fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

Vushtrria shembull i mirë i bashkëpunimit me Turqinë

nga Hajdin ISLAMI

Viteve të fundit është intensifikuar bashkëpunimi turko-kosovarë e në këtë rast një shembull i mirë është edhe Komuna e Vushtrrisë.

Kjo komunë ka pasur raporte të mira çoftë me komunitetin turk që jeton në qytetin e Vushtrrisë por edhe me autoritetet e ndryshme të shtetit të Turqisë. Bashkëpunimi deri më tani ka qenë i frytshëm dhe mjaftë domethënës për Komunën e Vushtrrisë e cila deri me tani ka bërë dhe vazhdon të bëjë binjakëzime me qytetet turke.

Deri më tani Kuvendi Komunal i Vushtrrisë binjakëzime ka bërë me Komunën e Mamakut në Turqi, me Komunën e Niksarit, ndërsa këtë javë pritet që Udhëheqja Komunale e Vushtrrisë së bashku edhe me përfaqësuesin e Komunitetit Turk në Vushtrri Arif Kerën që të vizitojnë Turqinë ku do të bëjnë edhe një binjakëzim me Komunën e Manisës në Turqi.

Edhe shoqëria kulturore turko-shqiptare "Çeshme" nga Vushtrria ka shfaqur disa koncerte në Turqi gjë që edhe sivjet pritet ta bëjnë të njëjtën gjë.

Po ashtu edhe bizneset turke kanë filluar të interesohen për investime në Vushtrri shumë shpejt pritet që Banka Ekonomike Turke (TEB) me eksperiencë 80 vjeçare bankare të hap filialin e saj edhe Vushtrri.

Një rolë të rëndësishëm në gjithë këtë kanë luajtur edhe përfaqësuesit diplomatik Turk në Republikën e Kosovën të cilët disa herë kanë vizituar Komunën e Vushtrrisë dhe kanë pasur bashkëpunim të mirë me udhëheqësit vushtrrias. Për ta vazhduar edhe më tej këtë traditë bashkëpunimi muajin tjetër pritet që Shefi i Zyrës Turke në Kosovë z. Mustafa Sarniç të vizitojë Komunën e Vushtrrisë ku pritet që të takohet me udhëheqjen Komunale si dhe me përfaqësuesit e Komunitetit Turk po ashtu do të bëjë edhe një vizitë monumenteve kulturore në Vushtrri.

Shkruan: Hajdin ISLAMI, prof dhe gazetar nga Vushtrria
VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo