
       
Psikologu ne shkollë
Në sistemin ton arsimor deri me tani psikologu nuk ka qene i pranishëm ne shkollë ndoshta kjo për arsye se nuk ka pasur sa duhet psikolog ,nga se kanë munguar studimet e psikologjis ne Kosovës, apo edhe nga arsyeja tjetër se është mëndu se pedagogu është i mjaftueshëm qe ta mbuloi edhe shërbimin psikologjik ne shkollë.
Ne vendet e zhvilluara tani është e pa imagjinueshme qe shkolla te funksionoj pa pranin e psikologut sepse është dëshmuar fuqishëm rëndësia e madhe dhe themelore e psikologut për një sistem arsimor te suksesshëm.
Cilat janë arsyet konkrete te pranisë se psikologut ne shkollë
Rëndësia e përgjithshme e pranisë se psikologut ne shkollë është ne organizimi dhe bashkëveprimin e tre komponentëve themelor te shkollës:
Nxënës,Mësueses, Prind
Qysh ne fillim te ardhjes se nxënësit ne klasë te par, puna e par e psikologut është te plotësoj dosjen e te dhënave mbi zhvillimin psiko-social dhe shëndetësor te fëmijës deri ne momentin e ardhjen ne shkollë, ketë e bënë nga prindërit pastaj nga te dhënat parashkollore te fëmijës dhe libreza mjekësore .
Psikologu ndihmon mësuesit ne zbatimin e parimeve psikologjike ne funksion te menaxhimit te punës me nxënës për një mësimdhënie sa me te suksesshme .
Psikologu nëpërmes bashkëveprimit me nxënësin, mësues, dhe prindërit,përcjell te gjitha përparimet e nxënësit dhe mënjanon ngecjet dhe devijimet e ndryshme qe mund te shfaqen gjatë fazave te zhvillimit te nxënësit.
Psikologu është sidomos i rendësishem ne mbështetjen psikologjike te nxënëseve ne fazat e ndryshimeve siç është faza e adoleshencës kur nxënësit duhet ta braktisin fëmijërinë e tyre dhe te hyn ne periudhën e adoleshencës ngase kjo periudhë është sfida ma e madhe për krijimin e identitetit konkret te njeriut dhe është kjo fazë kur shumë prej nxënëseve dështojë te kenë një identitet te shendosh, një koncept të kthjellet pozitiv për vetveten po qe se nuk kuptohen si duhet nga shoqëria ne te cilën jetojnë .
Psikologu i shkollës ne periudhën e adoleshencës se nxënëseve ka për detyre qe ti informoi prindërit për periudhat ne te cilat po kalojnë fëmijët e tyre,ti ndihmoi mësimdhënësit qe ti kuptojnë dhe te komunikojnë sa me mirë me nxënës ngase ne ketë periudhë edhe shfaqen konfliktet dhe përplasjet ma te mëdha te nxënëseve me sistemin shkollor dhe familjar, kjo është puna indirekte e psikologut për nxënës, ndërsa puna direket e psikologut me nxënës është organizimi i konsultimeve dhe seancave këshilluese individuale dhe grupore me nxënës,me qellim qe nxënësit te njohin vetveten e tyre, fazat ne te cilat po kalojnë, te ndihmohen dhe kuptohen qe te kenë koncept pozitiv për veten, te jen te pavarur dhe te gatshëm te përballen si duhet me sfidat qe ndeshin .
Psikologu i shkollës dhe psikologjia e edukimit angazhohet ne avancimin e jetës psiko-sociale dhe edukative ne shkollë,angazhohet ne ngritjen e motivit tek nxënësit dhe mësimdhënësi për mesimnxënie dhe mësimdhënësit te suksesshme, benë mbështetjen e nxënëseve dhe mësimdhënëseve ne përdorimin dhe zbatimin e praktikave,metodave ma te suksesshme te mesimnxënies dhe mësimdhënies ndihmon qe shkolla te jetë një mjedisi atraktiv ne te cilin nxënësit do ti zhvilloi potencialet dhe aftësitë e tyre.
Ne jemi dëshmitar te dukurive te shumta negative tek te rinjtë, siç është: rënia e suksesit ne shkollë,çrregullimit te sjelljes se nxënësit ne raport me shkollën dhe me bashkëmoshataret,braktisja e shkollës,bërja viktimë e alkooli, drogës, prostitucionit etj dhe kjo vjen nga pamundësia e nxënësit për te kuptuar vetveten dhe mjedisin qe e rrethon dhe për te krijuar identitetin e tij te shendosh psikologjik dhe social .
Mungesa e një përcjellje te organizuar dhe profesionale e periudhave te zhvillimit , psikik-fizik dhe socio-edukativ te fëmijëve bën qe edhe devijimet te cilat manifestohen nga nxënësit te jen te pa qarta dhe te pa menaxhuara nga shkolla.
Shfaqja e dukurive negative tek te rinjtë e te cilat janë ne kundërshtime me objektivat qe ka shkolla janë tregues se sistemi ynë shkollore është mbrapa dhe jo konsistent me rrjedhat dhe zhvillimet shoqërore te cilat po ndodhin ne vendin tonë.
Janë momente
kur duhet te reflektojmë
te gjithë????!!!!!
Psikolog Imri Zabeli (Skenderaj)
|
|
| |