| |
|
 |
 |
 |
|
|
|
Fjala e hapjes se ores letrare ne Qendren e Kultures ne Skenderaj, mbajtur nga drejtori i Biblioteke |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Monday, 08 March 2010 |
|
E nderuar familje e madhe Jashari, Të nderuar krijues, struktura komunale, mësimdhënës, nxënës , Të nderuar pjesëmarrës! Në radhë të parë ju përshëndes të gjithëve dhe ju dëshiroj mirëseardhje në këtë eveniment kulturor, ku nëpërmjet fjalës artistike , të përkujtojmë këtë ngjarje të madhe, e cila ndryshoi rrjedhat e historisë. Sot secili prej nesh kemi ardhur për të njëjtin qëllim: Të nderojmë Epopenë e UÇK-së, Luftën e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe Jashrëve heroikë në përgjithësi. Qëndresa e Jashrëve ka motivuar shumë krijues që të krijojnë vepra që lidhen me idealet e lirisë, me luftën e Kryekomandatit të UÇK-së, Adem Jashari, me heroizmin e Bacës Shaban, Hamzës dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë në përgjithësi. Shtrohet pyetja se a do kishte peshën që ka sot Qëndresa e Skënderbeut, po mos ishin vargjet e Naim Frashërit, të cilat e madhështojnë figurën dhe atë epokë, apo vepra të tjera që janë krijuar nga krijuesit tanë për këtë figurë.Pra, krijuesit i japin madhështinë heroit me emocionalitetin krijues artistik. Dëshmorët e krijojnë epokën, ndërsa krijuesit e bëjnë atë epokë të përjetësuar, duke ua lënë si dëshmi gjeneratave, veprat për pavdekësinë e heronjve. Sot, në kohën tonë, shumë krijues janë frymëzuar nga lufta e lavdishme e UÇK-së, duke u mishëruar me figurat e dëshmorëve, rënien e tyre për qëllimin më të lartë, më suprem, pra për lirinë e Atdheut. Në të gjitha periudhat e vështira kur atdheu dhe fati i kombit ka qenë në rrezik nga armiq të ndryshëm , poetët kanë frymëzuar me pendën e tyre bijtë më të mirë për t’i dalë zot vendit, sepse vetëm kështu mund jetohet me dinjitet, pra i lirë dhe i pavarur. Lidhur me këtë , ka shumë të flitet, por unë nuk do largohem nga qëllimi për të cilin jemi mbledhur sot këtu, pra që të deklamojmë vargje artistike kushtuar lirisë. Shkrimtari ynë i madh, Dritëro Agolli në një intervistë lidhur me poezinë shprehet kështu: Poezia si çdo art tjetër, duhet t’u flasë zemrave dhe të bëhet e nevojshme si ajri, uji dhe buka. Të nderuar krijues dhe artdashës! Pa e zgjatur shumë , më lejoni që këtë orë letrare ta hap duke u mbështetur në këtë thënie të Agollit, që nëpërmjet poezisë t’u flasim zemrave, pra me këtë rast unë do të shtoja: T’u flasim zemrave për Qëndresën e Jashrëve, Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe poezia për ta le bëhet e nevojshme si ajri, uji, buka ! Faleminderit! Skënderaj, më 05.03.2010 |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 08 March 2010 )
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Monday, 01 March 2010 |
Mysafire te kesaj jave është: Feriz Zeqiri, Drejtor për Kultur Rini dhe Sporte ne SkenderajTema: Aktivitetet për nderë të ngjarjeve të Marsit. Emisjoni ështe qdo te Enjete nga ora 20:00 ne Radio DrenicEmisjoni zgjate dy ore, mbrenda ketry dy oreve kemi edhe nje loje shperblyse, dhe humore te percjellur me muzikë
Mysafiret e kaluar kanë qenë: Rrahim Struja dhe Agim Adapteri.Sami Lushtaku kryetar i komunes se SkenderajtDrejtori i Gjimnazi Hamëz Jashari në Skenderaj
Fejz Hoxha, kengetar dhe humoriste nga Skenderaj Moderatoret: Arben Veliu dhe Imer Loshi |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 01 March 2010 )
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 23 February 2010 |
Në 123- vjetorin e shkollës së parë shqipe
 nga Bedri TAHIRI GËZUAR FESTA MËSUES! E ardhmja është në duart e mësuesit! (Hygoi)
Historia e popullit shqiptar është, sa e dhimbshme, aq edhe krenare. Përherë luftëra e beteja, sakrificë e mbijetesë. Fati i popullit tim është edhe fati im,- thoshte mendjendrituri ynë, Pjetër Bogdani. Lirisht mund të thuhet edhe ndryshe: Fati i popullit shqiptar është edhe fati i shkollës shqipe. Pushka dhe pena, denbabaden, bashkëjetuan të pandara, si vëllezërit siamezë. Njëra pa tjetrën as që mund të mendonin gjallimin e tyre nëpër kapërcyellit historike. Shkolla shqipe bëri rrugë shumë të mundimshme, duke ecur nëpër ferra e gjemba të gjakosur. Që kur nisi çapin e parë, në Korçën e lulëzuar, këtu e njëqind e njëzet e një vjet më parë, pra më 7 mars 1887, mësuesit e saj u shndërruan në lulëkuqe lirie. Mësonjëtorja e Korçës, përkundër pushtuesit dhe klerit antikombëtar, veproi plot pesëmbëdhjetë vjet, duke mbëltuar suksesshëm farën e diturisë gjithandej trojeve shqiptare... Dëshmorët e saj ëndërruan ditën e bardhë dhe synuan drejt shtigjeve të ardhmërisë. Nuk harrohen për jetë të jetëve Pandeli Sotiri, Gjokë Shqiptari, Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, Fazli Greiçevci, Shaban Jashari…Ata, me gjakun e tyre të shtrenjtë, qëndisen abecenë tonë lavdiplote. Dhe, që nga viti 1960, 7 Marsi është shpallur Dita e Mësuesit dhe festohet si data më e rëndësishme e historisë së shkollës shqipe. Populli ynë i përvuajtur e kishte fare të qartë dhe e barti vath në vesh atë thënien profetike: Ku hapet një shkollë, mbyllet një burg! Ngjashëm me të krijoi edhe thënien e vet: Njeriu i pashkolluar është qorr me sy në ballë! Trimat tanë, në çdo periudhë kohore, krahas çlirimit të vendit, luftuan edhe për përparimin dhe mbrojtjen e shkollës shqipe. Hasan Prishtina e shkriu tërë pasurinë për dritën e diturisë në gjuhën amtare. Azem e Shotë Galica zunë shkrim- leximin nëpër male e nëpër flakë pushkësh… Por, ajo, që më mirë së të tjerët, i doli zot Kosovës dhe shkollës shqipe, duke kurorëzuar edhe gjithë aspiratat tona shekullore, qe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ajo ishte ushtri e popullit, e idealeve të larta dhe e moralit të pathyeshëm. Mbi supet e saj të brishta rëndoi edhe amaneti i brezave liridashës. Nga thellësia e nëndheut të robëruar u veguan fuqishëm zërat e Ahmet Delisë, Isë Boletinit, Idriz Seferit, Mic Sokolit, Bajram Currit, Azem e Shotë Galicës, Hasan Prishtinës, Shaban Palluzhës, Mehmet Gradicës, Tahir Mehës e shumë e shumë të tjerëve, sa që edhe malet u ngritën në këmbë dhe thirren fuqishëm: O sot, o kurrë! Trimat u mblodhën tok, si një grusht i vetëm dhe shtrënguan fort armët e lirisë. Aksionet e tyre ilegale tmerruan satrapët e Beogradit. Sërish fati nopran u shkarkua mbi shkollën shqipe. Gjaku i mësuesit Halit Geci shkëlqeu si fanar në furtuna. Para masës së pafund, në Llaushë të Drenicës, u shfaqen tri shqipe krahëlehta. Ato, hapur dhe shkoqur paralajmëruan agun e bardhë të lirisë dhe u zotuan në besë e në flamur që, sot e tutje, fatin e vendit të gjymtuar do ta merrte në dorë UÇK- ja. Male e fusha oshtinë deri në kupë të qiellit nga thirrjet ngazëlluese: UÇK! UÇK! UÇK! Ca, të hutuar e të zënë beftë, ende nuk po u besonin as syve as veshëve të vet. Sakaq, lufta mori krahët e dragoit. Betejat e aksionet nuk kishin të sosur. Edhe shumë të vrarë e të plagosur. Gjaku i njomë ujiste tokën mëmë, e cila dita-ditës po kthehej në tokë të djegur. Ajo që vulosi fatin e Kosovës dhe bëri kthesa historike, duke ndërruar edhe rrjedhat e globit, ishte Epopeja heroike e Jasharëve të pavdekshëm , e cila u zhvillua më 5, 6 e 7 mars 1998. Komandant Adem Jashari, me gjithë familje e me Jasharët e tjerë, u shkrinë deri në një dhe i dhanë jetë lirisë. Ai u shndërrua në legjendë, u bë i pavdekshëm dhe si Prometheu shpërndau flakën e luftës në të gjitha trojet e robëruara shqiptare. Pushkët e lirisë nuk pushuan për dy vjet rresht. Edhe shumë dëshmorë u radhitën në Altarin e pavdekësisë. Në mesin e tyre edhe 400 arsimtarë e mbi 1200 nxënës. Heroizmi i pashoq i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificat vetëflijuese të masës së gjerë popullore mahnitën botën e civilizuar. NATO- ja, në krye me Amerikën mike, mblodhi mendjen e fuqinë dhe u hodh veprim për ta ndalur barbarinë shfrenuese serbe. Aeroplanët e saj iu bënë krah luftëtarëve të lirisë. Dhe, të koordinuara mirë e mirë, ata nëpër qiell, e këta nëpër tokë, më në fund, më 12 qershor 1999, ia dolën mbanë, dëbuan gjakatarin shekullor dhe çliruan Kosovën. Sot, 7 Marsin: Ditën e Mësuesit dhe Ditën e Zjarreve të Lirisë, po e kremtojmë në liri. Ëndrra jonë shumëshekullore u bë realitet. Dy vite më parë, më 17 shkurt 2008, Nusja e Praruar, me emrin Pavarësi, hoqi vellon e bardhë dhe ndriu mbi tokën tonë të larë me gjak. Andaj, në këtë vigjilje të kremtimit të shtetit më të ri në gjithë globin, kemi të drejtë të përgëzojmë e të urojmë: Gëzuar festa mësues! Gëzuar Pavarësia Kosovë! Gëzuar pavdekësia, o Ju Dëshmorë!
Kaltrinë TAHIRI- nxënëse e klasësës VII, Galicë
GËZUAR FESTA MËSUES!
Sa i bukur marsi Muaji i trimërisë Ku nisi rrugën e mbarë Farë e diturisë
Shumë vite më parë Korça u bë nuse Kur Pandeli Sotiri U shkri në lulëkuqe
Rruga e shkollës shqipe E shtruar me gjak Por armiqtë e saj Nuk e tremben aspak
Me pushkë e me pene Shtigjeve hapëruam Kurrë nuk u lodhëm Përderisa fituam
Sot jemi të lirë Dhe s’kemi pushtues Urojmë nga zemra: Gëzuar festa MËSUES!
|
|
Azhornuar së fundi ( Wednesday, 03 March 2010 )
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Monday, 15 February 2010 |
|
FTESË Ftoheni të merrni pjesë me 19.02.2010 në kremtimin e ditës së shkollës Gjimnazi “Hamëz Jashari” Skenderaj. Në 43 vjetorin e themelimit të këtij institucioni edukativë arsimor, dhe në 60 vjetorin e ditëlindjës së heroit kombetar Hamëz Jashari.
- Manifestimi fillon në ora 11:00 në shtepinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj Pjesëmarrja e juaj na nderon. Me respekt Këshilli organizativ. |
|
Kuvendi Komunal Skenderaj |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Monday, 15 February 2010 |
|
FTESË Ftoheni qe të marrë pjesë në manifestimin që organizohet për nderë të dy vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës AGJENDA 9:00 -00:00 Nderime pranë shtatores se Komandantit Legjendar ADEM JASHARI 9:30-10:30 Homazhe ne Kompleksin memorial “ADEM JASHARI” ne Prekaz Varrezat e Deshmorve ne Palac Kompleksin memorial te Deshmorve ne Marinë 12:00 Akademi Solemne ne sallën e Kulturës “ Hasan Prishtina” 14 30 Koncert i hapur ne Sheshin “ADEM JASHARI” |
| << Fillim < E mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
| | Rezultatet 1 - 5 nga 125 |
|
|
 |
|
 |
|
|
 |
 |
 |
|
|
Anket
REKLAMAT
libri i pare
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.
Statistikat
Anëtarë: 196
Artikuj: 309
WebLinks: 5
Vizitoret Online
|
|
 |
|
 |
|
|