
      



Historiku i shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skënderaj
Shkolla fillore “Shaban Jashari” në Skënderaj e ka filluar punën e vet arsimore-edukative në vitin 1926. Objekti kishte vetëm dy dhoma mësimi dhe gjindej në vendin e tanishëm të shtëpisë së shëndetit në Skënderaj.
Ata pak nxënës që vazhdonin shkollimin mësonin vetëm në gjuhën serbokroate. Kështu vazhdoi deri në vitin shkollor 1941/42 tani për herë të parë në historinë e këtij populli mësimi zhvillohej vetëm në gjuhën shqipe, por me një numër të vogël nxënësish.
Pas luftës së dytë botërore (1945/46) mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe dhe serbokroate me një numër të vogël nxënësish, 60 nxënës prej kl.I-IV.
Në vitin shkollor 1949/50,shkolla 4 klasëshe shëndrrohet në gjimnaz të ulët shqiptar që zgjatë 7 vjet, kurse shkollë e plotë 8 klasëshe bëhët në vitin shkollor 1959/60. Numri i nxënësve shqiptarë gjithënjë vie duke u rritur.
Në vitin shkollor 1950/51, shkolla kalon në objektin e ri me 6 dhoma mësimi(lamella e vjetër e objektit të tanishëm).
Në vitin shkollor 1958/59 këtij objekti i shtohet edhe pjesa tjëter me 11 dhoma mësimi, objekti në të cilin mësojmë edhe sot.
- Mësimi në gjuhën shqipe filloi të lulëzoi tek në vitet shtatëdhjeta, numri inxënësve rritej për çdo vit, por kjo nuk zgjati shumë(1981). Tani filloi një fushatë e egër ndaj arsimit shqip, të larguar nga puna, të diferencuar, të maltertuar, si dhe diku 60-70 nxënës të helmuar. Më pastaj edhe heqja e të gjithë arsimtarëvë nga të ardhurat përsonale. Përkundër këtyre vështirësive, në vitin shkollor 1986/87 filloi punën paralelja me fëmijë parafillor me 28 fëmijë. Në këtë vit shkollor 2005/06, mësimet i vijojnë 152 fëmijë parafillor të shpërndarë në tri paralele.
Historinë më të dhimbëshme shkolla jonë e përjetoji në mars të vitit 1998, pikërisht më 5 mars, ku policia dhe ushtria serbe rrethoi lagjen JASHARI të Prekazit dhe vrau e masakroi 54 civil, në mesin e tyre edhe 9 nxënës të shkollës sonë. Këtu janë rrënjët e Lirisë së Kosovës që ne e gëzojmë sot. Në këtë betejë ra Dëshmor edhe Komandanti
Legjendar-Adem Jashari.
Pas mbarimit të luftës të viteve 1998-99, numri i nxënësve u rrit shumë, për shkak të djegëjeve të shtëpive nëpër fshatra.
Në vitin shkollor 2002/03 në shkollën tonë filloi mësimi me nxënës me nevoja të veçata ku u përfshinë nxënës nga Skenderaj, Klina e Epërme,Prekazi, Mikushnica, Arbnia, Leqina, Kastrioti, Llausha, Rakinica, Tushila, Kopiliqi i Epërm, Kopiliqi i ulët, Vojniku dhe Palaci.
Kjo shkollë në vitin shkollor 2005/06 ka 96 punëtorë dhe 1982 nxënës të shpërndarë në 59 paralele. Ka vetëm 15 dhoma mësimi dhe 5 kontinjerë Për shkak të mungesës së lokalit punohet në tri ndërrime në kushte shumë të vështira.
Në këtë shkollë drejtor kanë qenë:
Imer Behrami prej 01.09.1971-31.08.1974.
Abdyl Idrizi prej 01.09.1974-31.12.1975.
Bejtullah Gashi prej 01.01.1976 – 30.11.1982.
Abdyl Idrizi prej 01.12.1982 –30.06.1991.
Tahir Tahiraj prej 01.07.1991-31.08.1995.
Cenë Behrami 01.09.1995 – 30.11.1999.
Musa Dërguti 01.12.1999 e këndej.
Numri i nxënësve që nga viti 1999/2000 e këndej ishte si vijon:
Në vitin shkollor 1999/2000 – 1630.
Në vitin shkollor 2000/2001- 1689.
Në vitin shkollor 2001/02-1694.
Në vitin shkollor 2002/03 –1683.
Në vitin shkollor 2003/2004 – 1697.
Në vitin shkollor 2004/05-1744.
Në vitin shkollor 2004/05-1954.
Në vitin shkollor 2005/06-1982.
Në vitin shkollor 2000/01 shkolla e ka marrë emrin e ish-mësuesit të kësaj shkolle dhe dëshmorit Shaban Jashari.
Dita e shkollës kremtohet më 22 Maj.
|
|
| |