BEBUSHPAVARËSIA
IDE
GRUPI (TJETËR) I UNITETIT nga Halil Xani
Është shumë e vërtetë se nga zgjidhja e statusit të Kosovës, sivjet nuk ka asgjë. A do të zvaritet edhe katër (4) muaj , apo gjashtë (6) muaj të tjerë, nuk është shumë me rëndësi, pas kësaj periudhe hyhet në vitin tjetër, (2008). Askush nga liderët kosovarë tash nuk kanë guxim të thonë se statusi i Kosovës do të zgjidhet sivjet, në mot, a në tjetrin mot.
Të gjithë thonë se nuk kemi çka të bisedojmë me Serbinë.
Vërtet nuk ka çka të bisedohet, ngase sado që të zgjasin bisedimet, ato janë të gjykuara të përfundojnë pa sukses. Por, nëse duhet me çdo kusht të bisedohet sa për të thënë, unë kam një ide dhe propozoj që Kuvendi i Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ta zgjedh një Grup tjetër të Unitetit, i cili do të përbëhej nga dhjetë (10) kryefamiljarë të familjeve të cilat ende nuk kanë kulm mbi kokë.
Në këtë mënyrë:
1) do të formohej Grupi ( nuk prishë punë nëse anëtarët e Grupit janë shurdhmemecë dhe jounikë),
2) do të kryheshin bisedimet (shterpe) sa për të thënë dhe
3) anëtarët e këtij grupi me paratë e fituara (gjatë negociatave për çështjet e panegociueshme) nga Buxheti i Kosovës do ta ndërtonin nga një shtëpi për fëmijtë e tyre.
Kështu mendoj unë, e JU?
Polac, 17.7.2007
|