| |
|
 |
 |
 |
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 15 June 2010 |
Kampionati Botëror Afrika 2010 Për herë të parë dhe të vetmit në Kosove kanë Organizu:Shikimin e te gjitha ndeshjeve te kampionatit ne ambient të hapur.Kjo ngjarje e madhe sportive percillet nga nje numer i madhe i shikusve ne sheshin AdemJasharine Skenderaj, kanë mundesi qe permes një video projektori në madhesin 3 metra me 3 qe ti shikojne te gjitha ndeshjet qe luhen nga ora 20:30 Ky transmetim drejperdrejt ne shesh te ndeshjeve do te zgjate deri me 11 Korrik aqe sa zgjate edhe kampionatiAndaj ju ftojm qe te gjithe sebashku te jemi ne sheshin ton , aty ku qdo nate eshte atmosfer Sportive nga shikuesit e pranishem, te githa kushtet per ta percjell ndeshjen janë pasi qe organizatoret janë ata qe perkujdes per ju: Oraganizatore janë:Kuvedni Komunal Skenderaj (sektori pë rini)OJQ Skenderajlive (www.skenderajlive.com)Përkarahes të tjer:Foto KabashiLink onlineDj ToniMobil Shop AndroidRadio Drenica |
|
Azhornuar së fundi ( Tuesday, 15 June 2010 )
|
|
Qendra e Kompetencës e gatshme për shtator |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Friday, 30 April 2010 |
|
Qendra do të ketë bibliotekën, sallën e fizkulturës, kabinete për të gjithë mësimdhënësit, qendrën informatike, laboratorë, punëtori për të gjitha profilet, restoranin dhe hapësira tjera për punë praktike.
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të Republikës së Kosovës, të ambasadës norvegjeze në Prishtinë, projekt-menaxhuesi, binzeseve dhe përfaqëues të strukturave komunale janë takuar në Skenderaj, për të diskutuar ecurinë e punëve të deritashme të ndërtimit të objektit të Qendrës së Kompetencës, projekt ky financuar nga ambasada e Norvegjisë në vendin tonë dhe ndihmuar nga MASHT-i. Jashar Lushtaku, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit për Skenderaj, ka bërë të ditur përfundimin e punëve të vrazhda të objektit, duke shfaqur besimin se shkolla profesionale do të jetë e gatshme t’i pranojë nxënësit në afatin e paraparë, me 1 shtator të këtij viti. Ai tha se janë zgjedhur drejtori i shkollës, dy zëvëndësit e tij dhe stafi profesional, por ka pasur vështirësi në sigurimin e tij, pasi nga 24 sa janë zgjedhur, vetëm 15 janë të diplomuarë, derisa pjesa tjetër është e padplimouarë, apo duke dipolimuar. Ndërkaq, sa i përket infratrukturës përcjellëse të objektit, drejtori Lushtaku tha se Komuna e Skenderajt ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës deri te qendra, si dhe do të sigurojë një trafostacion për furnizim me energji elektrike. Ndërkaq, përfaqësuesja e MASHT-i, Valbona Mjeku, foli për aktivitetet stinore që do t’i zhvillojnë nxënësit e qendrës gjatë stinës së verës në vende të ndryshme të Evropës, në kuadër të aftësimit praktik. I kënaqur me ecurinë e deritashme të punëve në ndërtimin e qendrave të kompetencës, njëra në Skenderaj dhe tjetra në Malishevë, është shprehur të jetë edhe Agon Maliqi, përfaqësues i ambasadës norvegjeze në Prishtinë. Ai tha se ndërtimi i këtyre dy qendrave, vlera e të cilave është 10 milionë euro, është projekti më i madh i shtetit norvegjez në Ballkan. Maliqi theksoi se vetëm për pajisje të qendrave do të investohen 2.5 milionë euro, ndërsa ato do të jenë model për rajonin. Prof.Xheladin Skenderi, prorektor i Fakultetit Teknik në Universitetin e Prishtiniës, tha se është i nevojshmëm trajni dhe përgatitja e kuadrit profesional në shkollat e këtij lloji në Norvegji. Projekt-menaxheri i projektit për ndërtimin e Qendrës së Kompetencës, Argjend Karaj, tha se qendra do të ketë bibliotekën, sallën e fizkulturës, kabinete për të gjithë mësimdhënësit, qendrën informatike, laboratorë, punëtori për të gjitha profilet, restoranin dhe hapësira tjera për punë praktike. Ai e vlerësoi lartë punën që është zhvilluar deri sot. Sipas Karajt, shkollat në Skenderaj dhe Malishevë, kanë dizajn bashkëkohorë dhe ato janë model jo vetëm për shtetet e rajonit, por edhe më gjërë. |
|
JETA E TË RINJËVE NË KOMUNËN E SKËNDERAJIT |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Monday, 19 April 2010 |
|
|
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 19 April 2010 )
|
|
Udhëheqja komunale i priti përfaqësuesit e JICA-s |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 23 February 2010 |
Kryetari i Komunës, z. Sami Lushtaku, bashkë me drejtorët e drejtorive komunale i priti në një takim dy përfaqësuesit e JICA-s – Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, z. Aoki Issei dhe Ikuo Mori. Kryetari Lushtaku iu uroi miqve mirëseardhje dhe u shprehu falënderim në emër të banorëve dhe institucioneve të komunës së Skenderajt për investimet dhe përkrahjen nga populli dhe qeveria japoneze gjatë gjithë viteve të pasluftës. Z. Halit Xhema, shef për buxhet në Drejtorin për Ekonomi e Financë bëri një paraqitje të shkurtër të gjendjes së përgjithshme në komunë para dhe pas luftës e me theks të veçantë të gjendjes ekonomike sociale. Përfaqësuesit japonezë theksuan se janë të interesuar të njihen me gjendjen e mjedisit e me theks të veçantë menaxhimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave, në të cilën fushë ka gjasa që qeveria japoneze të bëjë investime. Drejtori i Shërbimeve publike dhe ai i Urbanizmit, z. Shemsi Maksuti dhe z. Hasan Shala, i njoftuan të pranishmit për mënyrën e menaxhimit të kësaj problematike dhe për nevojat e ngutshme për investime në këtë lëm. Miqtë nga Japonia, të shoqëruar nga disa drejtorë vizituan Fabrikën e ujërave të zeza në Llaushë dhe lokalitetin e Runikut, për të parë gjendjen e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta. |
|
Azhornuar së fundi ( Tuesday, 23 March 2010 )
|
| << Fillim < E mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
| | Rezultatet 11 - 15 nga 136 |
|
|
 |
|
 |
|
|
 |
 |
 |
|
|
Anket
REKLAMAT
libri i pare
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.
Statistikat
Anëtarë: 356
Artikuj: 326
WebLinks: 5
Vizitoret Online
Momentalisht janë5 vizitorë online
|
|
 |
|
 |
|
|