fotokabshi psikologji
chat harta
diskutime harta
poezi harta
femirijaime harta
psikologji harta
humor harta
humor harta
humor harta
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlvie.com

LETËR FELËNDERUESE PËR z. HYSEN IBRAHIMIN, politikolog nga Suedia

Ismet M. Hasani - Suedi

Z. Hysen,
të përshëndes përzemërsisht.

Poezinë "PAVARËSIA" TA KAM DERGUA në shenj respekti e dashurie të sinqertë njerëzore, në bazë të asaj se gjihmonë të kam konsideruar shok dhe mik të sinqertë - mbi të gjitha njeri të mirë /gjërat "zyrtare" i kam mbyllur në "AK" - akte të kryera/ të cialt aspak dhe kurrë nuk ma kanë luhatur mendimine mirë ndaj teje, dhe mu për atë gjithë sa herë më ke thirrur apo fëtuar - jam përgjigjur, çka nënkupton se kurrë dhe kurrë nuk të kam përbuzur, nënçmuar, nënvlerësuar...nga se je "i vendit dhe i kuvendit" dhe së gjërat e imëta NUK I MBIPESHOJNË ATO TË RËNDAT" Përkundrazi. Njeriu a ka për dëtyrë, mbi të gjitha e në radhë të parë, TË NDAJ TË MIRËN NGA E KEQJA dhe mëpastaj TË MIRËN TA NDAJË NË atë: (1) E RËNDËSISHME dhe (2) JO E RËNDËSISHME" - kjo hyn në urtësinë, mençurinë... logjikën...intelektin, që duhet ta tregoj çdo njeri që konsiderohet i pjekur dhe inteligjent ( kjo është e kushtëzuar si me parime shkencore ashtu edhe me parime fetare islame).

Të kthehëm aty ku ia fillova. Të poezia "PAVARËSIA". Po kthehëm aty ku ti, i respektuari Hysen e tregove KREJT ATË QË E PËRSHKROVA MË LARTË. Dhe që në fillim më duhet të tëthem: Të falëmnderit!

Më analizën poetike që ia bërë poezisë sime tregove dhe ua mbushe mendjen shumë poetëve, shkrimtarëve e krijuesëve se vërtetë je njeri që, kur i hyn një pune, lëre më që e kryen, por atë punë e "qendisë" me më të bukurat, dhe pastaj ta kanë lakmi / besa edhe zili) ata që e shohin punën tënde. Pra, TË LUMTË!

Mua më nderove, nga se e pranove dhe e vlerësove lartë punën time, por edhe ia rrite vlerën, nga se né ekonomistët themi: "Çmimi dhe vlera e mallit caktohet në treg!" Pra, lirëshëm mund të nënkuptohet se qebesa edhe ia shtove vleren sepse ia shtove atë "MBI" dhe poezia e fitoi MBIVLERËN. Edhe një TË LUMTË!

Një urtësi e lashtë thotë: "Zëri i bukur dëgjohet larg." Ti, zotëri i nderuar, me analizën poetike që ia dhé ksaj poezie, zërin tim e çove shumë larg. E çove në web faqen "Skenderajlive.com" në Drenicë, në Kosovë, ku dhe është e botuar. Kështu, mua dhe vetes sate, na ngrite zërin lart, bile shumë lart. Edhe një herë Të FALËMNDERIT. Sepse i nderuari të nderon, i lartësuari të lartëson, i urti të bën edhe më të urtë. Të lumtë.

Kam marrë shumë komente, lavdërime, urime, përgëzime nga shumë poetë, shkrimtarë e krijues dhe ma kanë kërkuar këtë poezi, që ata ta botojnë në web faqet e tyre, gazetat e tyre, mediat e tyre, duke më thënë se:"... edhe na do të lavdërohemi e krenohemi më këtë poezi, e cila për secilën shkronjë E LINDI, e PAGËZOI, E RRITI, E MADHËROJ, E RINGJALLI NGA NJË EMËR. Dhe të gjithë emra të mëdhenj. Dhe asi emra të mëdhenj, por të ndryshëm janë nëntë, secili, siç thotë populli "më i mirë së tjetri!" Për të gjitha këto, nuk kam mundur të gjeja fjalë falënderimi për t'u shprehur këtyre njerëzve. Dhe erdha në një mendim se: "Qenka madhështore kur shumë njerëz të shprehin fjalë të mira, dhe je i dëtyruar që t'ua kthesh, poashtu me fjalë, bile edhe më të mira!" E Ku me e gjetur gjithë atë grumbull fjalësh të mira? - Po i gjeta në analizën poetike që e bëre zotëri Hysen. Dhe këtu ma bërë EDHE një të mirë. Si ta shperblejë edhe këtë të mirë, pos me këtë mendim: "Kënaqësia e të mëdhenjëve është që t'i bëjnë edhe të tjerët të lumtur." Pra të lumtë, zotëri Hysen.

Dhe ketij FALËNDERIMI po ia vëj pikë vetëm edhe më këtë mendim:

" Historia e njerëzimit na ka mësuar gjithmonë se: Hapat e mëdhenj i kanë bërë njerëzit e mëdhenjë që quhën idealistë."

Me respekt e dashuri të sinqertë njerëzore,

Ismet M. Hasani - Hässleholm

VEND KËRKIMI
 






lidhje
logo logo logo shqiperiaebashkuar logo folshqip logo folshqip logo


reklam


lidhje
reklam
logo
reklam
logo
reklam logo
reklam
logo
fotokabshi
logo logo