjes së mirë lokale të udhëhequr nga Muharrem Shabani, ka si asnjëherë më parë, rrugë të asfaltuara dhe të gjëra, madje shembulli më i mirë është rruga katër trakëshe brenda në qytet, rrugë të ngjashme si kjo dhe të tjera të Vushtrrisë ka fare pak në Kosovë, edhe unaza(rrethi) i qytetit në Vushtrri është për çdo lëvdatë pasi ka shkarkuar dhe ka vënën kontroll në trafikun urban dhe ndër-urban të Vushtrrisë.
Nëse Vushtrria, dikur është turpëruar me ujërat e zeza, sot kjo i takon së kaluarës, pasi në Vushtrri ujërat e zeza dhe ato atmosferike tashmë janë në nëntokë dhe këto rrugë që më parë ishin përplot me baltë dhe të pluhurosura, ato sot janë të renovuara apo shumica e tyre të ndërtuara nga fillimi.
Të gjithë ata që mundohen t'i mohojnë këto ndryshime pozitive në Vushtrri, nuk janë tjetër veçse dështakë dhe të pashpresë. Pasi shumica e banorëve të Komunave të Kosovës, si shembull për të mirë dhe sesi duhet të qeveriset një Komunë model çdo herë e kanë Vushtrrinë, e cila për dy-tre vite ka arritur të zhvillohet më shumë sesa për ty-tre shekuj.
Po, ashtu Vushtrria, më herët ka pasur probleme shumë të mëdha me rrjetin e energjisë elektrike, gjë të cilin sot nuk e ka, pasi sot Vushtrria ka trafostacionin "VUSHTRRIA 2" ndër më të mirët jo vetëm në Kosovë por edhe rajon, ky trafostacion, ka kushtuar disa qindra mijëra euro dhe ka përmirësuar dukshëm (qind për qind) cilësinë e energjisë elektrike në Vushtrri dhe më gjerë, pasi nga ky trafostacion furnizohet edhe një pjesë e Drenicës.
Kurse për sa i përket shëndetësisë të gjithë e dinë jo vetëm në Vushtrri por edhe në Kosovë, se Vushtrria është qyteti me shëndetësinë më të mirë në vend,Vushtrria dikur kishte vetëm një Shtëpi të Shëndetit, ndërsa sot ka Spitalin më të mirë dhe më modern në Kosovë, po ashtu në qytet përveç Spitalit është ndërtuar edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ndërkaq Komuna, ka premtuar që edhe Ambulancën e vjetër do ta vë në funksion të qytetarëve.
Por, njëherësh nuk bën pa përmendur edhe punën e madhe që është bërë edhe në arsim, për njëzet e katër vite regjimi serb në Vushtrri nuk ka ndërtuar asnjë shkollë, dhe Komuna e Vushtrrisë, duke parë këtë gjendje, fatmirësisht nuk mbeti duarkryq dhe shumë shpejt Vushtrria do ta ketë një objekt të ri shkollor sipas standardeve evropiane, pasi që është në përfundim e sipër kryerja e punimeve.
Po ashtu gjatë luftës forcat serbe kishin shkatërruar me themel Xhaminë kryesore dhe qendrën e vjetër në Vushtrri, pas luftës falë bashkëpunimit të mirë të Komunës së Vushtrrisë me miq ndërkombëtarë, Vushtrria sot ka Xhaminë më të madhe në Kosovë dhe qendrën e qyteti tërësisht të re.
Vushtrria, nuk po flenë, por është bërë qytet i ndërtimeve ku ndërtesa të larta si dhe objekte të tjera kanë ndryshuar për të mirë qytetin më të lashtë në Kosovë.
Po ashtu punë e mirë është bërë edhe në përmirësimin e jetës në fshatrat e Komunës së Vushtrrisë,ku asfaltimi i rrugëve dhe lidhja e tyre me qytetin ka ndërprerë sado pak emigrimin drejt qytetit, projekte të shumta aq sa ka pasur mundësi Komuna, kanë përmirësuar dukshëm jetesën në fshatrat e Vushtrrisë.
Se qytetarët e Vushtrrisë, janë të kënaqur me Komunën e tyre e dëshmon edhe mbledhja e tatimit në pronë, ku Komuna e Vushtrrisë, ka tejkaluar mbledhjen e paraparë të tatimit nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave e Qeverisë së Kosovë, dhe është shpërblyer m&eauml; të holla.
Edhe komunitetet pakicë turqit, romët, hashkalinjët dhe serbët që jetojnë në Komunën e Vushtrrisë janë shprehur të kënaqur me punën që ka bërë Komuna në përmirësimin e jetesës së tyre.
E përgatiti: Hajdin ISLAMI
(Autori është gazetar nga Vushtrria-Kosova)

Ja si e ndryshojë pamjen e qytetit të Vushtrrisë, Muharrem Shabani.