IDENTIFIKOHU






Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Galeri

 
 
 
HISTORI
Lexo me shum rreth videos PDF Printoni E-mail
Publikuar nga Manager   
Friday, 26 September 2008
Pasuri nëntokësore
nga Arben Veliu


Një tunel ishte me parë... Aty afër që nga viti 1995 është shfrytëzuar për t'u larë si në pishinë. Tash është mbuluar nga barishta, por edhe ka gjarprinj. Si në vendet tjera të Kosovës edhe fshati Polac i komunës së Skënderajt ka pasuri nëntokësore.

Fshati qëndron mbi mija tonelata të thëngjillit. Qysh para viteve 50-ta ka ekzistuar një tunel nga i cili është nxjerrur thëngjill për fabrikën e tjegullave në Skënderaj. Ka qenë mbi 1000m i gjatë. Thëngjilli ishte bartur me vagona prej shinave të drurit ku pastaj me kuaj është dërguar më larg. Përgjatë tunelit, për ajrosje kishin qenë 9 vrima, ku ende shihen gjurmët që tashmë janë shembur, vetëm duket një gropë e thellë.

Dëshmi
Shefqet Veliu (52), tregon se si babai i tij kishte punuar aty. "Isha 7 vjeçar, babai më vendoste në vagon të thëngjillit që e shtynte me dorë. Në fillim frikohesha, ishte terr, pas 2-3 minutave mundja me pa diçka. Tërë tuneli ishte i mbrojtur me drunjë edhe disa vrima të murosura me drunjë ishin për ajrosje." Sipas disa ekspertëve, tregon Shefqeti, në fashtin Polac dhe rrethinë ekzistojnë më shumë se 118 hektar me thëngjill. Në kodrën e fshatit thëngjilli arrinë trashësinë deri në 60m, i mbuluar me dhe është rreth 5m. Punimet aty kishin qënë deri në vitin 1992. Pranë tunelit ishte hapur një gropë e madhe në thellësi prej 18m. Rreth 2km më lart ka qenë nje liqe i quajtur 'Ilkeni'. Pasi ishte hapur kjo gropë ishte mbushur ujë. Më herët të rinjtë e kësaj ane janë larë si në një pishinë, por ka pas edhe të vdekur pasi që ka qenë thell.

Po digjet
Në vitet e 70, thuhet se një rojtar kishte ndezur një zjarrë për t'u ngrohur. Flaka iu kishte dhënë thëngjillit. Ishte intervenuar dhe ishte ndalur. Ndezja e thëngjillit po vazhdon edhe sot. Me të madhe ka filluar që nga viti 2002. Shihet tymi duke dalur nga toka, era e thëngjillit më së shumti vështirëson jetën e banorëve që janë për rreth. Nëse e viziton atë vend e shkel hirin që tashmë është djegë një pjesë. Më së shumti digjet gjatë kohës së dimrit, së paku shihet tymi duke dal me intezitet më të lartë.

Asnjë statistikë
Asnjë zyrtar nga drejtoritë në Skënderaj nuk kishin informacion të saktë mbi këtë. Në drejtorinë për emergjenca thanë: "Nuk kemi asnjë statistikë se sa është i ndotur ambienti në komunën tonë. Nuk është bërë një hulimtim sepse nuk ka pas fabrika. Ato që kanë qenë nuk kanë rreziku ndotjen e ajrit." Në drejtorinë për urabizëm thonë se ai vend nuk mbrohet nga komuna. Në atë vend para luftës, por edhe tash në plan ka qenë të ndërtohet një termocentral. "Ne edhe nëse do t'ia fillojnë me ndërtu do i ndalim punimet, do ta mbrojmë ambientin", thonë në këtë drejtori. Në vitet e 90 ka qenë një plan që komplet fashti Polac të zhvendoset nga aty dhe të vendoset afër fshatit Morinë.
Azhornuar së fundi ( Thursday, 09 October 2008 )
 
<< Fillim < E mëparshme 1 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 1 - 1 nga 1
 
 
 

ORA

Anket

REKLAMAT

kurs holandishtSapo doli nga shtypi libri
kurs holandisht
Sapo doli nga shtypi libri
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.

LIDHJE

Vizitoret Online

Momentalisht janë15 vizitorë online