
MENDO PARA SE TË FLASHËSH!
Nga: Ismet M. Hasani - Suedi
PARA SE TË FLASËSH DIÇKA, SIGUROHU QË ËSHTË E VËRTETË!
1 Me fjalë të shumta nuk mungon shkelja, por kush u vë fre(nim) gojës, vepron me maturi
2 Sa më shumë të flasësh, aq më shumë e rrezikon të thuash diçka për të cilën do të pendohesh më vonë.
3 Më mirë është të njihesh si dëgjues i heshtur, sesa si llafazan.
4 Zemra e të drejtit mediton para se të përgjigjet, ndërsa goja e të ligjëve dërdëllit gjëra të këqija.
5 Mendohu para se të flashësh!
6 Secili t'i thotë të vërtetën të afërmit të tij.
7 Para së të flashësh diçka, sigurohu që është e vërtetë.
8 Ashtu si dëshroni të bëjnë të tjerët për ju, njësoj bëni edhe ju për ta.
9Para se të thuash diçka për një njeri, qoftë kjo edhe e vërtetë, pyet veten: "Si do të ndihesha po të isha në vendin e tij dhe dikush t'u zbulonte të tjerëve këto gjëra për mua?"
10 Le të ndjekim ato gjëra që i hapin rrugë paqes dhe që ndërtojnë njëri-tjetrin.
11 Edhe informacionet E VËRTETA mund të jenë të dëmshme nëse nuk ndërtojnë njëra-tjetrën.
12 Të keni si synim të jetoni në qetësi, të shikoni punët tuaja dhe të punoni me duart tuaja.
13 Mos u merr tepër me punët e të tjerëve! Ka mënyra më të mira për ta kaluar kohën!
14 Të gjithë të pengohemi shumë herë!
15 Nëse dikush nuk pengohet me fjalë, është njeri i përsosur, i zoti t'i vërë fré edhe gjithë trupit.
16 Zemra jote e di mirë se ti vet mos i ke mallkuar shumë herë të tjerët.
17 Mençuria del e drejtë me anë të të veprave të veta.
18 Mundohu të mbetësh njeri miqësor dhe i dashur, se ua mbyll rrugën edhe thashethëneve.
|
|
| |