IDENTIFIKOHU






Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Galeri

 
 
 
Këshilli rinor PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
Fillimi - Fillimi
Publikuar nga Manager   
Monday, 10 November 2008
OJQ-të lokale nga kjo komunë kanë formuar një këshill të veprimit rinor komunal, implementues i së cilës është organizata joqeveritare 'Prehja' dhe e përkrahur nga UNDP-ja. "Rinia e Skënderajt do të ketë një këshill që do të përfaqësoj inetresat e tyre para kuvendit komunal. Me këtë synohet edhe parandalimi i dukurive negative në komunën tonë", tha Imri Zabeli implementues i projektit. Një bashkpunim u arritë edhe përmes zyrtarit për rini pranë kuvendit komunal Shemsi Maksuti. "Këshilli duhet të jetë këshilldhënës dhe duhet të renditë kërkesat e të rinëve dhe t'i plotësoj ato," tha ai. Anëtarë të këtij këshilli tashmë janë përfaqësues të OJQ-ve lokale dhe nxënës të shkollës së mesme teknike dhe gjimnaz. Këta do të shërbejnë si trup këshillues për qështjet rinore i kuvendit komunal. Detyrë e tyre është edhe që të informoj dhe të edukoj të rinjtë në mënyrë që ata të kuptojnë pse propozimi i caktuar i qeverisë është më i miri.
Azhornuar së fundi ( Monday, 10 November 2008 )
 
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
Fillimi - Fillimi
Publikuar nga Manager   
Thursday, 06 November 2008


Fsh Baksë-Skenderaj 05.11.2008-13:10 min

 Ankuesi mashkull/K/Shqiptar raporton se duke i kryer punimet në rrugë ka  gjetur dy  granata dore. Në vendin e ngjarjes ka dalur njësia e KFOR-it për deminim e cila ka marr mjetet e dyshimta për t’i asgjësuar.

 
Projekte të reja për ngritjen e infrastrukturës PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
Fillimi - Fillimi
Publikuar nga Manager   
Thursday, 06 November 2008

Në Skenderaj kanë qenë për vizita të ndara Justina Pula, ministre e Energjisë dhe e Minierave, Adem Grabovci, zëvendësministër i Telekomunikacionit dhe Ilir Rrecaj, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, të cilët gjatë takimit me zyrtarët komunalë kanë prezantuar projekte të reja në drejtim të ngritjes së infrastrukturës, si dhe përmirësimin e kushteve për jetë për qytetarët e kësaj pjese të vendit.

Çështja e pronave
Me këtë rast, Grabovci ka theksuar se “në komunën e Skenderajt, për dallim nga shumë komuna të tjera, nuk kemi pasur nevojë që ministria  drejtpërdrejt të intervenojë në terren për zgjidhjen e problemeve pronësore, sepse në këtë drejtim puna është  kryer nga strukturat  komunale vendore”, tha Grabovci. Sipas tij, rruga Skenderaj-Vushtrri është një nga projektet nacionale tepër i rëndësishëm dhe do të shndërrohet në rrugë rajonale. Z. Grabovci u njoftua se nuk kanë probleme të tjera, nëse përjashtohet rasti i kompensimit të një prone në Polac, ku pronari është i gatshëm të lëshojë vendin. Ndërsa, Ilir Rrecaj, sekretar i përhershëm i MSH-së, ka theksuar se qëllimi i vizitës ka qenë takimi me kryetarin e Komunës edhe me bashkëpunëtorët e tij,  sidomos me Drejtorinë komunale për shëndetësi, në mënyrë që ta informojmë për planin e Ministrisë së Shëndetësisë për investime kapitale dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe të shërbimeve shëndetësore. “Në këtë komunë për vitin 2009 do të kemi një investim kapital që kap vlerë prej 250 mijë euro për renovimin e QKMF në Skenderaj, e cila ka pasur ngecje në infrastrukturë”, tha Rrecaj, duke shtuar se me këtë investim do të përmirësohet sadopak infrastruktura dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për pacientët. Gjithashtu, do të rinovohen dy ambulanca, të cilat pas luftës nuk kanë pasur mundësi të rinovohen, ambulanca në Klinë të Epërme dhe ajo në Llaushë, në të cilat do të investohen nga 31 mijë euro.

Furnizimi me energji
Një nga problemet madhore është  furnizimi me energji elektrike. Sikur në pjesën më të madhe të vendit, edhe në Skenderaj  rrjeti furnizues është i vjetër dhe  kërkon  intervenim jo vetëm për të ulur humbjet e KEK-ut në rrjet, por edhe për të ofruar energji stabile elektrike, pasi shumë qytetarët vazhdojnë të ankohen në tensionin e ulët dhe pamundësinë  e shfrytëzimit të aparateve teknike si pasojë e kësaj rryme.  Justina Pula-Shiroka, ministre e Energjisë dhe e Minierave të Kosovës, pas takimit me zyrtarët komunalë ka theksuar: “Jemi këtu për të prezantuar një projekt shumë të madh, për të cilin Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.7 milion euro për rindërtimin dhe rinovimin e rrjetit të tensionit të ulët dhe të lartë, i cili do të  përfshijë 26 fshatra”. Sipas Pulës projekti do të ndikojë në eliminimin e “ fyteve të ngushta”, përmirësimi i gjendjes energjetike, sigurinë në këto vendbanime etj. Ky projekt mundëson furnizim më të mirë me energji elektrike, do të rritet kualiteti i energjisë elektrike, renovimi i largpërçuesve. “Projekti ka filluar të mërkurën, disa fshatra do të kyçen në dhjetor, ndërsa pjesa tjetër e fshatrave deri në mars”, tha ,ministrja Pula.
F.Beka. Kosova-sot

Azhornuar së fundi ( Thursday, 06 November 2008 )
 
Njoftim për Audicion PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
Fillimi - Fillimi
Publikuar nga Manager   
Tuesday, 04 November 2008


 Njoftohen te gjithë të interesuarit  se teatri i qytetit``Naser Kodra” në Skenderaj,shpallë audicionë për pranimin  e aktorëve te rinjë.

       Të drejt paraqitje ne audicionë ka çdo nxënës-qytetar pa marrë parasysh moshën a gjininë.
       
       Të interesuarit mund te paraçiten çdo dit pune në qendrën e artit dhe e kulturës “ Hasan Prishtina”në Skenderaj,  kati i dytë  zyra nr. 45-sektori për kulturë,prej orës 8-11 dhe orës 14-16.
      
   fati për paraqitje është tete ditë prej datës  03. 11 . 2008  deri me  10. 11. 2008.
      
  Audicioni do të mbahet më  10. 11. 2008  ne ora 15  ne zyrën  45.

Kushtet:Kandidati duet të përgatit: 
1. Monolog ose një poezi
2. Një këngë
3. Rrëfim i një ngjarjeje ose një tregimi


Nga drejtoria e teatrit

Azhornuar së fundi ( Tuesday, 04 November 2008 )
 
Në vizitë vendeve historike në Drenicë PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
Fillimi - Fillimi
Publikuar nga Manager   
Thursday, 30 October 2008
 ADEM JASHARI-FIGURE E MADHE HISTORIKE QE DUHET ADMIRUAR
 
         Komandanti i KFOR-it i forcave shumkobëshe veri,vizitoj sot komanden e Zones së Parë të TMK-së në Skënderaj,kompleksin perkujtimor "Adem Jashari" në Prekaz dhe pikat më strategjike të luftës së UÇK-së.
        
         Skënderaj 30 tetor
 
         Sot,komandnati i brigadave shumkombëshe veri i KFOR-it,gjenerali francez Mishel Jakovlev vizitoj Zonen e Parë të TMK-së,dhe u prit nga komandnati i kësaj zone,gjeneral brigade Bashkim Jashari,i cili e njoftoj me veprimtarin e kësaj zone.
          Të dy gjeneralët,të cilëve iu bashkangjit edhe kryetari i komunes Sami Lushtaku,vizituan lagjen jashari,bën homazh ne varrezat e deshmorve dhe të komandnatit legjendar Adem Jashari dhe qendruen në kompleksin perkujtimor"Adem Jashari",me ç'rast nga ciceroni i kopleksit,u njohen me luften dhe sakrificen e jasharëve deri në flijim për lirinë e Kosoves.
          Eshtë ndjenjë tepër e veqnate të ndodhësh këu,ne këtë vend të lavdis e krenaris suaj historike.Kam vizituar një varg vendesh ku jan zhvilluar luftrat,por këtu ndjenjat janë më ndryshe,me emocionuesi gjithsesi,tha me këtë rast gjenerali Jakovlev.
          Në pyetjen ton se të gjithë gjeneralët që kan vizituar Prekazin,kan dhë opinionet e tyre,qfare është opinioni juaj per figuren e komandantit Adem Jashari,gjenerali jakovlev tha se figura e Adem jasharit duhet admiruar nga të gjithë,e edhe nga ushtarakët,sepse ai ishte një komandant qe e karakterizoi guximi,heroizmi dhe sakrificen që bëri me familjen dhe fqinjët për lirin e popullit të vet.
           Të gjithë këta në vazhdim,vizituan disa nga pikat më strategjike të luftes në Drenicë dhe perfunduuan në Likofc,ku ishte i vendour Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
            Në përmbyllje gjenerali Jakovlev tha se këtë vizitë e kishte bër pë dy arsye,për të parë ku dhe si jan zhvilluar luftimet këtu,si dhe forcat që janë perdor në këtë luftë.
             Për luften e UÇK-së gjethesi se eshtë shkruar,por jo ne nivelin qe meritin,u shpreh në fund të vizites së tij gjenerali francez Jakovlev
                                                                            S.I
Azhornuar së fundi ( Thursday, 30 October 2008 )
 
<< Fillim < E mëparshme 21 22 23 24 25 26 27 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 121 - 125 nga 135
 
 
 

ORA

Anket

REKLAMAT

kurs holandishtSapo doli nga shtypi libri
kurs holandisht
Sapo doli nga shtypi libri
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.

LIDHJE

Statistikat

Anëtarë: 356
Artikuj: 325
WebLinks: 5

Vizitoret Online

Momentalisht janë14 vizitorë online