fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




Dembelët e ministrive-si fëmijtë e paedukuar
Halil Xani



Këto ditë në fokus të kamerave të RTK-së (rrallë kanë këso temash) ishin të punësuarit e disa ministrive të Kosovës. Thënë më drejtë, reporterja e RTK-së, ua kishte zënë pritën (në derë, në mëngjes) dhe i priste të punësuarit duke fiksuar orën, por edhe duke i pyetur ata që arrinin me vonesë prej disa minutash e deri në gjysmë ore e më tepër.

Te punësuarit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ata të MEM, para kamerave me përgjigjet e tyre më tepër u ngjanin nxënësve (filloristë) të paedukuar sesa ( të thuash) intelektualëve që paguhen me paratë e(popullit) buxhetit.

Njëri thoshte kam punuar dje më shumë, tjetra shtonte se e ka pasur djalin për vaksinë, tjetra se kishte pasur tollovi në rrugë, tjetra se kishte çuar djalin në qerdhe, tjetri se ishte vonuar duke pirë kafen e mëngjesit, tjetri se udhëtonte larg nga Mitrovica. Nuk dëgjova ndonjërin, apo ndonjërën që arsyetohej ( si arsyetohen shpesh fëmijtë në shkolla) se i kishte vdekur gjyshja-larg qoftë. Pati edhe asosh që as ndaleshin për t`u përshëndetur e lëre më të përgjigjeshin pse ishin vonuar në punë.

Kështu ishte në këto dy ministri, ndërsa në QKUK, të punësuarit ( që paguhen më pak se ata të ministrive) në punë arrinin pak para kohe, apo mu në kohën e caktuar.

Derisa për pak minuta kamerat shënuan vonesat e shumta të të punësuarëve në këto dy ministri, shtrohet pyetja se çka do të regjistronin kamerat e fshehura nëpër zyrat e tyre, ( edhe të ministrive e institucioneve të tjera) se sa e çka punojnë ata gjatë orarit të punës.


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo