fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




BEBUSHPAVARËSIA


Më herët liderët tanë kanë thënë se s'do të ketë negociata me Serbinë për pavarësinë e Kosovës, sepse pavarësia ( që kemi nga qershori i 1999) është e panegociueshme.
Të njëjtit, nëpër fushata zgjedhore ( me plot muzikë folklorike) e ndiznin atmosferën duke u thënë elektoratit se mu ata do t'ua sillnin pavarësinë (pa ushtri, pa flamur, pa himn, pa kushtetutë paF...) E ka kanë thënë kështu duke e ditur se vërtetë çdo bisedë me Serbinë për statusin e Kosovës do t'i ngjante prashitjes në ujë, por pasi u thirrën të prashitin në ujë në Vjenë, elefantët tanë shkuan dhe gjithëherë u pajtuan (për të mos ua prishur qejfin) me të gjitha propozimet e miqve tanë të shumtë.Negociatat përfunduan pa sukses. Mijëra euro nga buxheti i varfër i Kosovës, shkuan për argatët që prashitën në ujë.
Por, puna e elefantëve thuhet se nuk ka mbaruar. Ata tash do të punojnë natë e ditë, me trup e me shpirt nëpër botë, për të lobuar për pakon e Ahtisarit, le të përmbajë çka të përmbajë (qoftë edhe pavarësinë). Ahtisaari nuk po e thotë pavarësi ( as e këqyrur as e mbikëqyrur), por disi si më ndryshe, si bebushpavarësia.
Nënkryetari i PDK-së Rrustem Mustafa-Remi, ka thënë se shtetin e kemi fituar qe shtat vite dhe nuk kemi pasur nevojë të bëjmë negociata me Serbinë...(Epoka e re, f. 7 më,13.03.2007) Pak më pas, në shtojcën Gazetaria të po kësaj gazete, po të kësaj dite, shkruan se Hashim Thaçi ka thënë: "Unë besoj se rezoluta e re do t'i hapë rrugë Kuvendit të Kosovës të shpallë pavarësinë dhe më pas të kemi njohje nga shtetet veç e veç".
Pse, a nuk e paskemi ne pavarësinë që nga viti 1999? Pse a tash dolëm në rrugën e cila na çon ( ndonjëherë) kah pavarësia ? Apo e paskemi pasur, porse statusi i deritashëm i Kosovës pa pavarësi u ka ngjarë fëmijëve (njerëzve) që mbajnë emrat e gjyshëve, prindërve, apo të afërmëve të tyre, por që të gjallëve u vije vështirë t'i thërrasin me emrin e vërtetë. P.sh.Bebi (Smajli nga Skenderaj) është i martuar. Tarzani, nuk është përgjigjur kur e ka thirrur mësusesi në shkollë me emrin e gjyshit, Zenel. Kështu ishte edhe me Xhafin ( Xhaferin), Lumin (Nuradinin), Takalushin (Lulzimin) Bebushin ( Naimin) (të gjithë të lagjeës sime) e sa e sa tjerë "Bebusha" kudo nëpër Kosovë.
Edhe Kosova që ka lindë motiiiiii, e ka pavarësinë qe shtatë-tetë vjet e më tepër, por po e pret kumbarën Ahtisar t'ia vë emrin e vërtetë. Si duket edhe atij po i vije vështirë ( ndoshta edhe prej serbit) t'i thotë me emrin që po duamë ta pagëzojmë ne. Deri atëherë le të jetë BEBUSHPAVAR&Eeuml;SIA, në të cilën disave nuk iu mungon as tambli i zogut e dikush nuk e ka as bukën thatë.



Halil Xani (Skenderaj) 19-03-2007



VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo