fotokabshi
psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com



Historiati dhe përshkrimi i shkurtër i Komunës

Populli i komunës së Skënderajt është i ngulitur që nga lashtësia në këto troje. Ai kishte prirjen që të mos nënshtrohet ndaj asnjë pushtuesi, pa marrë parasysh fuqinë e tij. Pra, Skënderaj është një nga qendrat dhe trevat më kryengritëse në të gjitha trojet shqiptare. Ai u ngrit kundër Perandorisë Osmane dhe më 1891, ia bëri rrafsh me tokë Sarajin që po ngrehte për administratën turke, pikërisht në Skënderajn e sotëm.
Më 1912, Hasan Prishtina, edhe ky bir Drenice, me prejardhje nga Palaci i Skënderajt, mbajti fjalimin mobilizues pranë Kullës së Ahmet Delisë së Prekazit , trimat e të cilit fshat , në periudha të ndryshme kohore ndërruan ritmin monoton të historisë dhe mbeten në kujtesën e kombit si shembujt më tipik se si vdiset për t'u bërë tapia e kësaj toke.
Më 1912, Ahmet Delia i kundërvihet hordhive të armatosura serbe që terrorizonin fshatin ,me ç'rast vret disa ushtarë serbë. Nga kjo ditë, për kohë të gjatë ndërron kursi i sjelljes së policisë dhe ushtrisë serbe ndaj popullatës së pafajshme. Nuk hyhet kohë e pa kohë për të bastisur shtëpitë shqiptare.
Por jo vetëm Prekazi sfidoi pushtuesit e sidomos hegjemoninë serbe. E gjithë Drenica ishte log betejash në krye me Azem e Shotë Galicën në vitet e njëzeta kur hegjemonia serbe po bënte përpjekje të shpërngulë me terror shqiptarët për ta kolonizuar atë me sllavë, e gjthë Drenica u përgjak në vitin 1945, ngase bijtë e saj po kuptonin fare mirë se po bëhej tradhëti dhe trojet shqiptare prapë po ngelnin nën thundrën sllave.
Më1981, Tahir Meha, i po këtij fshati, tregon se si i dilet zot trojeve stergjyshore. Ngujohet në kullë dhe lufton derisa me tanke ushtria moderne jugosllave ia bën rrafsh me tokë kullën e Emin Latifit - gjyshit të tij dhe bashkëluftëtarit të Azem Galicës.
Ushtria Çlirimatare e Kosovës (UÇK) është themeluar në këto troje dhe me të vërtetë Skënderaj konsiderohet treva më kryengritëse e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare.
Operacionet militare të ushtrisë serbe në mars të vitit 1998 luftuan në Prekaz kundër udhëheqësit të UÇK-së Adem Jashari. Këto opëracione paraqesin fillimin e luftës së përgjakshme kundër pushtuesve serbë. Adem Jashari, Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) përfundimisht i bëri të ditur botës se sa është i lidhur për trualli dhe çfarë sakrificash në përmasa mitike është në gjendje të përballojë për lirinë e atdheut njeriu shqiptar e në veçanti shqiptari i Drenicës.

Komuna e Skënderajt zë vend qendror në Drenicë, shtrihet në një sipërfaqe prej 378 km². Në veri kufizohet me Komunën e Mitrovicës, në lindje me Vushtrrin, në juglindje me Drenasin (Gllogovcin), jugperendim me Klinën, ndërsa në veripërendim me Burimin (Istogun). Nëpër Komunë kalojnë rrugë të rëndësishme automobilistike, të cilat e lidhin me qendrat e tjera të Kosovës. Territori i Komunës së Skënderajt ka konfiguracion kodrinoro-malor, me lartësi mbidetare mesatare prej 500-700m, kurse pikën më të lartë e paraqet maja e Qyqavicës me lartësi 1 117 m.
Ka reliev të butë, përshkohet me lugina lumenjësh të vegjël, kryesisht dominon klimë e mesme kontinentale që karakterizohet me dimëra të ashpër, verëra të thata me temperatura të larta e reshje të pakta, ndërsa ka një florë dhe faunë të pasur.
Në Komunën e Skënderajt banojnë mbi 72 mijë banorë, ku 99% janë shqiptarë. Në strukturën e popullsisë kryesisht dominon mosha e re dhe atë: 47 % deri në moshën 20 vjeçare, 48 % nga 20-60 vjeçë, ndërsa vetem 5 % të moshuar mbi 60 vjeçë. Shtimi natyror ka një shkallë të lartë, mbi 28 promila, me një shkallë të ulët të vdekshmërisë, që sillet diku rreth 5 promila.
Komuna e Skënderajt është një vend i cili daton që nga kohërat e lashta Ilire, që dëshmohet me dokumentacionin paraprak të Arkivave dhe që ka një parahistori si: Runiku Lokalitet i Neolitit të hershëm dhe të ri, pastaj monumentet mesjetare Surigana: Kështjellë antike dhe mesjetare; monumenti mesjetar në Tushilë "Gjytet" (gërmadha) etj.
Skënderaj është qendra e një krahine ndër me rezistueset, në gjithë trojet shqiptare. Populli i saj i ngulitur që nga lashtësia në këto troje ,gjithmonë deri në ditët e sotme ishte i prirur që të mos nënshtorhet ndaj asnjë pushtuesi dhe gjithëherë duke pasur për motiv mbrojtjën e trojeve të tyre etnike.

Pozita gjeografike


Komuna e Skënderajit si pozicion gjeografik gjendet në qendër të Kosovës, 50 km në veriperndim të kryeqytetit të Kosovës (Prishtinës).
Skënderaji si komunë është i përfshirë në regjionin e Mitrovicës dhe është 20 km në juglindje të këtij qyteti.
Komuna e Skënderajit është në qendër të Kosovës dhe kufizohet me këto komuna:

-Në veri me Mitrovicën; -në veripërendim me Burimin; -në jugpërendim me Klinën; -në juglindje me Drenasin dhe -në verilindje me Vushtrrinë.
Nëpër Komunë kalojnë disa rrugë me karkter të rrugëve nacionale si:
- Në pjesën veriore rruga Pejë- Mitrovicë, e cila ka aksin rrugor, që lidhë lindjen dhe perëndimin e Kosovës.
- Rruga Skënderaj - Drenas-Komoran -Prishtinë është aks rrugor Veri-Jug dhe është rrugë me karakter nacional.
- Me karkter të rrugës regjionale është rruga Skënderaj - Klinë.
- Gjithashtu Skënderaji është i lidhur edhe me një rrugë të kategorisë së IV me qytetin e Vushtrrisë.

>>>>



VEND KËRKIMI
 


Kush dhe si e pagëzoi Skenderajn




smsfalas




lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip folshqip logo folshqip logo


reklam


reklamat
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo