| |
|
 |
 |
 |
|
|
|
Fillon punën Qendra Këshilluese psiko-sociale |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Monday, 15 February 2010 |
|
Në një ceremoni rasti, në ambientet e Shkollës Fillore “Ahmet Delia” në Skenderaj, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të Qendrës për Përparim, Edukim dhe Arsim nga Ferizaj, inspektorë rajonal të arsimit, zyrtarë komunalë të Skenderajt dhe të ftuar tjerë, ka nisur punën Qendra Këshilluese për fëmijë, të rinj dhe prindër për fëmijët me pengesa specifike në mësim dhe me probleme tjera, të cilat kërkojnë trajtim profesional dhe të organizuar. Kjo qendër profesionale i ndihmon fëmijët, prindërit dhe mësimëdhënësit të zgjidhin probleme të natyrave të ndryshme, psikosociale, psikiatrike, edukative, zhvillimore, etj, si dhe ofron shërbime diagnostike, këshilluese, korrektuese e terapeutike për fëmijë, prindër dhe të rinj. Projekti implementohet nga Qendra për Përparim, Edukim dhe Arsim nga Ferizaj, në përkrahje financiare nga Ëar Trauma Foundation (Fondacioni i traumës se luftës) nga Holanda, ndërsa mbështetet nga DKA në Skenderaj dhe MASHT-i. Sipas organizatorëve, në këtë projekt janë përfshi 10 shkolla fillore të Skenderajt, të cilat do të zhvillojnë seminare për të aftësuar mësimëdhënësit që punojnë me nxënës. |
|
Azhornuar së fundi ( Tuesday, 23 March 2010 )
|
|
1000 kërkesa për riparim shtëpish të dëmtuara nga tërmeti |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Sunday, 08 November 2009 |
|
Në njëmijë ka arritur numri i kërkesave për riparim shtëpish, të cilat u dëmtuan si pasojë e tërmetit që goditi vendin tonë më 10 mars. Lëkundjet e tokës shkaktuan plasaritje të mëdha nëpër shtëpi banimi, duke bërë që shumica prej tyre, sidomos ato që kanë pasur konstruksion të vjetruar ndërtimi, të dëmtohen në masë të madhe dhe të bëhen gati të pabanueshme. Ekipet nga Sektori për Mbrojtje dhe Emergjenca, i cili vepron në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Skenderaj, po mbledhin shënime në terren dhe po incizojnë shtëpitë e dëmtuara. Sipas shënimeve zyrtare, fshatrat me dëme më të mëdha materiale janë: Qirezi, Abrija e Poshtme, Kllodernica, Pemishta, Kopiliqi, Klina e Poshtme, Kryshefvci, Llausha dhe Izbica. Edhe disa lagje të qytetit përfshihen në listën vendeve të prekura nga tërmeti. Sokol Hoxha, shef i Sektorit për Mbrojtje dhe Emergjenca, ka thënë se komisioni në nivel komunal, i ngritur enkas për vlerësimin e dëmeve, që nga dita kur u dridh toka deri sot, për riparim të objekteve të banimit, ka pranuar 1000 kërkesa. Por ai thotë se është herët të flitet për një vlerësim të përgjithshëm të dëmeve. Kjo do të ndodhë atëherë kur komisioni të ketë mbaruar punën e vet në terren. “Tek kur komision të mbaron punën, atëherë do të kemi një pasqyrë të saktë dhe do të na mundëson ta japim një vlerësimin të përgjithshëm për dëmet e shkaktuara si pasojë e tërmetit”, ka pohuar ai. Sipas zyrtarëve për emergjenca, në terren komisioni ka vërejtur objekte të vjetruara dhe si të tilla ato ndodhen para vetë rrënimit. Pavarësisht rrezikut që mund të sjellin këto objekte, familjet vazhdojnë të banojnë në to. Kjo është mjaftë shqetësuese, shton Hoxha, duke thënë se mundësitë e Komunës së Skenderajt për kompensim të dëmeve, janë të pakta. Ndërkohë, autoritetet komunale kanë njoftuar se do t’u drejtohen organeve qeveritare që t’u dalin në ndihmë për t’ua bërë çarën familjeve të rrezikuara. Dridhjet e tokës së 10 marsit dëmtuan edhe disa shkolla të kësaj komune. Shkolla fillore “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt përjetoi plasaritje në disa dhoma mësimi në katin e dytë të objektit, pastaj ato në Runik, Tërncaf, Baks dhe Qirez. |
|
Azhornuar së fundi ( Wednesday, 24 March 2010 )
|
|
Ka filluar ndërtimi i Shkollës së Mesme Profesionale |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Wednesday, 14 October 2009 |
Skenderaj, – Ka filluar edhe zyrtarisht ndërtimi i Shkollës së Mesme Profesionale në Skenderaj, të shtunën, në një ceremoni të organizuar me rastin e vënies së gurthemelit, në të cilën morën pjesë ambasadori i Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Svere-Johan Kvale, kryeministri Hashim Thaçi, ministri i Arismit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, zvëndësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Skenderaj, Sami Lushtaku me bashkëpunëtorë, dhe të tjerë. Ky është donacion i Qeverisë norvegjeze në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, e cila ka participuar me 1.2 milion euro, për dy shkollat, në Skenderaj dhe Malishevë, ndërtimi i të cilave do të kushtojë 10 milion euro. Pas ceremonisë së vënies së gurthemelit, ambasadori Kvale, tha së Kosova është shtet i ri, me popullsi të re, e cila kërkon të rritet. “Ka shumë kuptim që të investohen në të ardhmen e këtij vendit, sepse e ardhmja e Kosovës janë djemtë dhe vajzat. Duke ndërtuar këto dy shkolla, ne po investojmë në të ardhmen. Duke ndërtuar shkolla profesionale, ne u japim njerëzve të rinj shanse për të gjetur vende pune, dhe në këtë mënyrë ata do të mund të kontribuojnë në të ardhmen e Kosovës”, ka thekuar miku norvegjez, duke kujtuar se ky është projekti më i madh i Norvegjisë në Ballkanin Përendimor, i cili ka vlerë prej 10 milion euro. Ai shfaqi shpresë së këto shkolla do t’i shërbejnë gjeneratës së re dhe Kosovës në një afat të gjatë. Kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi, duke i shprehur falënderime shtetit norvegjez, theksoi se vënia e gur-themelit për ndërtimin e shkollës profesionale në Skenderaj dhe Malishevë, është një lajm i mirë edhe këto dy komuna dhe për trevat tjera, për nxënësit, për të ardhmen e tyre, sepse do të edukohen në bazë të standardeve të larta evropiane. “Është një përgjegjësi, por edhe mundësi e re e cila ka munguar. Për Kosovën shtet të pavarur, janë hapur mundësitë e mëdha, këto mundësi po shfrytëzohen me ndërtimin e shkollave, të cilat do të krijojnë hapësirë dhe perspektivë për zhvillimin më të fuqishëm ekonomik që të rinjtë tanë të jenë më afër tregut të punës, në mënyrë që të ndërtojmë edhe mirëqenie sociale shumë më të lartë. Është një projekt i përbashkët, dhe është ndërtimi më i fuqishëm në Ballkan, i cili vjen si rezultat i partneritet të mirë, qeverisjes së mirë dhe perspektivës më të mirë të kësaj treve”, ka theksuar shefi i ekzekutivit të vendit. Lidhur me ndërtimin e Shkollës së Mesme Profesionale, minitri i MASHT-it, Enver Hoxhaj, ka thënë se për Qeverinë e Kosovës edukimi çdo herë ka qenë ekonomi e veçantë, ndërsa ekonomia ka qenë e barabartë me edukim. “Ndërtimi i kësaj shkolle do të krijojë kushte që të rinjtë të punësohen brenda dhe jashtë Kosovës. Është një shkollë shembull, jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, ndërsa cilësia që do të ofrohet këtu, laboratorët që do të përdoren, do të jenë të standardeve evropiane, dhe do të jetë një institucion i ri që do t’i ofrojë Skenderajt një identitet të ri, meqë edhe dizajni dhe profili i shkollës, do ta bëjnë Skenderajn qytet me një profil të ri arsimor”, ka pohuar ministri Hoxhaj. Ndërkaq në emër të pushtetit lokal të Skenderaj, për realizimin e këtij projekti që do të përfitojë komuna e Skenderajt dhe ajo e Malishevës, ka falënderuar kryetari Sami Lushtaku. “Për komunën e Skenderajt dhe gjeneratat e reja, ndërtimi i kësaj shkolle është shumë i rëndësishëm”, ka përfunduar Lushtaku. |
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Saturday, 10 October 2009 |
Takimi me mes zyrtareve Rinor & OJQ-ve nga Mitrovica, Vushtrria,Zubin Potok, Drenasi dhe Skenderaj. Ftesë Ftoheni që të merrni pjesë në takimin të organizuar nga Sektori i Rinis në Skenderaj, OJQ “Skenderajlive”, përkrahur nga GTZ-ja. Pikët e diskutimit do i gjeni në agjenden e bashkangjitur. Takimi në fjalë do të mbahet me datën 13.10.2009 në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 11:00. Ju lutemi ta konfirmoni pjesëmarrjen deri te Henen ne ora 16 – 00 në e-mail
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
ose në tel 044 402 684 Agjenda: 11:00 – 11:10 Përshendetje pjesëmarrësve (Zyrtari i Skenderajt dhe GTZ), Prezantimi i të pranishmëve. 11:10 – 11:40 Fjalim nga zyrtaret rinor komunal, bashkëpunimi me ojq-et ne Komunen e tyre (debat). 11:40 – 12:20 Prezantimi mbi punet e KVRL-ve nëpër Komunat prezente ne Takim (debat). 12:20 – 12:35 Pauza për Kafe. 12:35 – 13: 00 Integrimi europian në Kosovë, Roli i rinisë (debat). 13:00 – 13:30 Mundësia e pergatitjes se një projekti të përbashkët ne mes Komunave (debat). 13:30-14:30 Dreka. Vërejtje: shpenzimet e udhetimit dhe të drekës do të kompenzohen nga GTZ-ja! |
|
Azhornuar së fundi ( Saturday, 10 October 2009 )
|
|
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha vizitoi Prekazin dhe Familjen Jashari |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Saturday, 10 October 2009 |
Skenderaj, 7 tetor – Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përjetuar emocione të forta gjatë vizitës së tij në Prekaz, sot paradite. Ato kanë filluar me përuljen e tij para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari, për të vazhduar me përqafimin vëllazëror me Rifat Jasharin, e posaçërisht gjatë takimit me Jasharët e ripërtëritur, të lindur pas lufte: Shabanin, Ademin, Hamzën, Zahidën, Feridën, etj. Kryeqeveritari shqiptar, i shoqëruar nga Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, Sami Lushtaku, kryetar i komunës së Skenderajt, deputetë të Parlamentit të Kosovës, dhe qindra qytetarë, fillimisht ka bërë homazhe para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari. Pas homazheve Berisha Prekazin e quajtur sakrificën e popullit shqiptar, ndërsa komandantin Adem Jashari dhe familjen e tij, kurorë të kësaj sakrifice. “Adem Jashari dhe familja e tij përbëjnë kurorën e përjetshme të kësaj sakrifice. Askush nuk sakrifikoi për vendin, për dinjitetin, për kombin, sa heronjtë të një burri legjendar Adem Jashari, i cili ra për të fituar pavdekësinë. Ai e shndërroi Prekazin në një Krujë të vërtet”, ka thënë Berisha, në kompleksin e varrezave. Pasi ka kaluar rrugën deri në kullën e familjes, i përshëndetur ngrohtësisht nga mijëra qytetarë, dhe pasi i kanë dëshiruar mirëseardhje tre breza të Jasharëve, Berisha i ulur në ballë të kullës, ia ka shtruar muhabetit me të parin e familjes, bacë Rifatin. “U preka shumë, sepse i pamë ata fëmijë, të lindur pas lufte, që kanë marrë emrat e martirëve të familjes Jashari. Por, shndërrimi i ëndrrës në realitet është lehtësimi më i madh për këtë familje, për tribunin legjendar dhe për mbarë shqiptarët”, ka konstatuar ai. Duke folur për Prekazin, kryeministri shqiptar, tha se këtu rezistenca e shqiptarëve ndaj pushtuesit nuk u shua kurrë, por kulmoi me veprën e Adem Jasharit. “Kjo rezistencë është e gjallë në çdo kohë, është frymëzuese dhe udhërrëfyese për të gjithë shqiptarët, është kurora, me diamante e sakrificës shqiptare”, përfundoi ai. Nga ana e tij, Murat Jashari, ka thënë se dekadat e fundit lëvizjet e kohës për shqiptarët në përgjithësi ishin jashtëzakonisht të mëdha, që nënkupton edhe njerëz adekuat, ka shtuar se tri shtyllat për ta ndërtuar dhe mbajtur shtetin janë: luftëtarët, ekonomistët dhe filozofët. “Mendoj se në dekadat e fundit luftëtarët e bënë detyrën e tyre, kryen punën e tyre, ishte detyra e sakrificës. Çdo herë ja vlen sakrifica për lirinë e popullit, por nëse ndonjëherë sakrifica ka pasur kuptimin më të madh, atëherë janë prapë dekadat e fundit”, ka thënë Murat Jashari. Ai ka falënderuar kryeministrin Berisha dhe Shqipërinë në përgjithësi, për gjithë punën e bërë, qoftë për ndihmesën e luftës së Kosovës, qoftë për ndihmesën pas lufte, madje për lobimin në qendrat e vendosjes, për zhvillimin e Shqipërisë, për futjen e saj në NATO, për parapërgatitjet për BE, etj. |
| << Fillim < E mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
| | Rezultatet 16 - 20 nga 135 |
|
|
 |
|
 |
|
|
 |
 |
 |
|
|
Anket
REKLAMAT
libri i pare
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.
Statistikat
Anëtarë: 356
Artikuj: 325
WebLinks: 5
Vizitoret Online
Momentalisht janë12 vizitorë online
|
|
 |
|
 |
|
|