Devijimi i rinisë sfidë për shoqërinë e Kosovës nga Prof. Jashar Isufi
Kush do të thoshte se mileniumi i ri do të sillte sfida aq trishtuese për shoqërinë e Kosovës! Çdo ditë më tepër të rinjtë udhëtojnë në rrugën e devijimit, rrugë kjo, që me shekuj nuk ishte shkelur nga brezat e kaluar. Tashmë pothuaj çdo ditë dëgjojmë fjalët: narkomani, alkoolizëm prostitucion, huliganizëm, vulgaritet, tradhëti, e shumë dukuri tjera negative të cilat krijojnë përshtypjen e një "imazhi" të çoroditur , të paqenë,dhe kurrë mos qoftë i yni. Të arriturat shkencore siç janë: interneti, celularet,etj,padyshim se janë të nevojshme,por këto po përçojnë elemente negative të cilat i shtojnë dozën e keqe" imazhit",edhe ashtu të dobët që ka rinia sot. Një shqetësim tjetër vjen nga tele-novelat, latino-amerikane, të cilat po përçojnë një mentalitet të huaj aq të dëmshëm për të rinjtë tanë. Populli shqiptar ka mentalitetin e vet aq të ngritur ;ka gjuhën ,traditen,kulturën,fenë që i ka ruajtur me fanatizëm përballë rrebesheve të pushtuesve ma të mëdhenj të kohës. A do të ishte e drejtë, që këto vlera t'i shkatrrojmë tash në liri!!!? Jo-jo, kjo s'guxon të ndodhë Me këtë rast lus intelektualët e shumtë që ka Kosova, të mos rrinë duarkryç përpara këtyre sfidave trishtuese të shoqërisë sonë. Të rinjtë duhen shëruar që në fillim,ngase më vonë sëmundja bëhet më e rëndë dhe e pashërueshme. Përse vallë, njeriu nuk shfrytëzon dhuntitë që i lumi Zot na i dhuroi? Po ndjek rrugën e shejtanit! E cila të gjithë e dijmë që çon në devijim, e kjo nuk është e keqe vetëm për të ,por shkon aq larg sa më s'thuhet. Një hap i tillë i gabuar shkatrron jetën tuaj,tmerron familjen,dhe rëndon shoqërinë.
Prandaj bota është e mirë dhe e embël për të gjithë ata, që epshin e tyre e kontrollojnë, dhe jo, në asnjë mënyrë për ata që epshi i udhëheq.
Skënderaj më,20.05.2007
|