| |
|
 |
 |
 |
|
|
|
Ndërtimi i Shkollës Profesionale fillon së afërmi |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Saturday, 10 October 2009 |
Skenderaj, tetor – Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka pranuar të hënën projektin detaj të Shkollës së Mesme Profesionale, nga përfaqësuesit e kompanisë International Menagement Group (IMG), e cila ka projektuar këtë shkollë. Arkitekti Argjend Karai, menaxher i kompanisë IMG-së, pas dorëzimit të projektit detaj, ka thënë se në hartimin e tij kanë marrë pjesë inxhinierë nga Kosova, ndërsa projekti është reviduar nga UNIKOS-i nga Prishtina dhe Instituti i Ndërtimtarisë nga Shkupi. Ai ka thënë se, nëse organet kompetente lëshojnë shpejt lejen ndërtimore, objekti mund të fillojë të ndërtohet kah mesi i këtij muaji. Trajnimi i stafit mësimdhënës do të bëhet nga ekspertët norvegjezë. Kryetari Lushtaku, pasi ka pranuar projektin detaj, ka falënderuar përfaqësuesit e IMG-së për punën e bërë, dhe ka siguruar se leja ndërtimore është në fazën përfundimtare. “Jemi të gatshëm në çdo aspekt dhe të aftë për të tejkaluar çdo pengesë vetëm qe të fillojë ndërtimi i objektit”, ka thënë kryetari i Skenderajt.
Të kujtojmë së, në muajin qershor të këtij viti, në Komunën e Skenderajt qëndruan zyrtarë të lartë norvegjez, të cilët vizituan vendin ku pritet të ndërtohet shkolla, “Te pishat”, sipër qytetit të Skenderajt, donacion ky i Ambasadës norvegjeze në Prishtinë, e cila do të ndihmojë me 8 milion euro për ndërtimin e dy shkolla profesionale në Kosovë (në Skenderaj dhe Malishevë) |
|
Mbahet Asambleja e fundit Komunale |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Wednesday, 30 September 2009 |
Skenderaj, 29 shtator – Këshilltarët e Asamblesë Komunale të Skenderajt kanë përfunduar, me mbledhjen e sotme, mandatin e tyre dyvjeçar, me vlerësime të larta për punën dhe kontributin e dhënë nëpër të gjitha proceset e zhvillimit që ka kaluar Komuna e Skenderajt. Në mënyrë të veçantë, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka falënderuar përfaqësuesit e opozitës dhe medieve. Për opozitën që ka qenë vërtetë konstruktive në diskutime, kritika dhe vërejte të saj, duke ndihmuar në punën e përbashkët të legjislativit, ndonëse, sipas Lushtakut, kritikat në disa raste ishin pavend. Kurse për gazetarë, kryetari tha se kanë raportuar me shpejtësi dhe paanshmëri duke e mbajtur të informuar qytetarin për ngjarjet dhe zhvillimet brenda Komunës. “Ndonëse kritikat e opozitës të shumtën kanë qenë pa vend, diskutimet dhe vërejtjet e opozitarëve na kanë ndihmuar në punën tonë të përbashkët”, ka thënë kryetari i Skenderajt, duke theksuar në gjatë mandatit të tij, në komunën e Skenderajt janë investuar mbi 30 milion euro, në të gjitha fushat, në arsim, shëndetësi, infrastrukturë rrugore, bujqësi etj. Në këtë kuadër, Lushtaku ka përmendur investimet në infrastrukturën rrugore, projektet për zbutjen e varfërisë, çështjen e strehimit të të pastrehëve, në veçanti për kategoritë e dala nga lufta. Ai ka thënë se brenda kësaj jave do të vihet gruthemeli për ndërtrimin e kompleksit të banesave për familjet e dëshmorëve, projekt ky që ka koston prej 8 milion eurosh. “Gjatë këtij mandati është punuar shumë, por kjo nuk do të thotë se ekzekutivi që kam drejtuar të ketë qenë i përkryer”, ka shtuar Lushtaku, duke ritheksuar se gjatë këtij mandati është punuar shumë në të gjitha fushat. Në mbledhjen e fundit të këtij mandati të Kuvendit Komunal, deputet kanë miratuar pa ndonjë vërejtje buxhetin e planifikuar të komunës për vitin 2010, i cili, sipas drejtorit për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Mehmet Berisha, do të jetë 6.866.454 euro, 11 për qind më i madh se i tanishmi, e që do të përbehen nga grandet qeveritare dhe nga mjetet vetjake. Drejtori Berisha ka thënë se për projekte kapitale janë planifikuar 1.618.937 euro nga buxheti komunal, si dhe janë planifikuar edhe pesë projekte, kostoja e të cilave arrin shumën prej 16 milion euro, që do të financohen me ndihmën e Qeverisë së Kosovës dhe donatorë të tjerë. Në vazhdim të seancës, këshilltarët morën vendimin për bartje administrative në pronësi të komunës të tokës që ishte në shfrytëzim të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TM) në Skenderaj dhe Runik, shpallen interes të përgjithshëm shpronësimin e tokës pa pagesë në fshatrat Izbicë, Vajnik dhe Burojë, për rrugën që i bie nëpër pronat e 163 qytetarëve të këtyre fshatrave, e të cilët kanë hequr dorë nga kompensimi. Këshilltarët kanë miratuar edhe propozimin për bartjen dhe ridestrinimin e mjeteve financare prej 206.278 euro për vitin 2010 për asfaltimin e rrugës “Harun Beka”, për trotuarët në rrugën “Osman Geci”, për rregullimin e sallës së Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”, për shtesën prej 44 euro të punëtorëve shëndetësorë, për gjashtë muaj, për minusin e pagave në arsim, për ngrohjen qendrore në Shtëpinë e Zjarrfikësve dhe për matjet gjeodezike. Në fund të mbledhjes, drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Ylber Morina, është përgjigjur në kërkesën e këshilltarit nga LDD-ja, Nazmi Ddajaku, për interpelancë, përkitazi me projektin e Qendrës Zejtare, i dhënë me koncesion kompanisë “R&Rukolli”. Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari Sami Lushtaku ka shtruar drekë për këshilltarët dhe pjesëmarrësit e tjerë |
|
PËRUROHET SHKOLLA MODERNE NË PREKAZ TË EPËRM |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Wednesday, 30 September 2009 |
Prekaz,Viti i ri shkollor 2009/2010, për nxënësit e fshatrave Prekaz i Epërm dhe Mikushnicë të Komunës së Skenderajt, filloi të enjten, në godinën e re shkollore, trekatëshe, e cila u inaugurua në praninë e Jakup Krasniqit, kryetar i Parlamentit të Kosovës, Enver Hoxhës, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), strukturave komunale të Skenderajt, nxënësve, mësuesve dhe fshatarëve, të cilët kishin organizuar gazmend me rastin e përurimit të Shkollës së Mesme të Ulët “Azem Bejta”. Për ndërtimin e kësaj shkolle e cila ka 4500 metra katrorë, 800 nxënës, 40 mësimdhënës dhe 10 punëtorë teknik, MASHT-i ka ndarë 1 milion e 90 mijë euro. Në këtë manifestim rasti folën z. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, monistër i Arsimit, z. Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt si dhe, një historik të shkurtër të shkollës në Prekaz, e paraqiti z. Nezir Rama, drejtor i kësaj shkolle. |
|
Mbahet takimi i Grupit Komunal për Kthim |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 15 September 2009 |
Skenderaj, 11 shtator – Ministri për Komunitete dhe Kthim në Republikën e Kosovës, Sasha Rashiq ka inkurajuar të premten në Skenderaj të shpërngulurit të kthehen në pronat e tyre prej nga ishin larguar nga frika e hakmarrjes së mundshme të shqiptarëve, pas çlirimit të vendit më 1999. Vet prezenca e ministrit Rashiq në mbledhjen e Grupit Punues Komunal për Kthim (GPKK) ka qenë inkurajuese për pjesëmarrësit e këtij takimi, duke filluar nga kryetari i Komunës Sami Lushtaku, përfaqësuesit e organizatave që punojnë në procesin e kthimit, e më së shumti për përfaqësuesit e serbëve të shpërngulur. Dragolub Millutinoviq, që përfaqësonte interesat e komunitetit të tij nga Runiku, tha se e gëzon fakti i pranisë së ministrit Rashiç në mbledhje, duke mbështet shpresat në përkushtimin e tij për të realizuar projektin e vonuar të kthimit të qëndrueshëm në pronat në vendin e lindjes. Megjithëse i aprovuar, koncept-dokumenti i hartuar nga Komuna e Skenderajt, është reduktuar nga 1.8 milion në 400 mijë euro, për shkak të buxhetit të limituar. Sipas këtij dokumenti, parashihet ndërtimi i 14 shtëpive për komunitetin serb dhe 5 për shqiptarët. Fatmir Balaj, zyrtar komunal për kthim, duke fol për angazhimin e komunës së Skenderajt, e cila është duke punuar që moti për kthimin e gjithë atyre që janë shpërngulur nga pronat e veta, ka thënë se Skenderaj, veçanërisht Runiku ku pritet të realizohet projekti, ka gjendje të rëndë sociale.
Duke folur për realizimin e projektit për kthimin e serbëve në Bashkësinë Lokale të Runikut, Balaj tha se ai do të nis me fazën e parë, me ndërtimin e 14 shtëpive për familjet serbë dhe 5 për shqiptarët, për të vazhduar më pas me fazat tjera. Ndërkaq Murat Dauti, kryetar i BL të Runikut, tha se ekziston gatishmëri si nga shqiptarët për t’i pritur ashtu edhe nga serbët e shpërngulur të kthehen në tokat e veta. “Të gjithë bashkërisht kemi punuar që 6 vjet për të krijuar klimë të volitshme për kthimin e zhvendosurve dhe mendoj se ia kemi arritur të krijojmë kushte të përshtatshme”, tha Dauti. Ministri Rashiq ndërkaq shtoi se kthimi është proces i ndërlikuar, pasi nuk kërkon vetëm kthimin e personave, por edhe integrimin e tyre në shoqëri. “Unë me kryetarin Lushtaku do të takohemi të hënën me kryeministrin Thaçi dhe do të kërkojmë nga ai që të përkrah financiarisht koncept-dokumentin për kthimin e të shpërngulurve në pronat e tyre”, ka siguruar i pari i Ministrisë së Kthimit. Në fund të takimi, u miratua edhe lista me emrat e 19 familjeve të cilave do t’u ndërtohen shtëpitë në Runik. |
| << Fillim < E mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
| | Rezultatet 21 - 25 nga 135 |
|
|
 |
|
 |
|
|
 |
 |
 |
|
|
Anket
REKLAMAT
libri i pare
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.
Statistikat
Anëtarë: 356
Artikuj: 325
WebLinks: 5
Vizitoret Online
Momentalisht janë15 vizitorë online
|
|
 |
|
 |
|
|