
ZOTI TA ÇON RISKUN, VEQ ME STUPCA KRYE
nga Ismet M. Hasani
Përshëndetje me pak humor e satirë!
N'i i ri, nuk punojke kurgjo, po katundi e majshin diqysh tuj i dhonë me hongër.
N'i dit'e u lodhen me to e i thanë:
Hajt shko e del q'atje n'kryq t'rrugëve n'mal, se Zoti ta qon giden' (riskun) sa me hongër.
Duel ky djali n'mal e u hungj n'kryq t'rrug've. Nuk vanoi e qe po vjen n'i kerr me kije, n'at kerr me kije ishin kon' dy v'llazen.Keta dy vëllazen ishin nisë me pre dru n'mal e me veti kishin marrë bukë edhe ujë. Kur e pan' ket djal hungjun midis rruge, u çuditen, e n'dalen kerrin me kije dhe po e dvetin:
- Shka po bon k'tu midis rruge, o djal-o?
- Vallahi jom dal mos m'jep dikush me honger, se jam shumë unt'!
K'ta e nxuerren buken prej strajce qe e kishin marr me veti , e ja dhan' e ky djali t'ja krisi e jau honger krejt bukën, bile edhe ja u piu edhe krejt uj't qe e kishin marrë me veti.
K'ta po e kqyrin per seri dhe e panë se ky djalë i ri po, e i shnoshë po, pa kurrfar behonje,ky far djali pa punue kurgjo me e hongër gidenë ( riskun) e tjeter kujt, osht gjynah pre Zotit, e qysh na mashtroi e na honger edhe neve buken e na piu krejt uj't, po shka lypë ky?!,folën t'vogël n'ermjet veti e vendosën, shka lyp, ky veq lypë rrehë, bile m'i rrehë me dajak, e t'i nxurren kom'zat ( stupcat) e kerrit e t'i hin' me stupca bum e bum nëpër trup e n' krye e t'a bon'en llom, e ta rrëxuen për toke e bum e bum, e ky djali veq tuj kukatë e tuj bertitë, e këta i thanë:
- Çou, çou he dembel, çou se po të mysim krejt po ta nxjerrim shpirtin, e ik e mos t'i shohim syt' e merr e puno se Zoti nuk ta çon giden' pa punue!
K'tyne dy v'llaznive ju duhti me u kthye n'shpi se s'kishin qysh me punue pa buk' e pa uj', e ky djali qe ja u honger buken e ja u piu uj't, i bom' llom pej stupcave t'kerrit, ju duhti pa çare me u kthye, i bamë llom prej stupcave; shkoi diqysh deri n'katun' e kur e panë ata n'katun' po ja bojnë:
- Qe, a t'thojshim se Zoti ta çon gidenë (riskun) sa me honger e nuk jet' keq?
E ky djali i rrehun e i bamë llom p'ej stupcave, po ju thot':
- Po Zoti po ta çojke diqysh gidenë, veq po ta qojke gidenë me stupca krye!!!
Suedi, 26 shkurt 2008 Ismet M. Hasani
|
|
| |