fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

XHELAL FERIZI, POET DHE ATDHETAR
nga Hysen Ibrahimi - politolog,
(nga Hysen Ibrahimi, shoku i fëmijëris dhe i veprimtarisë)


KRIJIMTARIJA POETIKE E XHELAL FERIZIT

Poeti dhe atdhetari z. Ferizi, në kohën e fundit pas shumë vuajtjeve dhe peripetive i është kthyer rrethanave të reja të jetës që kontributin e vet përveç atij kombëtar të jap edhe në krijimtari poetike. Pikërisht këto i shërbejnë dhe poeti konstaton se edhe krijimtarija poetike është inspiruese për të shërbyer në ruajtjen e atdhedashurisë tek secili qytetar shqiptarë. Prandaj, merr me përkushtim që aftësin e tij poetike ta shprehë para lexuesit me motive reale të kohës përmes poezisë krijuese.

Krijimtaria e Xhelal Ferizit, vërtetë don një vlerësim real dhe mund të merren si shembull duke e rënditur në njërin ndër poetët më të mëdhenjë të kohës. Ato nxjerren nga shpirti i poetit përmes një procesi akumulues të shumë viteve që poeti nuk pati mundësinë që të shkruaj dhe botoj, për një kohë shumë të gjatë, pasi që ato ishin me përmbajtje kombëtare dhe në at kohë kanë qenë tërësisht të ndaluara nga pushteti i shkjaut. Akumulimi i madh prej një kohe shumë të gjatë, u bë shkas kur poeti shpërtheu si një lumë i akumuluar prej dekadash. Bie në sy tek poeti ajo dashuria e tij ndaj kombit, njerëzve të kombit, veprimtarija e tyre, sakrifica e tyre, tek fushat, vendlindja, lumi, hapësiar shqiptare, heronjët..etj. E ku jo! Shpërthim prej një fuqije vullkanore.

Pas leximit të krijimtarisë së poetit dhe atdhetarit tonë të shquar z. Xhelal Ferizi, pa hamendje, nga kurreshtja, nga isnpirimi i madh të krijimtarisë së tijë,të cilën e lexova me qindra herë, vendosa që në një mënyrë të jap opinionin tim (një kontribut të vogël, e që autori dhe veprimtari Ferizi e meriton shumë më shumë), pa u lëshuar në veprimtarinë e gjithëmbarshme dhe shumë të begatshme kombëtare të cilën e posedon z. Ferizi.

Madje kur flasim për poezinë e poetit në fjalë janë aq frymëzuese me preokupime poetike të natyrës patriotike. Ideali i tij i vërtetë paraqitet përmes poezisë prej impulseve të thella shpirtërore e patriotike, të cilat në poemën e tij i paraqet aq të mëdhaja, sepse nga dëshira e tij i don t'i ngritë në piedestal, sa që ato dalin shumë herë abstrakte që vështirë se mund t'i prekësh. Por jo të pa realizueshme, sipas autorit.

"Do te shihni ju vet"
Xhelal Ferizi

Lexojmë strofën nga poezia "Do te shihni ju vet"

dikush nëpër rrugën e keqe të shpirtit
dikush nëpër shkumbardhen rrugë lule langë aromtare
dhe kanë me gjuajtur me shtiza të akullngrirtit
me gjuhë te nanës shqiptare

Poeti shpall dyluftim të shëmtuarës, të keqes, tradhëtisë. Çka don të thot poeti Ferizi përmes poemës? Se ekziston një lidhje e fortë mes temës poetike dhe formës së realizuar në praktikë.

Se poeti frymëzohet nga kategoritë patritike?! Me këtë rast duhet pasur parasysh një argument mjaft bindës. Se poeti është rritur në gjiun e një familje patriotike dhe as që ka mundësi të i ik patriotizmit dhe t'i përkushtohet vetëm vargut artistik. Gjë që tek shumë poet këto janë paralele që janë të denuara që asnjëherë nuk bashkohen nga binomet. Kurse tek poeti Xhelal Ferizi, janë të dënuara që ato të kenë një pikë të përbashkët, e që në paraqitje janë tejet të lidhura ngusht. Vargjet e vërteta artistike të poetit, kur i përkushtohet natyrës dhe ambijentit ku at e rrethojnë, shofim të vërtetën e vullkanit prej një artisti poetik që ndjeshëm parqet në poezi.

Te poeti Xhelal Ferizi, nuk ka dekor në poezinë e tij artistike. Lexuesi e gjen veten mbase për këtë është disi vetvetja, ngjall emocionin sidomos kur në poezi paraqitet "Nëna", dhe del shumë e fuqishme për nga intenziteti i ndjenjave. Këtu preket edhe ironia, edhe dashuria dhe kalon kufijtë e një poezie të rëndomt në poezi moderne.

"Sot Shqypnija, n'dorë të huej"
Xhelal Ferizi

"Sot Shqypnija, n'dorë të huej"

Sot Shqipnija n'dor te huej
n'urdher t djallit, n'vjet e muej
si i thot hasmi duhet t'shkruaj
si i thonë djajt e kontinentit
vepron urdhri i parlamentit
si t ia shkruajn at kushtetut
e n dy sy ta bejn te butë
mbshtjell,n,europ ta lejn me i skutë
varun n'kurth varun n'qengel
n ujë dhe t mos ket kah t, del
lidhur n pranga lidhur ,n,tel
n,zingjir hallke tue ndersye
ndoj pun krimi kund me krye
besë tradit per t gjall me thye
shqipni nana se q, esht vyshkë
gjaku e loti iu kan ndryshkë
iu ka thye kombtarisht tehu
e kan hudh me ftyr per plehu
e qnjerzue i kan ato zana
e kan gjvesh,shartue n, satana
i kan dhan hile me pi
n ,kurs e, n, shkoll,tue que n, tinzri
e kan msue ne punë t ,venusit
tu i ngul thika si kaktusit
me ia pi ata pak gjak
mandej zvarr me terheq n, lak
deri n'serbi e n' karadak

Këtu shofim se poeti paraqet poezi me mesazh të kjart. Vet titulli " Sot Shqypnija, n'dorë të huej" mbanë mesazhin në vetvete dhe se poeti jo vetëm se vazhdon kontiunitetin tematik e patriotik duke e shprehë thellësisht brengosjen, por fiton vlerat me dimensione të reja patriotike kur thot: " iu ka thye kombtarisht tehu" ! Këtu prek në palcë lexuesin dhe dimensioni patritik kalon vlerat artistike, i thyen dhe japin një kahje krejtësiht patriotike dhe rezistuese.
Poeti prej një vjershe në një vjershë tjetër, paraqet po thuajse të njejtat mesazhe por me shprehje që "thumbon" ndjenjen kombëtare tek lexuesi.

Gjithnjë në përpjekje që ai të zgjohet nga amullia. Bile me një mjeshtëri tejet të përsosur ngaxmon nervin lexuesit kur thot: "shqipni nana se q, ësht vyshkë", "gjaku e loti iu kanë ndryshkë" ! Ky varg i gjason një poemë tejet dramatike, që gjason në dramën evidente të një Kombi.

Mirëpo shtrohet pyetja: çfarë është ai kontaktimi i poetit në mes poezisë patriotike dhe asaj konkrete apo e drejtëpërdrejtë? Poeti Xhelal Ferizi e jeton jeten në poezi mbase jo vetëm këtë të përditshmen, por edhe të kaluarën e kyq dhe në mënyrë të përthort bënë një krahasim me dallim shumë të vogël për derisa arrihet ideali i poetit, që e cekëm më lart. Po e lexojmë: "Sot Shqipnija n'dor te huej", n'urdher t djallit, n'vjet e muej.

"Rraca"
Xhelal Ferizi

Në poezinë e poetit "Rraca" të cilën duhet lexuar me një vëmendje tejet të ngulitur dhe ja vlenë që të komentohet.

Rraca

rrac njerzore,e prir per dukje e zhdukje
rrac njerzore me prirje per qnukje
rrac njerzore qe shkel permbi dhe
qe shkel ,parime e globin don me e,pre
rrac njerzore qe shkel mbi parimin
qe don egon,qe e don,ngatrrimin

Forma e ndërtuar e poezisë se si poeti don ta paraqesë dhe mënyra se si e formulon i përngjet, kemi me pa se krahasimi i më hershëm që folëm, poeti e paraqet të tashmën sikur të ishim me miljona vjet më parë. Bile këtu poeti kishte me kompletuar edhe me një fjalë që për mendimin tim kishte me qenë "kanibalizmi". Poeti arrin aq mirë të nxjerrë fjalët më të përshtatshme që kishin me hy në rradhitje dhe pozicionin e tyre. Pra se raca njerëzore e prirë për dukje e zhdukje, prek ardhmërinë e qenjes njerëzore, po qe se nuk bëhet një ndryshim rrënjësor tek njeriu mund të bëhet shumë vonë. Mesazh që njeriu në botën e sotme të "qytetëruar" (po qe se mund të themi, se mund të biem ndesh me poetin dhe me poezinë), të filloj e të vlerëson njeriun pa dallim gjinie, rrace, religjoni, nacionaliteti, kontinenti etj. Poeti i zhgënjyer vazhdon kur thot:

qe mbshtjell koken me do
paragjykime
qe vret,diell,e shekuj,ne menyr t
,perkryme
qe len gjurm e krim para e mbas bryme
rrac qe per kob tendin mendjen ke t,
persosun

Poeti arrin që të prek edhe „Mitizmin" e shumë popujve që thirren në te, e që në emrin e saj a kanë të drejten që vret me shekuj e duke i lënë gjurmët. Këtu është nxjerrë me një mjeshtëri të rrallë. E tërë poezia e poetit dhe patriotit Xhelal Ferizi paraqet një mallkim tejet real, s'është gjë tjetër pos një padrejtësi e një fati të kombeve që ende gjenden nën zgjedha të pushteteve që kanë robëruar më të vegjëlit.
Poeti dallon në paraqitjen e tij me poezi të "fjetura" nga poet të ndryshëm që i paraqesin dhe janë tejet të zgjuara dhe ngjallin edhe të vdekurin po qe se ka mundësi. Koha nuk premton për poetin. Ai din të kombinon me thurjen e fjalëve në poezi dhe radhitjen e bënë në mënyrë fantastike, prej një talenti tejet të rrallë. Pra poeti Xhelal Ferizi, me radhitjen e tij në vargje, dëshmon se ka një prirje të veçantë në kombinime të këtilla në poezi, që kanë kuptim dhe gjithnjë lidhur me temen pa u shkoqitur nga titulli i vjershës. Poeti shkon aq larg sa që nga parimi i tij pra i kombinimit të fjalëve, arrin që të gjitha të jenë kuptimplote dhe fuqinë e tij mendore shprehëse e zgjëron në përmasa të poetëve të mëdhenjë. Sa për ilustrim po lexojmë dy vargje të vjershës "Mosni" :

"se baza e e njeriut esht shpirti e ndjesija"
"neper shkall shpirtore qe i zhvillon njerzija"

Vërtetë se janë moderne nuk do koment. Poeti në paraqitjen e tij me shprehje tejet të një niveli të lartë, tradhton vetveten dhe bije ndeshë me vjershen e tij "Rraca", që në vetvete ka mesazh të njerëzve më primitiv, kurse poeti dallon nga ky "njeri" kushtimisht ta themi. Shtrohet pyetja: a thua vallë, ku po jetojka kye poet me këtë shtrirje të gjërë poetike mahnitëse!? E veçanta e poetit Ferizi është, kur poeti përqëndrohet me një problem-ngjarje dhe atij i jep forcë, i jep kuptim dhe mbrenda përmbrenda e qëllon mesazhin, e nxjerr në pah. Ka një stil tejet mjeshtror kur fjalët në poezi i rreshton dhe përshteten. Ndërtimi poetik i poetit vjenë si shkas i trashigimisë së tij prej një inidividi si shkrimtar respektivsht poet atdhetar. Ka një "brum" të veçant kur bëhet fjalë për poezinë e Xhelal Ferizit, si produkt i një imagjinate intelektuale dhe patriotike. Talenti i poetit arrinë që përmes poezisë të komunikoj me secilin, edhe me individin, edhe me shoqërinë edhe me politikën, me Kombin me secilin. Pra poeti ka shkuar aq largë sa që ka formuar "brumin" e një gjuhe poetike që po ta kishim at të drejtë nga autori, do ta kishim quajtur "Brumi i gjuhës ferizijane poetike". Po e themi "ferizijane" si emërtim i të gjitha vjershave të poetit tani më të shkruara dhe së shpejti presin që ta shofin dritën përmes botimeve shkencore.

"Loti i yllit"
Xhelal Ferizi

Loti i yllit

lot qe bjen prej yllit t, drites
kah ferkon eren ,n hapsir
a,thue e sheh,rrethin,t,elites
qe e kan lidh token n, zingjir
qe e,kan lidh ,me fjal,planetin,
qe e kan lidh lirin mbi dhe,
qe e helmosin ,fush,e,detin,
qe i helmosin kombe,e fe,

Në secilën varg, poeti arrinë që nga lartësia, e mespërmes erës arrinë deri te bllokimi i një sfere, që ajo kërkon zgjedhje nga zingjirët, kërkon liri, kërkon mjalt e jo helm dhe besimin e lirë të njeriut. Duke komunikuar me poezinë, bie në sy lartësia e poetit. Këtë e kemi potencuar edhe më herët, se nga dëshira autori prek imagjinatën, abstraktitetin, e vetëm e vetëm që ai don të realizon idealin e tij, që njeriu i sotëm kudo në botë të jetoj i lirë. Gajtë leximit të këtyre vargjeve , me një një vëmendje kemi me pa se poeti nga ndjenja dhe mendimi i tij që paraqet në poezi, paraqitet në at mënyrë sa që mund të përfiton lexuesin tërsisht duke prekur shqisat e tija. Kjo është aq a fortë sa që përmban ngarkesa kombëtare me tendenca për lirinë e njerzimit. Poezia e Xhelal Ferizit kryesisht qëndrohet në kufij të këtyre tendencave, dhe se shumë vështirë mund të largohet nga kjo fushë poetike.

Falë talentit dhe prirjes së poetit Ferizi, gjatë ndërtimit të tij poetik, ka arritur që në mënyrë të drejtë përdrejtë t'u jap kahje motiveve, ideve të cilat janë shtytëse për poetin dhe e bëjnë lëvrimin tek poeti. Nxjerrin më të mirën e poezisë.

Shumë herë në vargun e poetit kemi me vërejtur se sa ka përjashtime njëri varg me tjetrin, aq ka edhe plotësime. Asnjëherë nuk mund të dal i pakuptimt, qak edhe një varg. Duke u nisur nga kjo, deomos autori has në kundërshtit e realitetit njerëzor dhe polemizon me njerëz me mendim të kundërt, me ndjenja të kundërta dhe që tek ta ka humbur kuptimin fjala "LIRI", e drejtë njerëzore për të jetuar. Të gjitha këto vinë si rezultat i përjetimit të thellë të jetës të cilën e ka kaluar autori nëpër kazamatet e shkjaut, për mendimin e të shprehurit të lirë për të drejtatë e kombit të tij.

Po nga e njejta vjersh "Loti i yllit" po citojmë :

eh ti ,lot i, ylllit t ,qiellit
a s ma fal at gjuh qiellore
edhe at shprehje t ballit t diellit
ti shkruaj hjeshem tok s arbnore

Leximi në vetvete, në një ambient malor, e pse jo edhe fushor e pranë detit, kur njeriu nxjerr nga vetja at zërin që duhet kushtuar këtyre vargjeve, e që poeti e pikat me mjeshtërin e tij poetike apo me gjuhën poetike "ferizijane", do të nxjerrë nga shpirti atë që është dashtë që moti t'i shkruhet tok's arbnore. Vargjet janë të një stili thuase poeti Ferizi, ka një rregullativ të veçant e të caktuar që ka një kujdes tejet meritor. Poeti nxjerr nga vetja aq let vargun me përplot cilësi dhe vlerë. E bënë shkrirjen e vargut dhe vargjeve të tjera, duke e formuar mesazhin dhe kuptimin e poezisë. Vergjet e këtij lloji të poetit Ferizi, nxjerrin "KUSHTRIM".

Poeti, përveq ides artistike që paraqet mundësit e intonimit të poezisë që rezultojnë në krijimin e ndjenjës së tij, arrinë që tu jap tematikë. Kanë tematika që lexuesi në lexim të parë, ka mundësi të paraqet botën e mbrendshme të autorit. Prirja e tillë kur autori dinë me një mjeshtri tejet precize, arrinë që të gjitha vargjet e një poezie i vë përball dhe komunikon me to qofshin ato edhe të përmasave të zaknonshme.

Autorët e krijimtarisë së poezisë së mirëfillt, dinë që me vjershat e tyre të dallohen për shumë prirje të formave të ndryshme gjatë paraqitjes së tyre në varg. Sikurse që dallon poeti Xhelal Ferizi. Edhe Gjergj Fishta në krijimtarinë e tij ka një stil të veçant në paraqitje, kur thot:

Mos t'lshoj zemra as n'ditë t'sotit,
Ke thanë paska kenë prej Zotit,
Me mbetë ti nanë e pa djalë,
Zemra ime t'u tha
per t'gjallë
(Shih: Faqe 264, Lahuta e Malcis (origjinal) nga Gjergj Fishta. Botues: Fatmir Toqi)

Këtu edhe poeti Ferizi, edhe poeti Fishta, kanë diq të përbashkët në lidhjen e vargjeve, dhe në gjallërimin e tyre kushtimisht të themi, duke ju dhënë jetë secilit varg të vjershes dhe me përmbajtje të skajshme patriotike. Që të dy poetët i përkushtohen tërësisht çështjes kombëtare duke krijuar elementet karakterizuese me shtresë patriotike dhe një përkushtim të marrëzishëm kundër okupatorit.

Ideja e madhështisë së poetit Ferizi është se në vargun e tij ka një veçuri e cila dallon për kahë shpirtëzimi i poezisë. I shpirtëzon (kushtimisht) në disa momente kurse në fund shpirtëzimi e vargut hetohet tek lexuesi, sa që e dyturon që të këthehet përsëri në lexim e vlerësim.

Këtu unë do ta kisha emërtuar ngritjen dhe ramjen e prap ngritjen e poezisë së autorit Xhelal Ferizi, si një diagram poetik "ferizian". Ky diagram lëvizë sipas disponimit të autorit gjatë formimit të vargjeve të tija, here në madhështi, herë në vërejtje, herë në dashuri e herë në patriotizëm. Diagrami poetik "ferizian" ka krijuar tani më një gjallëri të një stili që dallon edhe nga poetët tjerë, po edhe nga ai i Fishtës, por jo në thelbë. Sepse në shumicën e rasteve lexuesi arrin që ta kuptoj, se një pjesë e poezive të poetit të math Xhelal Ferizi, janë "binjake" me të poetit të math Gjergj Fishta.

Poema "ferizjane" kategorizohet në disa rrafshe dhe po ashtu shpirtëzohet në disa rrafshe.

Ta zëmë, kur poezia e poetit Ferizi ka karakter kombëtar ka një shpirtëzim shumë më të math që dallon nga poezitë e rrafsheve të tjera qofshin ato kushtuar natyrës, detit, dashurisë, bukurisë etj. Këto të fundit kanë një diagram më përmbajtës, por

që kanë prap gjallërinë në mbrendi. "Bukurija"
Xhelal Ferizi

Po citojmë disa vargje nga poezia "Bukurija"

a ndoj sharm që bjen me fije
mbi safire e dritë larmije
kush t' krijoj moj bukuri
meteort ,thonë kur janë shkri
udhëve t' rrezes, n' tokë kanë mbrri
a thue bashkë janë ba shumë dete

Kur autori i shkruan "Bukurisë" e qetëson shpirtin dhe me një ledhatim artistik i thurë vargjet krahas krijimtarisë të një përvoje nga poezitë më të komplikuara për mendjen e lexuesit. Poezia e krijuar mban elemente të reja, që kur thuhet: "a ndoj sharm që bjen me fije"," mbi safire e dritë larmije"! Shiko se sa me kujdes poeti e fillon me sharmin, safiren dhe dritën, e deri te shkrirja që i sjell në tokë. I sjell afër vetes dhe mundësive të njeriut, që "Bukurija" të preket. Nuk e lenë lartë. Dhe hyjnia e këtyre vargjeve është kur nga të gjitha këto elemente i bashkon me shumë dete. Prandaj për lexuesin dalin të reja, sepse dallojnë në diagram dhe kategorizim e po ashtu në shpirtëzim.

Motivi i vjershës e motivon vet aotorin Ferizi, që ai patjetër duhet ta mbanë pothuajse në gjithë kohën një konstantë shpirtëzimi, që vërtetë autori e qëllon dhe ja përshtatë vetë poezisë „Bukurija"

Cito me vëmendje duke i përsëritur disa here se çfar nxjerr autori Ferizi:

që ti nt' folun e dehë hanen
që me ballë , e joshë rrezanen
edhe diellit i shton oreksin
me ta shndritë,mbi shend refleksin

Fund e krye është bukuri artistike dhe për asnjë milimetër autori nuk largohet nga vet titullimi i poezisë, „Bukurija". Çka nuk ka të bukur........ ?! Asgjë. Lexuesi mbahet pikërisht kur autori në vargun e tija i jep një „frymarrje" që të mbanë kondicionin e leximit të lexuesit po aq sa kuptimësinë më të thellë. Vet imagjinata e autorit, arrinë aq lartë, sa që bindet vet lexuesi se ka personazhin e krijuar në varg që quhet "Bukuri" A në fakt, këtu kemi të bëjmë me imagjinatën e krijuar të vet autorit me ide të temës dhe motivit. Lexo:

„që ti nt' folun e dehë hanen" ! Vet bukurija, sipas fantazisë së autorit është aq e bukur dhe ka një talent të rrallë në t'folur, shkon aq largë, deri te „dehja" e hënës.

Imagjinatë e një varianti mahnitës, tejet provokues gjë që unë kisha për ta titulluar „Bukurija e shpirtërores". Po qe se i shtohet : "edhe diellit i shton oreksin". Krijimi i vizionit që në këtë vargë janë „t'folunit" dhe „oreksi" që janë kryefjalë të vargut, e që poeti me një mjeshtri perfide i ik dimensionit moral në të shprehur. Por pa tjetër don që shpirtërorja të thuhet. Këtë edhe ja arrinë. Cito më poshtë:

bukuri,kush t'pagzoj në emër
diell e hana, n'dertuan zemër
po at gjak që t'rrjedhë prej ari
që t'lakmojnë lulet mbi bari

Me këtë rast, deomos duhet të kihet parasysh fakti se krijuesi arrinë që t'i bashkoj estetikën dhe etikën në këtë poezi përmes vergjeve.

Ç'ështje bëhet kur për „Bukurinë" duhet shkruar, autori i vjershës, krijuesi, disi paraqet në tendencë, se ja vlenë për t'u flijuar diçka për „Bukurinë". Sa më madhështore të paraqitet fenomeni "Bukurija", koha dhe kërkesat për „Bukurinë" sa vinë e shtohen, kurse poeti Ferizi e favorizon këtë poemë. Favorizuese është edhe për vet lexuesin, kur arrinë që ta gjej vetveten në këtë poezi. Krijimi tematikë i kësaj poezije, përmblidhet mbrenda gjinive, „i bukuri" dhe „bukurija" si një koncept që e identifikon artin e bukurisë.

Në të gjitha „Liriket" e poetit Ferizi si: „Në mes tuaj", Kërkimi", „Bukurija", „Do gjak mbi borë", „Që nuk mund të thuhet", „Nuk e dini" "Pasqyrja" "Hapi mbas kohe" e shumë të tjera, kanë konfiguracione me die që prekun shumë fusha, tema të larmishme. Shpesh autori e bind lexuesin me krijimtarinë e tijë dhe formulimin e vargjeve, sikurse tani kur kemi të bëjmë me poezinë „Bukurija". Del shumë origjinal, thuase ky autor, poet apo edhe krijues, nuk merret me asnjë poezi tjetër, përveq asaj të Bukurisë. Thuase ju ka kushtuar tërësisht kësaj fushe poetike në krijimtari. Vet lartësija e vargjeve dhe talenti i autorit bie ndesh me lexuesin pasi ta lexon këtë poezi. Pse? Sepse e ka të vështirë që pasi të lexohet poezia të njoftohet lexuesi se poeti Ferizi shkruan për shumë fusha poezi. Për lexuesin kishte me qenë e pa kapshme dhe jo bindëse. Sepse poezija dhe mjeshtrija e formulimit të vargjeve kalonë në poezi moderne.

„Që nuk mund të thuhet"
Xhelal Ferizi

Po citojmë disa vargje nga poezia: „Që nuk mund të thuhet"

Me që fjala është për një poezi sa abstrakte, sa filozofike aq edhe artistike. Në poezinë „Që nuk mund të thuhet", poeti krijon poezinë pa e thënë vizionin e tij poetik gjë që detyron lexuesin të përqëndrohet ma me vëmendje në lexim dhe vlerësim. Që lexuesi ta gjej vet vizionin e poezisë së autorit.

pse nuk thuhet se gjuha nuk mund ta percjelllë se e mbytë ate vetëm shpirti i stërvuajtur e mbanë ajo e pa thanun qe se shohin sytë armet shpirtrore dot nuk e vranë

Shikuar nga pikëpamja e mbrendshme, lexuesi mund ta humbë busollën dhe aspak poeti Ferizi nuk don që të paraqet ndjeshmërinë pak më hapur për lexuesin. Krenarija në paraqitjen e poezisë kombëtare, dallon shumë me poezinë në fjalë se këtu tek krijuesi flet shpirti dhe të gjitha dalin nga ndjenja e zemrës pa dashur që të paraqitet hapur. Bile arrinë mjeshtërisht, që t'i mbetet besnik vet titullimit të poezisë. Autori, arrinë ta detyroj lexuesin që ai të futet në vargje dhe të analizoj vet, pikërisht arrinë që titulli i poezisë t'i përket përmbajtjes së poezisë. Dhe nuk thot, apo siq e titullon autori: „Që nuk mund të thuhet"!

struk thell në përjetsi të vetëdijes
apo nën vetëdije fshehur vepron
sa do që i kam thirrë qellimit e hijes
as pesha e loti nga zaptimi se largon

Sa bukur vepron poeti para lexuesit, që tërheqë me elmente "konstruktive" duke dhënë një "shenjë" se figurativisht po e përshkruaj por që nuk mund të thuhet!

Kush shkruan : "struk thellë në përjetsi të vetëdijes", diq që ngulitet në përjetësi shpirtërore e që nën vetëdijen e individit vepron shoqo vargun e dytë : "apo nën vetedije fshehur vepron" !

Ose në dy vargjet e tjera të fundit të strofës : "sa do që i kam thirrë qëllimit e hijes", "as pesha e loti nga zaptimi se largon" ! Sa do që poeti thërret arsyen e hijes që është diq e kotë, është e kaluar e mbaruar, diq që është shkri duke u sajuar në thirrjet e arsyes, pa dyshim se e bënë më interesante formën e parqitjes së kësaj strofe, e që dallon nga e para apo ato që vinë më vonë.

Vargu i poezisë kur thot: „struk thell në përjetsi të vetëdijes" dëshmon që ajo strukje e thellë dhe në përjetësi të vetëdijës, të mendjes, tregon thellësi që as për së afërmi nuk e ka mundësinë që të dal. Aty do të mbetet në përjetësi. është një „lajmë" që dikuj i drejtohet, e që nuk thuhet! Apo kjo lidhet shumë bukur me vargun e dytë: „apo nën vetëdije fshehur vepron" kur qëllimisht poeti vihet në pozitën e një besniku tani më të besatuar, edhe pse ka tendenca që t'i thërret arsyes por nën „hije" e ka me kot, cito: „as pesha e loti nga zaptimi se largon"! Del i tëri i robëruar për diq që nuk mund ta thot, apo nuk don ta thot, që mos t'i ik kuptimi i titullimit të poezisë. Vërtetë art i krijimtarisë, që tani këtë kisha me formuluar si një "Monolog", kur vet autori ka hulumtuar për ta gjetur dhe zbutur zemërimin e tij, e që don të monologoj nga largësija, pa dashur që ta potencoj! Jo rastësisht poeti e titullon poezinë me këtë emërtim.

Lexojmë strofën e tretë:

zaptimi a thue për jetë qerdhe gjeti
si hyri aty u përvodh
dhe loti im me pasthirrmë i shkreti
sa herë të pathanures iu drodh

Ja tani ku na del se „zaptimi" por autori mbanë me „fanatizëm" sekretin e poezisë, sepse ne kemi zaptim dashurie, zaptim kombëtar, zaptim ideologjie, zaptim poetik e shumë e shumë zaptime që kishin me u përshtatë me idenë e autorit. Ose autori i jap vetes të drejtë që të manipulon në rastë zbulimi, sepse vërtetë është diq që nuk mund të thuhet.

Korrespodenca në mes individit me personin „personazh" që autori nuk don ta thot, shprehë një mall të pa shuar e që ne mund edhe ta emëtojmë.

Ne kemi mjaft materjal në këtë poezi, që autori herë pas here ngacmon lexuesin për një interesim edhe më të madh në arritjen e zbulimit të qëllimit.

Se autori me zgjuarësinë e tijë, vë në plan të parë idetë dhe përmbajtjen e poezisë, tani më u vërtetue shumë kjartë. Kombinimi mjeshtëror dëshmon frymëzimin e tij poetik, që poezija e tij e ruan freskinë dhe besnikërinë në lidhjet me jetën, njerëzit dhe të kaluarën. Këtu tërthorazi del edhe dhimbja e cila buron nga vetëfakti kur autori mbetet anonim. Qortim në vetvete kur nxjerret fjala nga thellësia me motiv dashurije. Poeti arrinë që përmes kësaj poezia nxjerrë në pah: "se si duhet mbajtur sekretin", "mundësinë e njeriut për t'u shprehur gjithëmonë duke u thirrur në titullimin e poezisë", "Që nuk mund të thuhet", a në fakt nga mbrendësia shpirtërore e nxjerr emocionin. Kjo ngjanë në filozofinë e të shprehurit të një sokrati Amerikan që quhet Stephen R. Covej, e që në librin e tij "7 zakonet e njerëzve të suksesshëm" përmes leksioneve të fuqishme arrin në ndryshimin personal në jetën e njeriut. I njejti poeti Ferizi arrinë që përmes poezisë krijuese të tijë, arrinë që të ndikoj në personalitetin e njeriut e të ndryshon në jetën e tij.

Poezia „Që nuk mund të thuhet", është një filozofi në vetvete dhe tejet provokuese që mund t'i japesh shumë dimensione, shumë kuptime dhe nuk mund ta anashkalosh pa u merr me te.

ajo që nuk mund të thuhet më është bë
psherëtimë
nuk thuhet sa e pa thanun është sa
vret
nëse thuhet të gjithë yjet mund ti
ngrinë
kur deshta ta them se ajo e vrau
dashurinë
habíja vetëm nga dashja akoma pa u
thanë nisi vet me vete po flet

Kur poeti Ferizi shkruan, mendohet në aludime të një mundësije "xhelozije", "dashurije", "urrejtje", "mënie", prek realitetin e hidhur, dhe gjithësesi don që të mbetet në realitetin konkret. Diq e humbur e që nuk mund të arsytohet në zëvendësim. Të gjitha fjalët në varg, poeti paraqet rrjedhshëm : "ajo që nuk mund të thuhet më është bë psherëtimë" , "nuk thuhet sa e pa thanun është sa vret" ! Filozofi në vetvete. Një gjë është ma se e sigurt, se poezia kalon në rrafshin personal të individit. Kjo nuk ndryshon. Po ashtu komunikimi poetik kalon në vizionin e rrafshit personal. Edhe kjo është ma se e sigurtë. Poeti krijon „monologun poetik". Largon të gjithë aktorët e mundshëm për pjesëmarrje në poezinë „Që nuk mund të thuhet". Po e citojmë tri vargjet e fundit të strofës :
"kur deshta ta them se ajo e vrau dashurinë", "habíja vetëm nga dashja akoma pa u thanë" dhe "nisi vet me vete po flet" !

nuk gjet as loti fjalën as dijen
as shteg me formulë
nëpër shekuj ndoshta s' kanë me ia pa
hijen
prirjet e jetes me vulë
Ose :

ja kjo është ajo që nuk do ta
kuptoni
përvjedhur është marrëzisht
nuk thuhet mos pyetni se kur se
mendoni
se kush në këtë lojë ka gisht

Poezia „Që nuk mund të thuhet", nga poeti manifestohet përmes trajtimit të gjuhës poetike që të jap pak mundësi në kuptimin që lexuesi të krijon bazën për kuptimin sa më të mirë. Ndërsa në strofen tjetër, lexuesi detyrohet që të humbë edhe at pak bazë materjali që ju dha nga poeti, ta humbë, kur autori thot:

„ja kjo është ajo që nuk do ta kuptoni", „përvjedhur është marrëzisht!, „nuk thuhet mos pyetni se kur se mendoni", „se kush në këtë lojë ka gisht" !

Pse autori drejtohet me fjalën: „ja kjo është ajo që nuk do ta kuptoni", kur në kushte normale nuk don të prek tërësisht mbrendsinë e kuptimit, sidomos kur don që t'i mbetet besnik titullimit të poezisë. Por në disa momente jep disa elemente sado të vogla që mund të jenë kuptimore dhe tematike.


Këtë ja arrinë nëpërmes mendjemprehtësisë, burimit të pashterrshëm të fjalëve, pasurinë e shprehjeve artistike, ideve fenomenale për ta kapur qëllimin, zgjuarsinë e lidhshmërisë në vargje dhe shpirtëzimin e poezive. Këtu është bazamenti i të drejtës sime, që krijimtarinë e poetit dhe atdhetarit Xhelal Ferizi, ta quaj krijimtari "FERIZIANE".

"Amaneti"
Xhelal Ferizi

Në lirikën "Amaneti" po e lexojmë dhe kemi me pa se sa provokuese (me plotë të drejtë nga autori) është poezia. E lexojmë:

jam liriku me i pendë t 'lehtë
e' kam lanë po amanet
vorr mbi dhe për mos me m'qelë
mua gjallesat mos me m ' shkelë
mos me ardh te vorri me letër
me lexue gjithfarë lugetër
veç për fjalë do farë madhore
me ma prishë qetsinë kohore
kur sa isha gjallë mbi dhe
me harresë n 'shekuj m' ka bre
ka pas thanë dikurë nji hallë
këndoma kangen sa t' jem gjallë
se mbas vdekjes edhe maqorri
din me que pak bisht te vorri

Qysh në vargun e parë, poezia mbanë një modesti: "jam liriku me i pendë t 'lehtë" që do të thot se i lehtë po, por jo për anashkalim. Poezia mbanë një mesazh në mbrendësinë e saj dhe i drejtohet njerëzve me përgjegjësi, apo kritikë e drejtë-përdrejtë, që ka subjektin në vete. Kur thot: "vorr mbi dhe për mos me m'qelë"," mua gjallesat mos me m ' shkelë"! Këtu poezia hap një polemizim hapur me subjektin, që varri afër gjallesave (subjektin e quan gjallësë, se nuk e meriton ndryshe), të mos i hapet dhe të mos e kanë at mundësi për të shkelë mbi varrë. Poeti me të drejtë shprehë paknaqësinë.

Kjo është fatale dhe ua merr të drejtën e subjektit (faktorit njeri), që në ditën e amshimit të vjen tek varri gjithëfar "lugeter" me një letër. Kjo poezi ka të bëjë me kritikën, por sa bukur është nxjerrë nga autori në mënyrë artistike. Kjo poezi tematike midis poezive të tjera, mund të jetë një prej poezive më të avansuara të poetit, kur ka të bëjë me subjektin i cili duhet të dal me vlerësime, ndaj atyre që sakrifikuan. Por jo pas vdekjes, por sa njeriu është gjallë. Simbolika e poezisë, shkaqet dhe motivet janë të shumta, që poeti nuk ka dashur me qëllim të lëshohet më thellë. Këtë e lëshon si një sinjal të parë për subjektin. Apo i jap një rast subjektit për këndellje. Poeti nuk ka shpërthyer, sikur që din vet të shpërthej, me shpresë se kjo do të hasë në drejtësi një ditë. Si rrethanë lehësuese e merr kohën nëpër të cilën po kalon Kombi i tij, që gjendet në një udhëkryq.

Aftësia e autorit Ferizi është, kur përmes krijimtarisë poetikë të tijë, arrinë që botën e tijë të mbrendshme ta paraqes kahdo që anon. Herë kah dashurija e her kah vërejtja. Her kah lavdata e her kah kritika. Her kah ngritja e her kah ramja. Her kah bukurija e her kah e shëmtuara. Kjo e begaton poetin me aftësinë e tijë me botën e tij paqësore, sepse tek shpirti i tijë gjenë edhe gëzimin edhe dëshpërimin. Pikërisht krijimtari "FERIZIANE"

Kemi me vërejtur një fenomen tekë poeti Ferizi, që për të arritur të kap qëllimin e poezisë, shpërthen vrullshëm dhe nga ai shpërthim i shpejtë, për ta qitur në faqen e fletës, fare nuk i përkushtohet drejtëshkrimit. Këtu çfaqet origjinaliteti i autorit, se nuk premton koha për një drejtëshkrim gjuhësor, se mund të ik ideja dhe kuptimi i poezisë, apo të dal nga ideja e cila posa ka lind dhe është në shpërthim e sipër. Sikur doktori për ta nxjerr analizën e një sëmundje, përdor drejtëshkrim tejet të palexuar dhe të pakontrolluar.Me rëndësi për te është që analiza të potencohet dhe kuptohet. Në këtë rast poetin Ferizi kisha me quajtur, "doktorin e drejtëshkrimit poetik". Rëndësi ka për poetin në fjalë, arritja e evidentimit të poezisë, ides dhe kapjen e fantazisë në poezi. Gjë që i përkushtohet me tërë ndjenjen e tijë shpirtërore. Drejtëshkrimin e qet krejt në rend të dytë, për të zënë vargun artistik. Për autorin me rëndësi ka poezia dhe ideja.

"Shiu"
Xhelal Ferizi

Po ta marrim poezinë e autorit e titulluar "Shiu". Ndër thuhet:

Je Si Guri i Safirit
Rrumbullak ;kur Bjen Kallirit
Grurit t'Bardhë që Valzon Në Ara
Ku i Gjelbron Blerueshem Fara

Lexo edhe më poshtë:

Ah O Shi Ti i Këndshmërisë
Si Currili Që e Qendisë
Bimë Natyren e Bujqsisë
Tii Je Vet Arti i Qiellorit
Ti Je Ngjyra i Shejtnorit
Qe Bjen Langshem Mbshtjellë Me Dritë
Bimë e Bari Ti që i Rritë

Poezitë e autorit sikurse në këtë poezi që paraqitet varianti vertikal (i lartësisë nga qielli) në mbrendësinë e shumë poezive preket edhe varianti horizontal (që përfshinë rrafshin). Pra përfshirja e kësaj poezije dhe poezitë tjera të poetit përfshihen në dy varjante: horizontale dhe vertikale. Varijante që burojnë nga realiteti që poeti inspirohet nga secili subjekt apo objekt që ndodhet rreth neshë, del se poeti në poezitë e tijë përveq varjanteve horizontale dhe vertikale, arrinë që të të prekë edhe varjantin e mbrendësisë (në thellësi), i shpirtëzon. Të gjitha këto varijante e bëjnë poetin të begatshëm në aftësit e tija poetike. Lexo në strofin më lartë kur thot: "Je Si Guri i Safirit" ,
"Rrumbullak ;kur Bjen Kallirit", "Grurit t'Bardhë që Valzon Në Ara", Ku i Gjelbron Blerueshem Fara"!

Poeti në këtë rastë e vlerëson në mënyrën e vet më të çmuar në "safir". Ose "rrumbullak kur bjen kallirit". Këtu ka ngjallje emocioni tek lexuesi. Prekë një vizion thelbësor që i vërtet i përkushtohet shiut. Lexo: "Ah O Shi Ti i Këndshmërisë", "Si Currili Që e Qendisë" ! "Ah o shi" është diçka autentike që del nga thellësia drejt e te shija e këndshme. Edhe ramjen e tij në fjalë të përkushtuar "curril" që e zbukuron me ramjen e tijë, apo e qëndisë.! Vërtetë lexuesi mund të hamendte në lexim, po qe se futet në thelbin e poezisë. Bëhet një lidhshmëri e vargut dhe kuptohet se poeti ka një përvojë në thurjen e vargjeve.
Përpilimi i poezisë nga autori me një pasuri shprehjesh "ferizijane" është e pasur me shprehje të pastër poetike.

është e pa mundur të anashkalohet një poezi, që gjatë leximit, e të mos ndalet për të vlerësuar strofën e poezisë "Shiu", ku në secilin vargë të cilën e ka shkruar poeti ka një kuptim. Kuptimet e këtilla, i japin esencën e poezisë dhe mundësit e veprimit nga shiu apo pikat e tijë. Autori thurë vargjet dhe të gjithave u jap një frymë poetike. Këtu prekë emocionet e një bujku mërgimtar, që ka kohë që nuk është marrë me bujqësinë. Lexuesi me profesion bujkë, apo edhe agronom, kishin me ditë shumë më mirë për ta vlerësuar poezinë e autorit "Shiu", se sa bukur e ka peĺrshkruar shiun, se sa shumë e ngritë dhe e vlerëson edhe një pikë shi. Me poezinë "Shiu" poeti done që të ngacmon shtresen e njerëzve që punojnë me tokën, sepse shiu është i bereqetshëm.

N Gurë ;te Ujit;kur Ngjyr T;ket Shkri
Ashtu Shkrinë Ai Shi Tue Rrshqitë
N Bim N Për Kopshte Tue Flladitë
Qdo Shtat Bime Tue Ujit

Poeti Ferizi, duke u përpjekur që poezia e tijë të përfshihet edhe në kuptimin e pezisë por edhe në qëllimin e saj, arrinë që të dyave edhe kuptimit edhe qëllimit t'u jap domethënje. Qëllimi i autorit është që shiun ta rënditë si njëra ndër tematë më prioritare që duhet të përfshihen në krijimtarinë e tijë. Lexo: "N Gurë ;te Ujit;kur Ngjyr T;ket Shkri",
"Ashtu Shkrinë Ai Shi Tue Rrshqitë" ! Këtu autori e sjell shiun, shkrirjen e tij në rrëshqitje. Po ashtu autori i jep edhe ngjyrë, sepse e shef diq të bukur, arti e preferon ngjyrën (kushtimisht). Në sytë e autorit që e shef ai aq bukur shiun, ai i jep ngjyrë shiut, sepse shpirti i autorit është i mbushur në shpirtin e tij ma artë, me të bukurën. Prandaj në sytë e tijë shiu ka ngjyrë, ai shëndritë, ai ujit, ai flladitë dhe madhorja e autorit kemi ma pa se kur thotë aq bukur: "N Bim N Për Kopshte Tue Flladitë", "Çdo Shtat Bime Tue Ujit"! Po ta marrim edhe shkencërisht, se shiu është uji i reshjeve që formohet në avuj në atmosferë. Avujtë e krijuar në atmosferë gjatë ftohjes krijohet në gjendje të lëngët në shi dhe pika-pika bie në tokë. çka e tërheq poetin?! Poeti inspirohet me pikat e shiut që ujitë çdo shtatë bime, kopshtet duke i flladitur, duke ju dhënë një pamje bukurije.

Lexojmë më tutje poezinë ku ndër të tjera shkruan:

Shi O Shi O Shi;lotbardhë
Je Si Lëngu N' Ftue E Dardhë
Je Si Guri i Safirit
Rrumbullak ;kur Bjen Kallirit

Te njerëzimi, shiu sjell të mira bimore, malore, fushore dhe shiu rritë gjithëçka që mbihet mbi tokë dhe është e gjallërueshme. Jo rastësisht poeti e simbolizon shiun me lotin kur thot:

"Shi O Shi O Shi;lotbardhë"! Simbolika e shiut në lot, jap tjetër vlerësim tek poeti. Përveq lotit poeti për t'i dhënë edhe shie simbolike shiut, ai formulon një vargë shumë përshtatshëm duke e zbuluar tendencën e tija për shiun kur thot po e citojmë: "Je Si Lëngu N' Ftue E Dardhë"!

Duke e ditur se nga çdo pemë bimore sidomos ato që ne i përdorim si ftonin e dardhën, kur ato shtrydhën del një lëngë pemësh (frutash) që shtë tejet I shijshëm, i freskët.

Poeti ngadal por sigurtë arrinë që formulimi i vargjeve ta kenë kuptimësinë e saj kushtuar shiut. Këtë edhe ja arinë me plot sukses. Asnjë vargë i poezisë nuk largohet nga shiu dhe shprehje për shiun. Këtu qëndron aftësija krijuese e autorit.

Pikërisht dhe tejet origjinale shprehje poetike "ferizijane". Kjo arrihet falë në formulimin poetik, falë aftësive të larta krijuese të autorit.

"MORA N' VARGJE ART PREJ HANE"
Xhelal Ferizi

Ne kemi me pa edhe në poezinë e tij të krijuar, e cila titullohet:

"MORA N' VARGJE ART PREJ HANE"

Vet titulli i poezisë, të cilën autori e titullon me qëlim që të përqëndrohet kryesisht në artin futet në përfshirje. Kurse në artë hynë me bukurinë, dashurinë, hjeshinë...!

Ne do ta lexojmë ngadal e me vëmendje disa strofa, duke u ndalur në disa vargje. Sa bukur në shprehje poetike, poeti arrinë që herë të dal te vajza Diana, herë te motratë, herë te mikeshat, herë në Dardanë e kështu me radhë. Larmi me pasuri tejet mjeshtrore që arrinë të lidhë vargjet duke e mbajtur lexuesin gjithnjë afër.

Poeti bukurinë e emërton me emrin Diana. I shkruan dhe i drejtohet Dianës.

Lexo: "MORA N' VARGJE ART PREJ HANE"! Çfar komunikim me hënën (sipas autorit hanen), sa bukur e stilizon hënën. Thuase vetëm në hënë ka artë, vetëm hëna jep vargje të bukur prej arti! Poeti gjithëherë priret të shef vetëm bukur gjatë krijimtarisë së tijë, sidomos kur i përkushtohet kësaj fushe.

germa drite në gjuhë nane
mora vesen permbi bari
dhe shkëlqimin qe e ka ari
dhe pingulet rreze hana
me t' përshkrue ty moj Diana

Bukurija nga poeti në këtë poezi, identifikohet me "Dianën". I kushtohet Dianës si simbolikë. Por po qe se e analizojmë më mirë dhe futemi në një studim pakë më reale, poezia në vetvete i kushtohet subjektit dhe askuj tjetër. Këtu poeti nuk përdor indikacione, por shkon në bazë të një mungese të mbrendshme i përvujtun, pa lënë asnjë dyshim tek njeriu që parafrazohet dhe i kushtohet përmes poezisë! Së paku poezia zbulon karakterin e saj të mbrendshëm. Këtu hudhet menjëanë friga. Disi vjenë në shprehje trimërija e paraqitjes, duke aluduar "mjaftë pritëm e nuk shkrova"! Lexo: "germa drite në gjuhë nane", mora vesen permbi bari", ! Germa drite në gjuhë nane. Këtu është prirja e poetitë kur formulon bukur vargun në "gjuhë nane", gjuha kombëtare, shqipja. Lexuesi orjentohet që në fillim të poezisë, duke dituer se ka të bëjë me vlerën e krijimtarisë. Apo mora vesen (lëngë që bie mbi barin, livadhin, bar i vesuar, i lëngët me vesë), përmbi bari.

Në mungesë të ngyrës për të shkruar e që ndodhet rastësisht vet në natyrë që e inspiron të dashurin e Dianës (poeti shumë bukur, arrinë që i dashuruari për Dianën edhe pse në fushë dhe nga dëshira për t'i shkruar detyron të marrë vesen), në mungesë ngjyre e merr vesen që i duket baras me shkëlqimin që e ka ari. Shprehje vërtetë poetike. Prekë thellësisht në shpirtë, dhe poezia merr kahjen e vet për t'u gjallëruar. Thuase ka ndodhë diqë e vërtetë, dramë e vërtetë. Kur shumë poet, në mungesë ngjyre në poezitë e tyre, kur i dashuruari pret gishtin dhe me gjakun e vet i shkruan të dashurës! Kjo vesa e poetit Ferizi dallon dhe krijon një antologji shumë më të kapshme për lexuesin e rëndomtë dhe është më romantike.

Kurse në dy vargjet e fundit ku shkruan: „dhe pingulet rreze hana", "me t' përshkrue ty moj Diana" ! Punguluet (që zbret nga lart posht, ose nga posht lartë. Rreze pingule nga hëna e në tokë) paraqiten një lidhshmëri në këtë poezi sipas poetit, që vinë deri përshkrimi i Dianës.

që at gaz ma ke si ylli
qehren fletë që e mbanë kërcyelli
ëmbëlsinë si shpirtë ylberi
gazin e qelë si ngjyrë sheqeri

Poezia e autorit Ferizi, "MORA N' VARGJE ART PREJ HANE", lënë mbresa për një poezi të shquar. Kështu që autori në tekstin e formuluar në thurje të vjershes, autori bënë një tematikë që është në zhvillim e sipër. është në lidhje vlera e paraqitjes së kontaktit me Dianën, se si duhet komunikuar dhe hjek muret që mund të ndajnë gazin që është si ylli. Apo që shkonë më tutje: „qehren fletë që e mbanë kërcyelli", „ëmbëlsinë si shpirtë ylberi", „gazin e qelë si ngjyrë sheqeri"!

është një shkallë a lartë krijuese e realiste prej një autori siq është z. Ferizi. Përkatësisht formatë e poezisë në fjalë në poezinë "MORA N' VARGJE ART PREJ HANE", janë identifikue me bukurinë (qehren) e fletës që e mbanë kërcylli. Apo kur në varg thuhet ëmbëlsinë si shpirtë ylberi, e menjëherë e lidhë bukur vargun kur thot: "gazin e qelë si ngjyrë sheqeri"! Cila mund të jetë sipas autorit simbolika e ylberit dhe sheqerit. Mund të themi lirisht se me futjen e ylberit, i cili simbolizon hjeshin e shtatë llojshe ngjyrash, harku në qiell që ka ngjyrat e spektrit të dritës dhe hjeshon qiellin për kah bukurija. Sheqeri në këtë rastë paraqet ëmbësinë e Dianës, më shumë se sa ngjyra.

gjithë t'ue mbajt doren nën faqev
siç mbanë fleten manushaqe
e at shikimin art natyre
diamant at shprehje ftyre

Poti përmes këtyre vargjeve, më tepër është përqëndruar në që ta përshkruaj fëtyrën e Dianës duke filluar që nga mbajtja e saj doren në faqe, shikimin e artë në fëtyrë, leximi i saj prej në diamanti me fëtyrën e saj e kështu me radhë. Këtu më tëpër është një përqëndrim i leximit të fëtyrës së Dianës. Këtu përdoret një metodë me tendencë, se fëtyra në shikimin e saj ka shprehje, mendime në dashuri flet, . Shprehja vjen që nga dora e mbajtjes në faqe, edhe kjo ka thënjën e vet, apo gjuhën e vet që Diana mund ta kishte thënë. Poeti në këtë rastë Daianën e lexon apo e qet në pozicionin e të dashuruarës, përmes qëndrimit të saj. Arrinë shumë bukur që të kuptohet në shikim të parë. Ndërsa fjala gojore e Dianës mbetet në plan të dytë, apo poeti e mbanë si statuj. Nxjerrja e këtij reflektimi nga poeti Ferizi, e bënë lexuesin të thellohet, dhe përpara syve të tij e paraqet Dianën si një vukuri të rrallë. Të dashuruar, e thelluar në mendime e shumë vargje prej arti.

Lexo më tutje:

më fal se arti po më nxitë
ti përshkruaj ty bukuritë
me sy të mirë që të sheh hana
ti je sharm që rrin ndër zana

Çfar thurje e mirë e vargjeve, dhe përshtatjen e saj të përsosur. Është
e rrallë te poetët, që e tëra poezia t'i përmbahet temes, sikurse që ndodhë tek poeti Ferizi. Krahas kësaj s'do mend se duhet të veçohet ideja e strofës dhe e poezisë në fjalë, që fund e krye është art.

Ka vlera artisitke dhe prekun qelizat e ndjenjave shprirtërore të lexuesit dhe të atyre që merren me artin në veçanti. Të gjitha vargjet e poezisë lidhen me shprehje të përshtatshme. Çka don të thot poeti kur thot në vargun e parë: „më fal se arti po më nxitë".....! Vetë fjala më falë, zënë një vend meritore dhe tejet të kulturuar që len mbresa tek gjinia, apo në këtë rast tek Diana. Poeti para Dianës ndërton një imazh, që Diana ka të bëjë me një individ që merret me artin, dhe përmes shprehjeve artisistke të poezisë, dhe vet bukurija e Dianës, e detyron petin që të merren me bukuritë.

Apo fjala „nxitje"! Çfar e nxitë autroin që të përshkruaj sytë e bukuritë, e gjer te vargu i funditë: „me sy të mirë që të sheh hana", „ti je sharm që rrin ndër zana" ! Kryesisht kemi të bëjmë me motivacionin, që është bukurija, kurse në këtë rastë poeti arrinë që për kryefjalë në këtë varg Dianën ta paraqet me një sharme që rrinë ndër më të bukurat.

Lexo më tutje:

e unë këngën ta vargisi
me cicrrimë t' zogut n' majë lisi
me shpirt qiellë të gjerë t'poetit
ty që m' je si lulja e detit

Mesazhi për Dianën, se përshkrimi i saj përveç vargjeve artistike në poezi, i dashuruari (që e cek edhe vet në vargun e dytë poeti), donë që të paralajmëron, se për të ka gadishmëri edhe të këndoj.

Mund të them pa fije mëdyshje se poeti me këto vargje i jep shpirt poezisë kushtimisht të themi, dhe e gjallëron. Poeti me sa shifet, ka dashur që me çdo kushtë, kësaj poezija t'i jep emocione të ndjenjave, kushtimish të themi.

Ta marrim cilindo varg të poezisë dhe do të shohim se në mbrendësin e tyre lënë të kuptojnë në qëndrueshmëri, besnikëri dhe dashuri. Kjo fiksohet nga poeti, i cili arrinë që përmes shprehjeve (të pasura që posedon), të fitojë iden kuptimore të poezisë. Synin në të njejten kohë edhe saktësinë e të shprehurit për Dianën, shprehje të cilat të jenë sa më joshësedhe tërheqëse.

Në dy vargjet e para që thuhet: „e unë këngën ta vargisi", „me cicrrimë t' zogut n' majë lisi" ! Shpirtësia e poetit paraqet, se për Ty Diana mund të këndoj në çdo vend, në çdo kohë dhe me çdo lloj vegle (në këtë rast në vend të veglës, me cicrrimë t'zogut n'maj lisi). Apo kur thotë në vazhdim: „me shpirt qiellë të gjerë t'poetit", „ty që m' je si lulja e detit"!

Shpirt qiell !? Çka don të thot poeti !? E thot, edhe me një metodë perfide poetike „ferizijane", ja arrinë që të kap qëllimin e poemës e titulluar "MORA N' VARGJE ART PREJ HANE".

Me shpirt qielli, autori paraqet shpirtin e tij të gjërë qoft edhe duke e precizuar idenë në varg.

„Pse"
Xhelal Ferizi

Në poezinë "Pse" poeti e krijon një imazh, i cili shoqërohet me lidhësen (pytësen) "Pse". Imazhe të tilla të krijuar nga poet të aftë sikurse poeti Ferizi me ide sikurse në këtë rastë me këtë poezi, bëhen bartëse të besueshme ideore mbi një ndërtim ideor në poezi. Gjatë leximit të poezisë, duhet pasur gjithëmonë parasysh mundësistë e të shprehurit në artin e poezisë. Atëherë do të arrihet kapja e tendencës së poetit Ferizi duke ditur dhe zbuluar imazhin e kësaj poezie, e cila fund e krye është me vlerë artistike.

Po e lexojmë me vëmendje poezinë „Pse":

po pse ti oj fort fletëbardha e gzume, nuk ma hodhe nji ylber lidh për zemre ditëve t' lume, në at Kosovë dikund n'pranverë po pse ti oj shkrirja e ngjyrë bardhes, nuk ma hodhe k'ndej me nxe ndoj copë dielli a ujë t'shkumbardhës, kah Shqipnisë i thonë Atëdhe po pse ti oj fjalëbardha e motit, nuk ma qove një të falë me hije a s'mi sheh qerpikt e lotit, kahë po m'pikun n'mallë etnije

Zbërthimi i kësaj poezije, lë të kuptojë se poeti Ferizi, vështruar nga aspekti i të formuarit poezi, tani më ai ka "brumin" poetik që e ka krijuar sikurse që e kemi cekur më lartë, e që unë e kam pagëzuar me: "Brumi i gjuhës ferizijane poetike"! Kur lexohet poezija „ferizijane", duhet ditur se kemi të bëjmi me artin dhe ma larminë e fjalëve dhe të gjitha me kuptim të kjartë. Poeti në këtë poezi, personazh kryesor nxjerë pyetsen „Pse". Me këtë arrinë që përmes pyetses "pse" të cilën e përdorë si „armë" kryesore, të polemizojë me „fletëbardhën e gzueme", me „shkrirja e ngjyrë bardhes", me „fjalëbardha e motit". Poezia „Pse" trajton problemin e një njeriu të dashur për Atëdheun dhe mallin e përkushtuar të tijë për vendin e tij të lindjes, edhe ate nga mërgimi i largët që ndodhet.

Poezia ndërtohet në frymën më patriotike dhe shumëçka vjen si rezultat i mungesës së Atëdheut, vuajtjes për Atëdheun duke e krijuar sikurse që e cekë poeti Ferizi:

„a s'mi sheh qerpikt e lotit, kahë po m'pikun n'mallë etnije" ! Loti është ngushëllimi, si shenja kryesore e mallëngjimit, përmallimit, vuajtjes dhe hidhërimit në mungesë të Atëdheut Shqipëri. Të lexojmë vargun e dytë dhe tretë:

„po pse ti oj shkrirja e ngjyrë bardhes, nuk ma hodhe k'ndej me nxe" "ndoj copë dielli a ujë t'shkumbardhës, kah Shqipnisë i thonë Atëdhe"

Vazhdo lexo:

po ti shpirtë a ke zemër, a ke gjak që të ecë n' damarë
po për Shqipni at lashtin emër, digjem i mjeri mërgimtar

po a se sheh ti oj oj dritëgzume, e ju tjerë o të bijt e hirit
pash at rreze t' reflektueme, pse s' çonë shndritje n' gjak t' ilirit

Sa bukur shprehet malli i pa shuar për Atëdheun. Mirëpo meritë edhe më e veçantë e poetit Xhelal Ferizi është se të gjitha fjalët më të bukra të mundhsme në hapësirën e tijë të aftësisë artistike dhe poetike, i she në një rrafsh "horizontal" dhe "vertikal". Kjo poezi e nxjerrë nga poeti, mund të them lirisht se bazat i ka në traditën shqiptare, kulturën shqiptare. Kurse forma e ndërtimit të poezisë i takon mjshtërisë poetike "ferizijane".

po unë i lirë jam këtu i mundimit, po unë jam vet nga i lashti dhe nën sa thundra të sundimit, mbetë kam, shkelë ndër kombe e fe po ti ku e ke moj karajfilin, që s' kërkon nga ai ndoj fjalë ku ma ke ti at bibilin, që pin ujë mbi shkumbë e valë

Pa tjetër se poezia në vete ngërthen shprehje të tilla, që lexuesin e bënë për vete. E futë atje ku edhe e ka qëllimin autori i poezisë. Poeti me këtë poezi tejet të pasur me artë, e pasuron krijimtarinë e vet, duke e zënë vendin ndër poezitë më të mira.

po pse ti oj karajfile, kurr s' ma dhe ndoj shpresë vlimtare po unë në gjak n' mergim s' kam hile, pse këtu vlon dhimbja shqiptare mos ma qoni mos m' dërgoni, se ju me djegë fort jeni msu por se këtu gjemim i joni, nëpër breza ka me ushtu

Poezia e autorit, fillim e mbarim e mbanë ngritur peshë, në këmbë lexuesin dhe për asnjë moment në këtë poezi nuk ka ramje dhe ngritje sipas diagramit poetik, që në shumë poezi autori e përdor. Këtu diagrami poetike jo vetëm se nuk ka ramje, por ngritja e tij është në maksimale. Ne e pamë edhe fillimin e poezisë nga një përcaktim i qartë i temës.

Lexo vargjet e fundit:

e ju tjerë që flisni arbnore, gjuhën të lashtë atje mbi baltë lanë na keni fort mbas dorë, tue lpi lukset n' llump e mjaltë veç ta dini mergimtari, nuk harron sa ju n' harresë e ju, ai fieri edhe bari, do të ju kajnë në të pikshmen vesë

Sa bukur e nxjerrë përfundimin autori. Nxjerrë fjalët më fenomenale kombëtare, edhe „kritike" nëse mund të themi, por disi në butësi, për harresen e mërgatës shqiptare. Poeti dhe tendencat a tija, nuk kanë të bëjnë vetëm me një pjesë të mërgatës shqiptare, por arrinë një përfishrje të rrafshit „horizontal" sikurse që e cekëm më lartë, prej kohërave të Skenderbeut, Qamërinë, Arbëreshët, Europë, Amerikë e Australi, e çdo kund ku ndodhen shqiptarët. Fakti kryesor për autorin, ka qenë që të u'a zgjon ndërgjegjen e atyreve që kanë lënë pas dore mërgimtarin. Mërgimtarë të cilët kanë përdorur format më elementare të ekzistencës për të mbijetuar dhe ruajtur në shpirtë atdhedashurinë, gjuhën, kulturën dhe simbolet kombëtare, deri në skajin në vendin e të një trajtuari të huaj. Mirëpi poeti me syrin e tij gjërat i shef më për së afërmi, duket se i ka prekur fenomenet e një pakujdesije për mërgimtarin, që sipas autorit, nuk bënë të lehet anash. Duhet kërkuar rrugë se përndryshe, po citojmë vargun e poetit: „e ju, ai fieri edhe bari, do të ju kajnë në të pikshmen vesë" ! I mallkon dhe ua thërret ndërgjegjen që kjo shtresë e trungut ILIR duhet trajtuar ashtu siq e meriton. Përndryshe e cek në varg: „veç ta dini mergimtari, nuk harron sa ju n' harresë" !

Kjo poezi dallon nga poezitë të tjera, sepse poeti ka një përqëndrim më të theksuar dhe ka një spontanitet në rrjedhen e poezisë. është tejet i kujdesshëm në fjalët domethënëse, që ato të mos reflektojnë pasqyrën tërësisht kritike. Por që ka një qëllim, po se po. Si kishim mundur ta nxjerrim një "formulë" të poezisë "Pse". Mendohet se kjo kishte me qenë:

"HISTORIJA KA ARGUMENTIN E SECILËS KOHË NË SECILËN PUNË TË VEPRIMIT TË NJERËZIMIT"

Këtë ka dashur autori ta thot, e t'ua bënë me dije, atyreve që duhet zgjohen nga amullija dhe të largohen nga lakmija dhe megalomania personale.

Kjo veçori e pasur e poetit e të shprehurit në krijimtari poetike e tij, na bënë me dije se poeti Ferizi, me krijimtarinë e vet të filluar me poezi do të arrinë që t'i josh njerëzit më me infuelncë që të merren me te.

Në të gjitha poezitë e krijuesit Ferizi, preken fragmente nga problemet më të ndryshme që i shtrohen jetës aktuale, të cilat i klasifikon me një disiplinë poetike. Këto disiplina janë njohur qysh nga poetët më të hershëm si nga Aristoteli, Bogdani e deri te poetët aktual të kohës, të cilët kanë prekur disiplinat e tyre poetike. Por asnjëher të ngjajshme tërësisht njëra me tjetrën, sikurse disiplina poetike e z. Ferizi që dallon me të të tjerët.

Shumë poetë thonë se dallimi i historisë dhe poezisë qëndron në faktin se historia e tregon ngjarjen e kaluar, ndërsa poezia tregon ngjarjen e mundshme, të kaluar, aktuale dhe të ardhme.

është pë përfshirëse, këtu varet nga disponimi i poetit dhe stili i tijë i krijimtarisë së tij poetike.

"Dasma e Malsisë"
Xhelal Ferizi

Ta marrim shembullin e poezisë të poetit Xhelal Ferizi "Dasma e Malsisë" , se si në stilin e tijë aty për aty krijon dhe i kushtohet aktualitetit, i shkruan dhe krijon për aktualitetin, kur thot:

kur ndoj dasëm t'ban malsija
m' thirrni mua me vargje t' mija
unë me vargje ndër malsorë
zbres ylberat ndër dasmorë
kur unë n' vargje ,t' thirri hanen
e ta gzoj at Shqipni nanen
unë i nxis po gur e dhe
e nxis n'valle nusen t' re

Sa bukur bëhet ilistrimi i joshjes së atyreve që bëjnë dasëm, me një paraqitje të ideve me pikëpamje gazmore, se si kishte me qenë bukur prania e poetit. Në funksionin tjetër, poeti e thellon lexuesin duke i paraprirë paraprakisht se si duhet trajtuar një dasëm përmes poezisë, pa e ditur dhëndrrin dhe nusen, arrinë që të krijon poezi duke thurur vargje kushtuar dasmës.

Poeti potencon Malësinë në këtë poezi. Si justifikim e merr Malësinë nga nostalgjija që poeti ka për rajonin e Malësisë dhe nivelin e lartë të këtyre trevave që dinë të organizojnë dasma të fuqishme me një kulturë jashtëzakonisht të pasur kombëtare. Pasandej, poeti gjatë gjitha poezive të tija, potencon Shqipërinë, Malësinë, Kosovën dhe treva të trungut ILIR, që është i mishëruar poeti Xhelal Ferizi me këta emra.

Lexo më tutje:

unë i nxis malet më folë
kur t'ju them vargjet me shkrolë
unë vallzojë se jam valltar
jam poet e vargatar
kur n' kullim ndoj krue t' kem pa
vargu im nuk ka me u tha
germa ime ua shton vlimin
kur me varg e nisë këndimin

Ky koncept i të formuarit të poezisë me stilin "ferizijan", pa dyshim se fle në shpirtinë dhe mendjen e njeriut. Krijon imagjinatën e të gjithë atyreve që janë në prag të organizimit të dasmës nga një distancë, vetëm përmes poezisë. Autori prekë kulturën dhe nxitë ndjenjat e nikoqirit të dasmës. E futë në mendime se ka pasur nevojë për një shpjegim, tani që ka hasur apo e ka në dorë fantazinë e dasmës, që kishte me qenë e vetmja shprazëtirë e organizimit.

Lexo:
në ato vrrije në ato male
me gjuhë flete n' recitale
e kur vallja t' niset n' hapa,
vargjet t' mija si merr vapa,
se me fllad e këngë dasmore
lidhen n' hije t' bjeshk's malsore
at'herë lmimi ju bjen n' gjak
ju dehë kënga pak ngapak
edhe vargu e çiftelija
unë me varg vij kah dollija

Kështu në këtë poezi, shumë fjalë në vargje merren si elemnte gazmore, sidomos kur thot:

"at'herë lmimi ju bjen n' gjak", "ju dehë kënga pak ngapak" ! Pra arrihet një gëzim kulturor duke e shprehur edhe në këngën që poeti se shef para tijë dhe ka një frymëzim.

Kjo poezi dhe poezitë tjera të poetit Xhelal Ferizi, mbajnë në vete një frymëzim dhe qëllim të fuqishëm dhe tejet të kujdesshëm në formën e të shprehurit.

Arrinë të krijoj materjalë bazë të mjafteshëm të vargjeve poetike, që pasandej poezia të strukturohet në formën me të cilën autori don t'i jap kahje. Thënë më kjartë, se tërësija e krijimtarisë poetike të z. Ferizi, janë poezi origjinale, të frymëzuara nga ngjarjet e kohës së më parme, të tashme dhe të ardhmen.

Lexojmë më tutje, gjithënji në vargje të poezisë "Dasma e Malësisë":

unë me krushqë me hapa dridhem
n 'varg me rreze e tinguj lidhem
vargun tim si sherbet deti
shartoj valle n' kangë poeti
at'herë dasma merr at vlim
m' thirni pra o kombi im
kahdo n' dasëm kah Malsija
edhe ne troje kah etnija
m'thirrni n'dasëm o vise t' mija

Vargjet që i cituam na bëjnë me dije, se poeti ndodhet në dasëm dhe shprehë gadishmërinë e tij për të kërcyer kur thot: "unë me krushqë me hapa dridhem", "n 'varg me rreze e tinguj lidhem" ! Hynë me krushqit me hapa, në varg (vargu i poezisë) duke u lidhur me rrezet e deri te: "vargun tim si sherbet deti", "shartoj valle n' kangë poeti" ! Poeti me mjeshtëri bënë evokimin e së kaluarës me një traditë etnike shqiptare e pse jo malësore (sikurse ja ka kushtuar poezinë), i kontribuon ruajtjen e identitetit kombëtar.

Vargje në vijim:

m' thirrni n' dasëm me tupana
ti Malsi e ti Dardana
kahdo, kahë dheu' e zalli
se n' mergim mua po m' djeg malli
me u mbajt n' valle dor për dore
n' tinguj t' këngës t' lashtë arbnore

Me sa duket poeti me këto vargje e prekë idenë e tijë kryesore të poezisë që përveq të tjerave synime që ka, prekë te lexuesi edhe ndjenjen e emocionit, sidomos lexuesin e mërguar në mërgim me vite të tëra.

Në vargun e parë: „m' thirrni n' dasëm me tupana" dhe të dytin: "ti Malsi e ti Dardana", janë në shenjë të idesë që të hyhet në mbrendësinë emocionale të lexuesit. Këtë ja del me mjaft sukses poeti. Fjalët që i mërguari mund t'i ket përjetuar me vit e vite të tëra si veglen muzikore shqiptare tupanin, dhe ftesa e Malësisë dhe e Dardanisë, vërtetë janë mallëngjim. Kurse më tutje e potencon: "me u mbajt n' valle dor për dore", dhe "n'tinguj t' këngës t' lashtë arbnore" , bëjnë çrregullimin e mbrendshëm të qenies shpirtëror duke e ngacmuar dhe futur në mendime lexuesin.

Vargjet e fundit të poezisë:
m' thirrni n' dasma fise t' mija
me këto vargje germa e vija
m'thirrni se vargjet po ju thrrasin
ato në art me ju do t flasin
se do t' flasin thanjet e mija
me çdo këngë që e k'non Shqipnija

Gjuha poetike me të cilën artikulohet poezia, janë shumë të lidhura ngushtë me titullimin e poezisë "Dasma e Malsisë" dhe as që largohet nga mendimi bazë i poezisë dhe si e tillë del se fillimi dhe mbarimi janë të lidhura ngushtë me titullin. Prandaj kjo është poezi "ferizijane" që i reziston origjinalitetit të vet.

Poeti Ferizi, është në kohën më të madhe të ngritjes së tijë në krijimtari, në vlugun më të madh të krijimtarisë së vet krijuese. Poeti ka një elan të madh për të krijuar në këto kohëra. Diagrami poetik në krijimtari të poetit, është në ngritje e sipër.

"Në mes Tuaj"
Xhelal Ferizi

Në poezinë e tijë "Në mes Tuaj" duke e emituar të madhin Naim Frashëri, do të nxjerrim disa opinione në vlerësimin e kësaj poezie. Poetit me siguri se stili i Naimit, ngjallë nostalgji në krijimtari, e jo për ta emituar në mungesë të stilit të tij në krijimtari por thjesht poeti Ferizi vlerëson shumë lartë krijimtarinë e poetit tonë të math Naim Frashëri. Tjetër, këtu dëshmohet se me prirjet që posedon poeti, don të dëshmon prirjet e tija të mirëfillta krijuese me aftësi edhe "emitimi" !

Derisa poezia në fjalë nuk mund ta kalon elementin personal, në anën tjetër disi vuan nga largësia dhe shifet një shprazëtirë e tij.

në mes tuaj tash qëndroj, shkrihem germave e në shpresa vlojë
në mes tuaj kur me shihni, penden time ju ma krihni
e ma mbani gjallë në jetë, nëpër vleren e vërtetë
kur t'ndegjoni se jam tretur, vargun tim ta keni gjetur

mos mendoni se kam vdekë, unë dua majen lart me e prekë
unë dua brezit me i ligjëru, si bilbil në bli e ftu
unë jam qiri që po shkrihem, në mes tuaj dua të ndihem
dua dritë me qenë për ju, dua n' shkrirje me u fliju

Vet titulli i poezisë "Në mes Tuaj", i cili korrenspondon me eimitimin e vargjeve të Naimit,

është një argument tejet bindës, se autori ka afësi poseduese dhe e larmon krijimtarinë e tijë krijuese duke e pasuruar edhe me "emitime" në stile të autorëve poet shqiptarë, por me tematikë tjetër dhe shprehje të tjera. Ka ndonjë fjalë në varg që i ngjanë vargjeve të Naimit, gjë që autori Ferizi me qëllim i përdor sa për të kujtuar lexuesin se jemi në stilin e poezisë "naimjane".

Në këtë temë të kësaj poezie, autori e trajton veten e tij, që krijohet personazhi kryesor në poemë. Poeti korrenspondon me vetveten, e po ashtu fitohet përshtypja se është në komunikim edhe me tërë shqiptarinë:

"në mes tuaj tash qëndroj, shkrihem germave e në shpresa vlojë", me këtë vargë i drejtohet horizontit artistik njerëzor.

që ju të shihni pakëz shpresë, penda ime të mos vdesë
në mes tuaj jam i gjall, jam me shkrirje jam me mallë
jam në udhen e vertetë, jam vet germa fletë me fletë
në mes tuaj jam i uruar, jam i etshem e i përvëluar
që t'u jap unë ndonje pikë, varg të diellit mbledhë n' etikë

Poeti, patjetër se pretendon që me çdo kushtë të mbaj të ngjallur tërë kohën, poezinë me shprehje të pasura poetike, ku në të njejten kohë nuk i ik ngjajshmërisë së shprehjeve poetike " naimjane" që lexuesin e vu në mëdyshje:

"A thua vallë janë poezitë e Naim Frashërit (që nuk kam pasur rast t'i lexoj) apo vërtetë poeti me krijimin e vet të bënë të dyshosh"! Këtu qëndron mjeshtrija poetike e poetit se si ka arritur që me fjalë dhe shprehje krjetë të tjera, të bënë poezinë thuase e ka shkruar vet dora e Naimit.

Kur të bëhet fjalë për poezinë "Në mes Tuaj", e stilit " naimjane"
"që ju të shihni pakëz shpresë, penda ime të mos vdesë", " në mes tuaj jam i gjall, jam me shkrirje jam me mallë", teksti i tillë në poezi dhe shprehjet në lidhshmëri arrinë t'u afrohen burimisht të së shprehurit dhe formulimit poetit të stilit

" naimjan".
S'do mend se poezia e z. Ferizi, gjatë krijimit të kësaj poezia mjaftë me pasuri artistike, edhe në disa raste ekstreme që e gjallërojnë poezinë, nuk do të thotë se është e tëra e privuar prej të gjitha fjalëve poetike " naimjane". Por është shumë kuptimore dhe arrinë të dominon në fushën poetike të poetit Naim Frashëri, duke dalluar në fjalët poetike, kurshe në shprehje është e identike !

jam një varg që bashkoj fe, bashkoj lule gurë e dhe
në mes tuaj jam uratë, jam me mendje ditë a natë
veq për ju me cak në varg, jam me vlim që u nxejë nga larg
në mes tuaj jam si vëlla, për ju ujra unë kam tha

Autori përmes lidhshmërisë vargore pa mëdyshje se poezisë i jap kuptimësi ideore me motivin për poezinë e Naimit, kur shkruan :

"jam një varg që bashkoj fe, bashkoj lule gur e dhe", apo "në mes tuaj jam uratë, jam me mendje ditë a natë" ! Natyrisht se poeti Xhelal Ferizi ja arrinë që ta krijon metodologjinë autentike krijuese poetike që unë e quaj, "Brumi i gjuhës ferizijane poetike" ! Ka vërtetë veçanti të menduarit në krijime poetike. Kjo metodë e të krijuarit poetik lexo: "veq për ju me cak në varg, jam me vlim që u nxejë nga larg", "në mes tuaj jam si vëlla, për ju ujra unë kam tha" ! Këto janë vargje rrënqethëse të poetit dhe janë shumë të përafërta me poezinë e Naimit.

Apo më tutje vazhdon poeti:

në mes tuaj jam jetmirë, jam krijues me varg të lirë
në mes tuaj jam ngjyrë prore, për me u shkri mbi tokë arbnore
në me stuaj jam vet jeta, jam gjithmonë fjalë e vërteta

Nga atdhedashurija që ka poeti për Kombin, përmes poezisë së avancuar, arrinë të "vitkimozohet" edhe në poezi duke e shkri mendimit e tij në stilin " naimjan" ! Ky stil pamëdyshje se poetin e ka prekur thellë në shpirtë prandaj edhe i përkushtohet Naimit. Shifet se poeti ka qenë i lidhur ngusht me krijimtarinë e Naimit, që e ka shtyrë që në krijimtarinë e vet të poetit Ferizi, (pa tjetër se duhet të zen vend poezia " naimjane"), të ket ndikim edhe poeti ynë Naimi, si njëri ndër poetët më të dashur që ka kombi ynë shqiptar.

do të marrë fjalë prej shege e blini
do të marrë valë prej ibri e drini
do të marr erë prej lule thane
do të jem sy për kokë dardane
do të jem ballë ku e don etnija
do të jem shpirt ku rrnon shqipnija
do të jem art për shtojzovalle
do të jem rrymë për gur e zalle
do të jem shpresë për lot e halle

Vërtetë është tejet e vështirë të gjendet ligjërimi gjuhësor poetik për të analizuar mirë e më mirë këtë poezi, që ka pasuri artistike dhe kombëtare. Poeti pa tjetër se secilin analist që ndanë opinionin e tij lidhur me krijimtarinë e poezisë "ferizijana" e vu në një vështërsi në gjetjen adekuate të ligjërimit poetik, kurse në anën tjetër duke qenë tejet tërheqëse krijimtarija e tijë, pa tjetër se e bënë për vete secilin individ që ka aftësi për të dhën një opinion apo bërë një analizë rreth poesizë. "do të marrë fjalë prej shege e blini", "do të marrë valë prej ibri e drini", "do të marr erë prej lule thane", "do të jem sy për kokë dardane" !
Bota ideore e poetit dhe atdhetarit Xhelal Ferizi është e lidhur ngushtë me ideologjinë kombëtare shqiptare.

"Do të marrë fjalë prej shege e drini" çfar shprehje autentike shqipe, pasandej "valën prej ibri e drinie" vazhdon e merr "erë prej lule e thane" e "do të jem sy për kokë dardane" ! Mburoj e vërtetë kombëtare. Syri i mburojës Dardane, që poema merr kahjen e „Mburojes Etnike Shqiptare". Nuk anashkalon poeti i cili lidhet me vendlindjen e tij nëpër të cilën kalon lumi ibër. Sa bukur ndërlidhen vargjet kur poeti e shkrinë mendjen:

„do të jem ballë ku e don etnija", „do të jem shpirt ku rrnon shqipnija" ! Ja pra sikurse që e cekëm e dhe më lartë „Mburoja Etnike Shqiptare", lexo më poshtë:

bëhem qiri për atdhe,

jam në mes tuaj si dritë e fe
jam nji varg që lidhë etni,

jam n' miliona pika shkri
kahdo ylltarë që pikë saldimit,

jam për paqe kundër krimit
jam n' mes tuej tue pikë me vlim,

për me e mbajtë Shqipninë n' bashkim

Mbase poeti Ferizi, është prekur thellësisht në mungesë të atëdheut, i njejti fat si i Naimit. Edhe poeti Ferizi shkruan dhe krijon nga mërgimi i mallkuar që për shqiptarët është një hidhur tragjike. Autoi me identitetin e tij shpirtëror në vargjet e tija poetike e lidh njeriun e mërgimit me ambientin që e bartë kuptimin poezia deri në vdenlindje, e në çdo cep të Shqipërisë Etnike. Ky është njëri ndër qëllimet që ka vet poeti. Vështruar nga këndi i lexuesit, këto vargje prej një stili " naimjan" e formulime dhe shprehje " ferizijane", janë tejet artistike, kanë dalë shumë bukur, tejet inspiruese falë aftësisë së poetit i cili kësaj poezie ja dha edhe shpirtin (kushtimisht). E shpirtëzoj poezinë sidomos në vargjet e fundit po citojmë:

"kahdo ylltarë që pikë saldimit", "jam për paqe kundër krimit", "jam n' mes tuej tue pikë me vlim", "për me e mbajtë Shqipninë n' bashkim" !

Dramë e jetës shqiptare, e formuluar në poezi me mesazh nga poeti, se çdo shqiptarë i Shqipërisë Etnike, duhet liftuar krimin, për ta mbajtur Shqipërinë n'bashkim.

_______________________________________________________

Tërësija e përmbledhjeve poetike të personalitetit z. Xhelal Ferizi, do të krijon një vepër madhore dhe pamëdyshje se do të zen një vend meritor në krijimtarinë e letërisë shqipe, krahas Pjetër Bogdanit, Fishtës, De Radës, Asdrenit, Naimit, Mjedes, Serembes, Çajupit, Nolit e deri te krijuesit më të rinjë. Kjo vepër e tijë do të tërheq vëmendjen jo vetëm të studiusve të letërsisë, por edhe të atyre krijuesve letrar që merren me botimin e poezisë shqipe. Po ashtu poeti Ferizi, do të jet një frymëzim për poetët e ardhshëm, sidomos ata që pretendojnë të jenë poet bashkokëhorë.

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo