Opinion për vjershën "Pavarësia"
nga Hysen Ibrahimi, politolog
OPINION
(Për poezinë "PAVARËSIA", e autorit, prof. Ismet Hasani)
Duke u nisur nga fakti se në Suedi (flas për bashkatdhetarët shqiptarë me banim në Suedi), përgjëthësisht arti dhe poezia e kanë humbur ritmin për një përkujdesje më të madhe. Por ja që ende kemi intelektual aty këtu dhe krijues që poezisë i kushtojnë një rëndësi më të madhe, duke e ditur dhe vlerësuar krijimtarinë poetike, e që përmes saj përfshijnë realitetin dhe ngjarjet e kohës, e në këtë rast sikurse që e kemi prof. Ismet Hasanin, (e disa të tjerë e që janë të pakt), që kanë krijuar shumë poezi sikurse kjo e fundit një poezi e cila dallohet me shprehje poetike dhe realitet gjithëpërfshirës kohor duke u nisur në rrafshin hrizontal që nga Pëllumbi e deri te Pavarësia, kurse në rrafshin vertikal me shkronja "PAVARËSIA".
Poeti Hasani, ka një nuhatje tejet disiplinuese në poemë, e cila e karakterizon me motive dominuese në radhë të parë në çështje Kombëtare, e më pastaj krijuese, kulturore dhe poetike, me ide fantastike të krijimtarisë. Në secilën poezi të tij, lexuesi mund ta gjej vetveten, sepse poezia e prof. Hasanit kuptimisht është e plotë dhe artistikisht është e realizuar, gjë që dëshmon se autori tani më e ka ndërtuar sistemin e mardhënjeve me lexuesin përmes krijimtarisë poetike të tij.
Po e marrim në vlerësimin poetik të vjershës „Pavarësia" dhe po ndalemi te strofa e parë. Lexo:
P Pëllumb, nga vendet e largëta
në sqep Letrën e mbajta,
mbi oqeane fluturova
Kosovës Pavarësinë ia dërgova.
Vërtetë shprehje poetike e veshur me një petk artistik " Pëllumb, nga vendet e largëta" ku pëllumbi simbolizon imagjinatën duke vazhduar "në sqep Letrën e mbajta" diq që ka qenë në pritje, por ja që koha erdhi për letrën e Pavarësisë, apo lajmin që është dashur ta sjellë. Edhe pëllumbi edhe letra edhe sqepi i pëllumbit kanë lajmin dhe përpjekja e pëllumbit për ta dërguar mbi oqean kur thot në rreshtat e fundit "mbi oqeane fluturova" "Kosovës Pavarësinë ia dërgova", shprehje tejet burimore. Duhet veçuar iden e poetit se sa bukur ndërlidhë pëllumbin me lajmin dhe fluturimin e tij. Gjë që këtu ideja e autorit reflekton me ide se "Pavarëria e Kosovës" ka qenë largë në realizimin e saj, e që ajo ka njeriun e vet që duhet sjellur që në këtë rast është "Pëllumbi". Shtrohet pyetja, po pse poeti me shkronjën P e gjenë pëllumbin e jo diq tjetër ? E fillon poezinë me pëllumbin e që ka mundur edhe me Pavarësinë. Por jo, se autori e piketon me pëllumbin, sepse Pavarësia është pritur me shumë shekuj, me sakrifica, me mundime duke e sublimuar edhe jetën dhe gjakun sikurse që i kemi dëshmorët e Kombit, e që ate duheta ta njofin shtetet Perendimore, duhet të vijë letra për njohje, e at letër pikërisht e sjell pëllumbi. Ide fantastike, sepse pëllumbi edhe në romancë sjellë apo dërgon lajme të paqës, të dashurisë, të lirisë e sidomos pëllumbi i bardhë. Në një farë mënyre e tërë poezia është lajm për Pavarësinë.
Lexojmë strofën e dytë të autorit:
Arbër e kam emrin
i vjetër në histori,
me mund e ruajtet vendin,
Urime për Pavarësi!
Këtu autori fillon me Arbërin, dhe ja arrin qëllimit për ta provokoj lexuesin dhe ta fut në ngjarje që pa tjetër t'i kushtohet leximit të kësaj poezie me vëmendje. Lexuesin e zgjon nga amullia duke i prekur ndjenjen kombëtare, me vjershen që poeti ja dedikon Pavarësisë së Kosovës. Mirëpo me një lexim më të thelluar më përjetues me ndjenja shofim se autori simbolizon universin kombëtar dhe shkon aq larg deri te Arbëri. Arbër, emër i vjetër shqiptar, mali Arbër, fusha e Arbërit, Kuvendi i Arbërit (nismëtar i të cilit Kuvend ka qenë Papa Kelmendi (Clementit) XI Gian Francesco Albani, lindur më 1649, papë nga 1700-1721, Arbër Shqipërisë së Mesjetës……etj ! Pra nuk kemi të bëjmë vetëm me një motiv kohor, por poeti shtrinë rrënjët shumë thellë të Pavarësisë dhe ruajtjen e kësaj Pavarësia nga të gjitha gjeneratatë e mëhershme Arbërore. Në dy rreshtatë e fundit të strofës në fjalë : "me mund e ruajtet vendin", Urime për Pavarësi! Janë këto thurje poetike që me një mjeshtri tejet perfide arrinë të përcakton natyrën e kësaj poezie.
Ne kemi me vërejtur edhe në strofën në vazhdim, kur autori prof. Ismet Hasani, arrin shumë bukur artistikisht kur thot:
V Valmir më thërrasin,
valët më tundasnin,
më parë ua solla lirinë,
e tash – Pavarësinë!
Këtu prek dy ngjarje tejet që konstaton se kanë qenë dhe do të mbeten në histrorinë më të re të Kosovës dhe Kombit Shqiptar, njëra kur më 12 qershor 1999 u lirua nga zgjedhe e hegjemonisë së Serbisë dhe 17 shkurt 2008, shpallja dhe njohja e Pavarësisë. Fjalët janë të fuqishme dhe secila ka mesazh në vetvete. Personazh kryesor në këtë strof autori e përcakton „Valmirin" dhe me të drejtë i jap kahjen e emrit Valmir që e lidhë shumë bukur me valën e detit. Edhe këtu autori tregon aftësi prej një krijuesi poetik. Sa bukur i ndërlidh strofën me strofë me të njejtin mesazh por me "simbolika" të ndryshme. Edhe Pëllumbi edhe Valmiri, kanë të njejtin rol. Por autori në asnjë moment nuk trajton temë tjetër përveq Pavarësisë dhe mbetet besnik i gjithëpërfshirjes Kombëtare të regjioneve dhe kohës.
Lexojmë dy strofat si më poshtë:
A Azem më pagëzuan,
kurrë s'më harruan,
më ringjalli Drenica,
unë jam, ai Azem Galica!
R Rilind e kam emrin,
këtu e kam vendin,
ashtu si dikur në Vlorë,
tash erdha në Kosovë!
Te dy strofat kanë "tendenca" krijuese, patriptike, dhe autori patjetër se nuk mund të dal jasht sferës kombëtare gjithëpërfshirëse, kështu që në krijimtarinë e tijë kjo fushë dominon në krijimtarinë e poetit Hasani. Lexojmë rreshtat e parë të të dy strofave :
"A Azem më pagëzuan", kurrë s'më harruan,
"R Rilind e kam emrin dhe këtu e kam vendin".
Pikërisht këtu mbështetet vlera e poezisë. I ipet kuptimi i plotë i poezisë gjithëperfshirëse, gjithëkombëtare dhe gjithërajonale. Poeti ja del me mjaft sukses kur futë në poezi Drenicën, Vlorën, Azemin, Rilindin, Galicen, Kosovën dhe Shqipërinë dhe tek lexuesi prekë ndjenjen emocionale e shpirtërore. Të gjitha këto elemente, japin fuqi poetike dhe tejet domethënese.
Në poezinë e autorit prof. Hasani „Pavarësia" në lexim të parë duket tejet „modeste" por ja që në leximin e dytë dhe tretë del tejet logjike, ka arsyen e vet madje arsye tejet të fortë që mbrenda përmbrenda poezisë ka vlera krijuese dhe domethënëse. Prandaj nuk mund të anashkalosh vetëm thjesht ta lexoj. Por kërkon një „studim" letrar po qe se mund të thuhet, apo kritikë letrare, aq më pak kur poeti i ka kushtuar një kujdes jo të pakt në krijimin e poezisë. Ideali krijues i poetit Hasani priret nga aftësia për të krijuar, duhet kuptuar me këtë rast si një përpjekje që vërtetë ka dhënë fillet e rezultatit, për të krijuar edhe më tutje.
Ë Ëndërr ju dukësha,
që plot 95 vjet,
por më 17 shkurt (2008),
u bëra - r e a l i t e t!
Mënyra e të krijuarit nga autori prof. Hasani, në të shumtën e rasteve arrinë në presupozime, arrinë identifikimin me simboliken, sikurse në strofën : "Ë Ëndërr ju dukësha,
që plot 95 vjet, por më 17 shkurt (2008), u bëra - r e a l i t e t". Ky dientifikim që autori presupozon në "Pavarësinë" tregon përvojën dhe fuqin e intelektit të autorit në fjalë. Autori shkon aq largë sa që e shpirtëzon "Pavarësinë" i jep gjuhën e të "folurit" që imponohet tek lexuesi, sepse vet mbrenda poezisë ka vlerë poetike, e në këtë rast edhe të kësaj strofe ja kushton pikërisht "Pavarësisë" e cila tan është e gjallë, është konkrete për autorin.
Në anën tjetër lexuesi nuk e ka të vështirë në identifikim, sepse autori është më korrekt me lexuesin dhe më i drejtëpërdrejtë. Edhe në strofën më poshtë, lexo :
S Sokoleshë më quajnë,
më thërrasin edhe Sorkadhe,
- unë jam ajo "Nusja"
- bëni Dasmë të Madhe!
Në suaza të qëllimit, autori për asnjë moment nuk largohet nga qëllimi i tij dhe përkushtimi mbi idenë. Gjithësesi lidhet me titullin e vet poezisë në fjalë, gjë që prap është identike me strofën "Ë Ëndërr ju dukësha", por që ndërron formën e të krijuarit në metodë më ndryshe. Ka pasuri të mjaftueshme të të shprehurit dhe krijuarit, për këtë autori duket nuk hasë në vështërsi. Gjithëherë sjell krijime të reja me një pasur tejet të begatshme letrare dhe që ja vlenë për studim më të thelluar.
Tek autori krijues prof. Ismet Hasani, vërejmë një dukuri të krijimtarisë së tij, që tek krijuesit tjerë nuk ndodhë, cila është ?! Dukuria e cila është, është ai shpërthimi i shumë dekadave shpërthim i menjëhershëm për të krijuar, që në në mbrendësinë e shpirtit të autorit është akumuluar një kohë e gjatë kjo krijimtari e pa shfaqur për opinionin. Shpërthimi arrin me përjetimin e mërgimit nga vet autori, që lidhet me një ambient krejt tjetër ma ate të vendëlindjes, që bartë me vete kuptimin e identitetit të tij shpirtëror. Prandaj, autori është dasht të emigroi për të shpërthyer në krijimtari, sepse e përjeton shumë rëndë mërgimin.
Prandaj edhe në vjershat e tij sikurse edhe kjo kushtuar "Pavarësisë" ngjallë emocione sikurse në të dy strafat, lexo më poshtë :
I I l i r – emër me histori
jam shumë i vjetër,
me shkronja të arta,
Pavarësinë ua solla në Letër!
A Arlind! Më thirri nëna,
"- Na erdhi Pavarësia!"
"- URIME! Nënë e dashur!
Na u shndërit ardhmëria!"
Spontanisht autori arrinë te vendëlindja, në shpirtin e tij lind nostalgjia për vendin, dhe çliron shpirtin përmes të shprehurit të krijimtarisë poetike, shprehë mallin, për identitetin hapësinor të çenjes kombëtare, por prap afër mesazhit për Pavarësinë, gjithnjë afër Ilirit, Pavarësisë, Arlindit, Nënës, Ardhmërisë, Sokoleshës, Sorkadhes, 17 shkurtit, Azemit, Pëllumbit, Arbërit, Valëmirit ....... etj! Me të gjitha këto krijon poezinë që ka një peshtë të jashtëzakonshme, e që quhet:
PAVARËSIA
Opinion për vjershën „Pavarësia" dhe krijimtarinë e prof. Ismat Hasani, nga :
Hysen Ibrahimi, politolog,
12 mars 20008
Förslöv – Suedi.
Nga: Ismet M. Hasani prof - Suedi
P A V A R Ë S I A
"Vetëm liria i jep gjallëri e kuptim jetës. Me të shpërthejnë të gjitha
aftësitë e forcat pozitive dhe e çojnë shoqërinë drejt majave më të
larta të shkencës, artit dhe prodhimit të mendimit njerëzor." (anonimi)
P Pëllumb, nga vendet e largëta
në sqep Letrën e mbajta,
mbi oqeane fluturova
Kosovës Pavarësinë ia dërgova.
A Arbër e kam emrin
i vjetër në histori,
me mund e ruajtet vendin,
Urime për Pavarësi!
V Valmir më thërrasin,
valët më tundasnin,
më parë ua solla lirinë,
e tash – Pavarësinë!
A Azem më pagëzuan,
kurrë s'më harruan,
më ringjalli Drenica,
unë jam, ai Azem Galica!
R Rilind e kam emrin,
këtu e kam vendin,
ashtu si dikur në Vlorë,
tash erdha në Kosovë!
Ë Ëndërr ju dukësha,
që plot 95 vjet,
por më 17 shkurt (2008),
u bëra - r e a l i t e t!
S Sokoleshë më quajnë,
më thërrasin edhe Sorkadhe,
- unë jam ajo "Nusja"
- bëni Dasmë të Madhe!
I I l i r – emër me histori
jam shumë i vjetër,
me shkronja të arta,
Pavarësinë ua solla në Letër!
A Arlind! Më thirri nëna,
"- Na erdhi Pavarësia!"
"- URIME! Nënë e dashur!
Na u shndërit ardhmëria!"
Hässleholm – Suedi, mars 2008
Ismet M. Hasani
E-MAIL: ekspertih@hotmail.com
|