Adem Jashari vula e Pavarësisë së Kosovës
nga Hajdin ISLAMI
Adem Jashari u lind në fshatin Prekaz të Komunës së Skenderajt në Drenicën heroike, në ditën e madhe të flamurit, më 28 nëntor 1955, ndërkaq ra heroikisht ballë për ballë me forcat çetnike serbe pikërisht më 6 mars 1998 në Prekaz, vendin ku edhe ishte rritur, edukuar dhe frymëzuar me ndjenja atdhetare nga prindërit Shaban dhe nënëloke Zahide Jashari, por edhe nga heronjtë tjerë të kësaj ane.
Lindja e tij në ditën dhe muajin e fitoreve të mëdha të kombit shqiptar, kishte dhe do të ketë veçantinë e vet. I lindur dhe i rritur në një familje dhe në një vendbanim që me të drejtë quhet epiqendra e ngjarjeve të mëdha për Kosovën, ku ndjenja atdhedashëse është gjëja më e shtrenjtë, Adem Jashari, nga këtu qysh si fëmijë i vogël do të mësojë nga burrat e mëdhenj të kësaj familjeje sesi për atdhe nuk bën kursyer as jetën, dhe kështu trimi i madh do të bëhet edhe themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), i cili së bashku bashkëluftëtarët e tjerë ata do ta pasonin rrugën e stërgjyshërve të tyre në kryengritje kundër forcave çetnike serbe, dhe fjalëve të odës së tij i kishte mbetur besnik duke mos i larguar kurrë nga mendja këto fjalë ai dhe familja e madhe e tij ranë heroikisht duke u bërë vulë që vendosi për largimin serbëve fatkëqij nga Kosova dhe zgjoi nga gjumi Diplomacinë e fjetur ndërkombëtare e cila edhe vendosi ta sulmonte Serbinë e degjeneruar dhe ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.
Edhe pas vdekjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, shokët dhe atdhetarët tjerë nuk u ndalën ata i përhapen fushëbetejat kundër serbëve, duke parë këtë akt vetëflijues për nder të atdheut dhe në shërbim të tij në çdo kohë, shumë bashkatdhetar nga bota perëndimore dhe nga viset e tjera shqiptare do të rreshtohen në radhët e UÇK-së në shërbim të atdheut. Gëzon fakti se sërish oda e familjes Jashari është duke u ripërtëri me emrat e atyre që neve na kthyen dinjitetin, gëzimin dhe harenë, që të tjerët na kishin privuar disa shekuj me radhë. Adem Jashari është shpërblyer dhe vazhdon të shpërblehet me dekoratat më të larta shtetërore si:
- Medalja Luftëtar i Lirisë Adem Jashari
- Urdhri Hero i Kosovës
- Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit etj
Pastaj shumë institucione shkollore, sheshe dhe rrugë të qyteteve të Kosovës dhe të Shqipërisë janë zbukuruar me shtatore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jasharit si bie fjala shtatoret në Skenderaj, Vushtrri, Malishevë dhe disa qytetje tjera shqiptare. Sakrificën e këtij heroi e kanë çmuar dhe vazhdojnë ta çmojnë jo vetëm shqiptarët por edhe një numër i konsiderueshëm i popujve që ja dinë rëndësinë lirisë, madje homazhe pranë varrit të Adem Jasharit, kanë bërë edhe disa nga personalitet më të larta të politikës botërore.
E ata të pashpresë dhe të çmendur që mendonin dhe mendojnë edhe sot e kësaj dite se Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij kishin nisur rrugën e luftës për liri për hir të këtij apo atij lideri apo të asaj apo kësaj partie, gabojnë sepse është e ditur botërisht se rruga nëpër të cilën ishte nisur atdhetari dhe heroi ynë kombëtar Adem Jashari me familje ishte rruga e fitores së madhe, ngadhënjimit mbi forcat çetnike serbe, gjë që edhe ndodhi.
Shkruan: Hajdin ISLAMI
(Autori është Prof dhe gazetar nga Vushtrria)
|