| |
|
 |
 |
 |
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 13 July 2010 |
Me qellim te rreshtimit për larje te borxhit ndaj qytetareve te Kosovës, drejtë parashtrimit te kërkesës për kompensimin e demit jo pasuror, demit material dhe fitimit te humbur ne forma te ndryshme, te shkaktuara nga regjimi serb qe nga rrënimi i institucioneve te Kosovës ne vitin 1989 e posaçërisht pas katrahurës së viteve 1998-99, qe shënoi bilancin e vrasjes dhe masakrimit përtej 12 mijë shqiptareve te moshave dhe gjinive te ndryshme, 20.000 femra te dhunuara, mbi 100,000 shtëpi te djegura tersisht dhe mbi një milion qytetar te dëbuar nga trojet e tyre, me 03.09.2008 themeluam Organizatën Joqeveritare Bamirëse "NGRITJA E ZERIT" ne Skenderaj. Detyrë e shoqatës është qe te gjurmojë, grumbullojë, evidentojë, klasifikojë, sistematizojë dhe shifrojë te gjitha dosjet veç e veç me prova relevante për tërë demin e pësuar; te hartojë paditë për secilën dosje-anëtar te shoqatës’ duke përfshire edhe diasporën shqiptare dhe t’i drejtojë pranë organe kompetente te drejtësisë, nga ana e juristëve dhe avokatëve te mirëfilltë te Republikës se Kosovës. Ndaj lutën veprimtaret e vullnetit te mirë, te Republikës se Kosovës e posaçërisht juristet dhe avokatet, te organizohemi dhe kohë pas kohe ta ndajmë një orar sado te shkurtër për tu dal ne ndihmë familjareve te cilët I dhanë me te dashurit te tyre, por pse jo dhe qytetareve te cilëve iu është grabitur, djegur apo shkatërruar pasuria e dy-tre berëzave. Me detajisht, për te kuptuar synimin, qëllimin, fushëveprimtarinë e shoqatës, mund ta shfletoni statutin, galerin dhe aplikacionin e dizajnuar mirë ne 9 faqe, te gjitha këto te plasura ne faqen e veçantë te internetit www.ngritjaezërit.org Për fund vlen te ceket, se te gjitha këto shërbime kryesisht te natyrës juridike do te kryhen gratis-falas, por duhet apostrofuar se çmimi për këto shërbime është paguar paraprakisht në nivelin me te lartë te avokaturës botërore, pra me gjakun e tërë atyre qe ranë për te mos vdekur kurrë. Nderkaq në anen e djathtë te keti Wbi e gjeni linkun ku mundë të informoheni me shum qka. |
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 15 June 2010 |
Kampionati Botëror Afrika 2010 Për herë të parë dhe të vetmit në Kosove kanë Organizu:Shikimin e te gjitha ndeshjeve te kampionatit ne ambient të hapur.Kjo ngjarje e madhe sportive percillet nga nje numer i madhe i shikusve ne sheshin AdemJasharine Skenderaj, kanë mundesi qe permes një video projektori në madhesin 3 metra me 3 qe ti shikojne te gjitha ndeshjet qe luhen nga ora 20:30 Ky transmetim drejperdrejt ne shesh te ndeshjeve do te zgjate deri me 11 Korrik aqe sa zgjate edhe kampionatiAndaj ju ftojm qe te gjithe sebashku te jemi ne sheshin ton , aty ku qdo nate eshte atmosfer Sportive nga shikuesit e pranishem, te githa kushtet per ta percjell ndeshjen janë pasi qe organizatoret janë ata qe perkujdes per ju: Oraganizatore janë:Kuvedni Komunal Skenderaj (sektori pë rini)OJQ Skenderajlive (www.skenderajlive.com)Përkarahes të tjer:Foto KabashiLink onlineDj ToniMobil Shop AndroidRadio Drenica |
|
Azhornuar së fundi ( Tuesday, 15 June 2010 )
|
|
Qendra e Kompetencës e gatshme për shtator |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Friday, 30 April 2010 |
|
Qendra do të ketë bibliotekën, sallën e fizkulturës, kabinete për të gjithë mësimdhënësit, qendrën informatike, laboratorë, punëtori për të gjitha profilet, restoranin dhe hapësira tjera për punë praktike.
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të Republikës së Kosovës, të ambasadës norvegjeze në Prishtinë, projekt-menaxhuesi, binzeseve dhe përfaqëues të strukturave komunale janë takuar në Skenderaj, për të diskutuar ecurinë e punëve të deritashme të ndërtimit të objektit të Qendrës së Kompetencës, projekt ky financuar nga ambasada e Norvegjisë në vendin tonë dhe ndihmuar nga MASHT-i. Jashar Lushtaku, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit për Skenderaj, ka bërë të ditur përfundimin e punëve të vrazhda të objektit, duke shfaqur besimin se shkolla profesionale do të jetë e gatshme t’i pranojë nxënësit në afatin e paraparë, me 1 shtator të këtij viti. Ai tha se janë zgjedhur drejtori i shkollës, dy zëvëndësit e tij dhe stafi profesional, por ka pasur vështirësi në sigurimin e tij, pasi nga 24 sa janë zgjedhur, vetëm 15 janë të diplomuarë, derisa pjesa tjetër është e padplimouarë, apo duke dipolimuar. Ndërkaq, sa i përket infratrukturës përcjellëse të objektit, drejtori Lushtaku tha se Komuna e Skenderajt ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës deri te qendra, si dhe do të sigurojë një trafostacion për furnizim me energji elektrike. Ndërkaq, përfaqësuesja e MASHT-i, Valbona Mjeku, foli për aktivitetet stinore që do t’i zhvillojnë nxënësit e qendrës gjatë stinës së verës në vende të ndryshme të Evropës, në kuadër të aftësimit praktik. I kënaqur me ecurinë e deritashme të punëve në ndërtimin e qendrave të kompetencës, njëra në Skenderaj dhe tjetra në Malishevë, është shprehur të jetë edhe Agon Maliqi, përfaqësues i ambasadës norvegjeze në Prishtinë. Ai tha se ndërtimi i këtyre dy qendrave, vlera e të cilave është 10 milionë euro, është projekti më i madh i shtetit norvegjez në Ballkan. Maliqi theksoi se vetëm për pajisje të qendrave do të investohen 2.5 milionë euro, ndërsa ato do të jenë model për rajonin. Prof.Xheladin Skenderi, prorektor i Fakultetit Teknik në Universitetin e Prishtiniës, tha se është i nevojshmëm trajni dhe përgatitja e kuadrit profesional në shkollat e këtij lloji në Norvegji. Projekt-menaxheri i projektit për ndërtimin e Qendrës së Kompetencës, Argjend Karaj, tha se qendra do të ketë bibliotekën, sallën e fizkulturës, kabinete për të gjithë mësimdhënësit, qendrën informatike, laboratorë, punëtori për të gjitha profilet, restoranin dhe hapësira tjera për punë praktike. Ai e vlerësoi lartë punën që është zhvilluar deri sot. Sipas Karajt, shkollat në Skenderaj dhe Malishevë, kanë dizajn bashkëkohorë dhe ato janë model jo vetëm për shtetet e rajonit, por edhe më gjërë. |
|
JETA E TË RINJËVE NË KOMUNËN E SKËNDERAJIT |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Monday, 19 April 2010 |
|
|
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 19 April 2010 )
|
| << Fillim < E mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
| | Rezultatet 1 - 5 nga 127 |
|
|
 |
|
 |
|
|
 |
 |
 |
|
|
Anket
REKLAMAT
libri i pare
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.
Statistikat
Anëtarë: 302
Artikuj: 317
WebLinks: 5
Vizitoret Online
Momentalisht janë1 vizitor online
|
|
 |
|
 |
|
|