fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




NDARJA
nga HALIL XANI

Në vitin 1971 isha nxënës i gjimnazit. Me shoqe e shokë kalonim për mrekulli. Një ditë shokët më të ngushtë më folën në superlativ për një shokun e tyre dhe donin që edhe unë të shoqërohesha me të. Ata më thonin se ai shoku i ri të gjendet gjithëherë pranë në gëzim e hidhërim. U bëra mendjelehtë dhe një ditë pranova që të takoheshim. T'ju them të drejtën në fillim nuk më pëlqeu fare. Për çudi edhe pse ishte aq i keq, filluam të takoheshim herë pas here tinëz familjes sime. Ditët kalonin e ai shoku më ngjitej çdoherë e më shumë, bile nuk mund të rrija pa të. Në fillim i pata thënë se nuk dua ta takoj para mëngjesit dhe gjatë orëve të mbrëmjes, ndërkaq ditën takoheshim nga 10-15 herë. Me kalimin e kohës, takimet tona u shpeshtuan deri në 20 herë në ditë e ndoshta edhe më tepër. Kishte nga miqtë që më flisnin keq për këtë shokun tim të ri dhe përpiqeshin të më ndanin prej tij, por ishte e kotë. Shoku më kishte hyrë në zemër e më shumë edhe në mushkri dhe nuk më shkoqej më. Në vitin 1989 qesh hidhëruar me të dhe nuk i pata folur 3 muaj ditë. E vërejta se pa të isha në gjendje shumë më të mirë. Apetitin e kisha më të mirë, frymëmarjen më të lehtë e besa pata shtuar edhe peshë. Pas tre muajsh ( me fajin tim) u takuam sërish. Më besoni ishte aq takim i keq sa që gati më ngulfati duke më shtrënguar fort. Me kalimin e viteve e vëreja se shoku po më bëhej përditë e më i rrezikshëm. Çdo ditë e më shumë më helmonte, por të ndahesha prej tij më dukej e pamundur. Bile takoheshim nga 40 herë e më tepër në ditë nga mëngjesi e deri në orët e vona të natës. Tash do t'ju rrëfej se si pas 34 vitesh të shoqërimit tonë, nisi e mbara që të ndahem nga ai njëherë e përgjithëmonë. Duke përcjellur emisionin "Mendimi Pozitiv" të Daut Demakut, në valët e Radio Kosovës, literaturën nga kjo lëmi si dhe pas leximit të librit "Mrekullitë e Kur'anit", ku bëhej fjalë për karakterin e njeriut, unë kam vendosur t'i them DUHANIT KURRË MË.

Gati të gjithë thonë se lënia e duhanit është e pamundur, por unë them se po patët karakter të fortë dhe po qe se e doni vetvetën, do ta leni pa vështirësi. Sa më herët, aq më mirë për ju.
Ia vlen ta provoni sa karakter të fortë keni.
Qershor, 2005
P.S.
As sot e kësaj dite (pas dy vitesh) nuk hamendem të pi më cigare.


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo