IDENTIFIKOHU






Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Galeri

 
 
 
MUZEU
Hitoriku i arkivit në Skënderaj PDF Printoni E-mail
Publikuar nga Administratori   
Friday, 19 September 2008
{highslide type="img" url="images/foto/teknika.jpg" captionText="Sample image" display=none }
Click me to view Image
{/highslide}

 

 

 

Komuna e Skënderajt me qëllim të mrojtjes së lëndës arkivore dhe materiale në vitin 1970, i është bashkangjitur Arkivit Regjional në Mitrovicë, ku janë dërguar lënda arkivore dhe një punëtore. Mirëpo, duke parë nevojën që lënda arkivore të jetë pranë shfrytëzuesve të saj, në vitin 1979, u vendos që të hapet Njësia Arkivore në Skënderaj dhe të kthehet lënda arkivore. Kjo u arrit falë angazhimit të udhëheqsisë komunale dhe mirëkuptimit të drejtorisë se OB "Produkti" në Skënderaj, të cilët na e liruan një lokal të përshtatshëm. Në fillim të viteve të 80-ta Arkivi ka kaluar në lokalin e Shtëpisë së Kulturës në Skënderaj, ku i janë ndarë një zyrë dhe një depo (në bodrum).
Meritë të veqantë në vendosjen e lëndës arkivore në lokal të ri, grumbullimin e materialit të regjistraturës nga organizata e komunës (kryesisht në korridore, bodrume e tavane), e kanë punëtorët e arkivit të Mitrovicës, të cilët kanë ardhur në ekipe dhe kanë ndihmuar në bartjen, vendosjen por edhe rregullimin fillestar të lëndës. Me meritën e tyre është shpëtuar një sasi e konsiderueshme e lëndës e cila ishte në shkatërrim e sipër dhe sot në Arkiv kemi këtë pasuri që kemi. Në fund të majit 1988, Arkivi i Skënderajt edhe zyrtarisht është shkëputur nga Arkivi Regjional në Mitrovicë dhe nga qershori 1988, ka vepruar si Njësi Arkivore, në kuadër të BVI-së për Kulturë në Skënderaj.

Në vjeshtën e vitit 1988, Kuvendi Komunal i Skënderajt mori vendim për themelimin e një institucioni të përbashkët, i cili do të mbronte vlerat arkivore dhe muzikore te kësaj komune .
Kështu, kuvendi vendosi ta themeloj një institucion të ri të cilin e pagëzoi ?Arkivi dhe Muzeu Komunal në Skënderaj?, dhe vendimin për këtë e publikojnë në G.Z.të KSAK, nr.29\88, të datës 14 tetor, faqe 1216-1217. Me atë vendim ishte caktuar edhe grupi punues për realizimin e këtij vendimi. Vendimi i KK-së për themelimin e këtij institucioni të ri nuk u realizua kurrë për shkak të pavendosmërisë dhe neglizhencës se komisionit dhe udhëheqësisë se atëhershme komunale, por arkivi vazhdoi të veproj në kuadër të BVI-së së atëhershme për kulturë. Në vitin 1991, regjimi serb largoi nga puna të gjithë te punësuarit shqiptarë në komunën e Skënderajt. Punëtori i arkivit u përpoq të bëj një kompromis me të vetmin shqiptar që atëherë mbeti në administratën komunale, kryetarin e këshillit ekzekutiv Sadik Topalli, me të cilin u mor vesh që të vazhdoj punën pa pagesë, me qëllim që të mbrohet lënda arkivore e vendosur në arkiv. Kjo, me njëqind probleme, funksionoi vetëm disa muaj pasi në vitin 1992, arkivi mbyllet në mënyrë të dhunshme. Punëtori largohet, kurse në vend të tij sillet nje punëtore serbe, e pa shkolluar. Në momentin e largimit të punëtorit shqiptar, arkivi komunal në Skënderaj posedonte 49 fonde, prej tyre 16 kanë qenë active, kurse 33 pasive (të shuara), me afro 100m lëndë arkivore (rreth 2 milion dokumente të vendosura në mbi 800 kutia arkivore) dhe rreth 1.000 libra të ndryshëm.Të gjitha fondet egzistuese ishin të rregulluara dhe të klasifikuara plotësisht. Arkivi kishte nën mbikëqyrje në terren edhe 62 regjistratura (subjekte të ndryshme). Pjesa dërmuese e dokumentacionit me të cilin kanë poseduar ato subjekte është shkatërruar gjatë dhe pas luftës, kurse pjesa tjetër është dëmtuar.
Prej 62 subjekteve që kanë egzistuar, 21 janë shuar plotësisht, 6 momentalisht janë passive, por që mund të riaktivizohen, kurse 36 janë aktive.
Administrata serbe lëndën e arkivit e ka përdorur në mënyrë jo profesionale, një pjesë e ka marrur, kurse një pjesë madje e ka dëmtuar dhe asgjësuar plotësisht. Refugjatët nga Serbia e Kroacia të vendosur në Sh. e Kulturës, një pjesë të inventarit dhe lëndës të arkivit e kanë përdorur edhe si lëndë djegëse. Pas lufte, arkivin e kemi gjetur në gjendje kaotike. Tërë lëndën e kemi gjetur të shkapërderdhur në dysheme dhe kemi qenë të shtrënguar ta regjistrojmë dhe rregullojmë prapë dhe kjo e fundit është në vazhdim e sipër.
Gjatë kësaj kohe kemi konstatuar dhe evidentuar asgjësimin apo marrjen e një sasie të lëndës arkivore, kryesisht të natyrës pronësore-juridike. Ndërkohë, në arkiv janë pranuar pjesë të fondeve të shpëtuara, megjithëse pothuajse lufta e ka shkatërruar lëndën në të gjitha regjistraturat e komunës. Problem kryesor mbetet statusi i pa zgjidhur i arkivit, pasi ai nuk është definuar as si komunal, por as si pjesë e Arkivit Regjional në Mitrovicë. KK-ja në Skënderaj këtë nuk e ka shtruar kurrë në rend të ditës, përkundër insistimit tonë të vazhdueshëm dhe bisedimeve të shumta që kemi pasur. Problem tjetër mbetet lokali. Si zgjidhje e përkohshme na është premtuar një lokal më i përshtatshëm në katin përdhesë të Sh. së Kulturës. Ndërkohë, arkivi është pajisur me inventar adekuat për zyra, kurse në depo janë siguruar regalle metalike dhe kutia arkivore të mjaftueshme.


KUADRI
Në fillim në Arkivin e Skenderajt ka qen i punësuar një punëtor, por pas luftës së UÇK-së, numri është shtuar në tre punëtorë. Akatualisht punojnë dy veta.

Azhornuar së fundi ( Wednesday, 24 September 2008 )
 
 
 
 

ORA

Anket

REKLAMAT

kurs holandishtSapo doli nga shtypi libri
kurs holandisht
Sapo doli nga shtypi libri
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.

LIDHJE

Vizitoret Online

Momentalisht janë3 vizitorë online