| |
|
 |
 |
 |
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 15 September 2009 |
|
Kërkesë për donacion Organizata SOLIDARITETI Shkup,është organizat jo qeveritare,jo partiake punët e saja i bënë në mënyrë me vullnetarë-aktivistë,finansohet për mes donatorëve dhe sponzorëve,biznes sektorit e tj.bëmirës.Në programin për Fiter Bajramin të vitit 2009 duam të ndihmojmë fëmijët me novoja speciale,femijët jetimë dhe fëmijët e familjeve që sjanë në gjendje fëmijët e tyre ti gëzojnë për festën e Bajramit. Apelojmë deri te Ju që të ndihmoni në mënyre me finansim,Material ushqimor a po veshmbathje e tj.sipas mundësive të Juaja. ëdo ndihmë sa të jetë më e vogël e Juaja,është e mirëseardhur në ketë Organizatë e cila kujdeset për tu ndihmuar këtyre fëmijëve që presin ndihmën e Juaj.Besojmë që edhe Ju do të ndihmoni në qëllimin tonë. Zoti Ju shpërblevtë. Tuaj mundet ta beni ne log. e kesaj organizate: SOLIDARNOST - Skopje IBAN CODE -Acount Nr.MK 07340100118240061 SWIFT CODE : TCZBMK 22 Beneficionarys:Ziraat bankasi Branch Skopje Macedonia. SOLIDARITETI-SHKUP Federata e organizatave humanitare SOLIDARITETIZhiro llog. 2800000000163-62 Alfa banka Shkup Rr.Luba Ivanovic N=4 b Butel 2Tel.070341-266 Email.add.:
Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
Sejfulla Bekteshi |
|
Grupit Komunal Punues për Kthim (GPKK) . |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Wednesday, 09 September 2009 |
|
Ftese: Te nderuar anëtar te GPKK-se, Ftoheni qe te merrni pjese ne mbledhjen e radhës te Grupit Punues Komunal për Kthim(GPKK) qe do te mbahet te Premten me 11.09.2009 ne orën 10,oo,ne sallën e Asamles Komunale, komuna e Skenderaj/Serbica. Rendi i Ditës: 1. Mirëseardhje dhe kërkim falje për mungesa nga Kryesuesi i mbledhjes, 2. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, 3. Raportim i ZKK,rreth kthimit, 4. Raporti përfaqësuesit te MKK rreth K.D per kthim ne Runik 5. Raportimet e organizatave, 6. Te ndryshme. Kuvendi i Komunës Skenderaj |
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Wednesday, 09 September 2009 |
|
Drejtoria e Administratës dhe Personelit Zyrtari komunal për Kthim Proces verbal i mbledhjes se GPKK(Grupit Punues Komunal për Kthim) Mbajtur me 23.07.09 ne sallën e këshillit te drejtoreve me fillim nga ora 14.20. Mbledhjen e kryesoj Abdyl Ymeri nënkryetar kryeses i GPKK-se dhe nënkryetar i Komunës Ne mbledhje prezantuan këta pjesëmarrës: 1. Abdyl Ymeri Nënkryetar i Komunës dhe kryesues i GPKK-se 2. Fatmir Balaj - ZKK. Skenderaj 3. Driton Tafallari DT ( developing together) 4 . Ragip Elshani 5 . Kasiq Zaremba _OSBE 6. Zejnepe Haxhimehmeti –OSBE 7 . Albena Hana - UNHCR 8. Arben Veliu – OJQ “Skenderajlive” 9. Imer Prokshi - përkthyes 10. Ajten Sylejmani UNDP 11. Hyka Imeri ZBGJ 12 Muhamet Bajraktari-ZKIE 13. SHqype Morina – MKK 14. ReshadijeRegjepagiq-MKK 15. Selami Maliqi -NJ.M.K.K. 16. Nedelko Kovaqeviq shef i zlk-se Baje 17.Steviq Dragomir –PZH nga Runiku 18. Vukmir Llazoviq- Pzh Nga Runiku 19. Murat Dauti Kryetar i fshatit Runik. 20. Visar Bivolaku Kryesuesi filloj mbledhjen ne orën 14 ,20 dhe propozoj ketë rend dite: Për takim u propozua ky rend i ditës: 1. Mirëseardhje dhe kërkim falje për mungesa nga Kryesuesi i mbledhjes, 2. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, 3. Raportim i ZKK z, Fatmir Balaj,informimi rreth takimit ne MKK, 4. Raportimi i përfaqësuesit te MKK-se për qëndrimin e tyre ndaj kthimit ne Runik, 5. Raportimet e organizatave , 6. Te ndryshme. Pika e pare kryesuesi përshëndeti te pranishmit dhe pasi qe nuk pati kërkim falje për mungesë kaloj ne piken e dyte Pika e Dyte shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar , kryesuesi pyeti se a keni marr materialin me kohe dhe nëse po a ka dikush vërejtje apo sugjerim dhe pasi u prit qe edhe një hare te lexohet materiali dhe nuk pati vërejtje u qit ne aprovim ku u aprovua nga te pranishmit. Pika e tret ZKK raportoj për rrjedhën e procesit te kthimit ne komunën e Skenderajt ne veçanti për fshatin Runikë. Ku theksoj se sot këtu kemi përfaqësuesit e MKK-se te cilët kanë ardhe për te shpreh qëndrimin me te ri te MKK-se rrethe kthimit ne Runikë çështje kjo qe u aktualizua me rastin e vizitës se Ministrit Rashiq ne komunën e Skenderajt ku ne takim me Kryetarin e komunës Z.Sami Lushtaku u zotua se do ta mbështes kthimin ne Runikë dhe se do te duke kërkoj mjete financiare nga Kryeministrja për realizimin e projektit te kthimit ne Runikë .Për ketë ma mirë do te na informoj zonj. Shqype Morina Këshilltare e Ministrit ne MKK.ne piken e katërt. Pika e katërt raportimi i përfaqësueses se MKK-se . Ark. Shqype Morina këshilltare për ndërtim e Ministrit mori fjalën dhe tha se Ministrja kësaj here seriozisht e ka marr çështjen e kthimit ne Runikë dhe se bashku me komunën e Skenderajt do te punoj ne realizimin e këtij kthimi. Ne Kemi shqyrtua edhe një here Koncept Dokumentin(K.D) e kthimit ne Runik dhe kemi vendosur qe ta ndajmë ne dy faza dmth për fazën e par kemi paraparë ti kthejmë 14 familje serbe dhe 1 fa milje Shqiptare(rast social) .Vlerën e projektit e kemi reduktuar ne 443.550,00 euro mirëpo kjo nuk është definitive dhe se do te përcaktohet me rasti e caktimit te lister perfundimtare te përfituesve kur do te dihet se sa familje do ti plotësonin kriteret e Ministrisë për kthim,si kriter është qe familjet mos te kenë pronë te palujteshme (shtëpi ose Banës ne ndonjë ven tjetër pos Runikut, te jen banues ne qendrat kolektive sepse përkujtoj ajo kthimi ka karakter humanitar. Me ketë kriter nuk u pajtuan përfaqësuesit serb duke reaguar se ne jemi te zhvendosur nga vendi jon dhe dëshirojmë te gjithëve te na mundësohet kthimi ne pronat tona, kanë kaluar 10 vite dhe ne është dashur te jetojmë diku ,varësisht se kushti është gjendur ,nuk kemi mundur te presim dhe te qëndrojmë jashtë deri tani.Njeringa ta Ishte Vukmir Lazoviq i cilime te marr fjalën edhe një herë shprehu moskenaqesin e tyre qe kthimi po vonohet dhe se edhe kësaj hera ata druajnë se nuk do te ndodh kthimi,pastaj pyeten se a janë sigurua paret për kthim,këtyre ju përgjigj Shqypja nga MKK-ja e cila tha se sipas Ministrit mjetet do ti jap qeveria pasi qe mjetet e planifikuara pet kthim për ketë vit janë ndarë ne tri projekte tjera,por kemi premtime nga kryeministri se do ti siguroj mjetet. Pastaj Shqypja kërkoj nga zkk dhe përfaqësuesit qe sa ma par te formojnë listën prej 14+1 familjeve dhe te dergojn ne MKK ne baze te cilës do te kërkohet buxheti përfundimtar për fazën e par te këtij projekti . Murat Daduti mori fjalën dhe tha se theksoj se me keqardhje me duhet qe ne fillim te jem pesimist edhe kësaj radhe sa i përket Runikut, sepje mendoj se prapë nuk do te ketë kthim jo pse serbet dhe shqiptaret ne Runikë nuk donë te kthehen e po ashtu edhe komuna ka punua mjaft për ketë por Ministrja është ajo qe kur është fjala për Runikun nuk donë te gjej mjetet ose ato i qon ne tjetër komunë. Kjo ka ndodh disa herë prej 2005 kur ne kemi kërkuar kthimin. Arsyet kanë qen ma te ndryshme varësisht se kush ka qen Ministër .Ne vitin ne 2007 Ministri i atëhershëm Gerbiq na pat premtuar një grupi nga Runiku qe kemi qen se K.D i Runikut do te jetë prioritet për vitin 2008 dhe as qe ka hy ne radhë. drojë tha ai se kështu do te jetë edhe kësaj here,kisha me qen shumë i lumtur sikur ky konstatim mos te jetë i sakt. Ne edhe me tutje jemi pro kthimit por një herë te kthehen ata te cilët kanë qen banor te Runikut sepse ne listë kam par disa emra qe pas vitit1996 kanë ardh ne Runikë nga fshatrat tjera. Këta tha Murati ne te kthehen ne fshatrat e tyre. Këtu reaguan përfaqësuesit serb duke than se ata njerëz kanë pas shtepitë ne Runikë kanë pronën e tyre dhe kanë te drejt te kthehen ne pronën e tyre. Kryesuesi tha se kjo çështje do te shikohet ne drejtorin për kadastër dhe pronë dhe do te zgjidhet. Këtu reagoj edhe një ere Shqypja duke than se unë nuk di dhe nuk mbaj përgjegjësi për te kaluarën por tash Ministri e ka marr këtë punë seriozisht.. Pika e pest Nuk pati diskutime Pika gjashtë ZKK informoj GPKK-ne se K.D për kthim ne Runikë ka qen i hartuar nga LWF-ja e cila zyrtarisht (prezantoj shkresën) na ka informues se hjek dorë nga Ky K.D. sepse kanë shuar departamentin e tyre te ndërtimit si pasoj e lokalizimit te OJQ-se,kështu qe nevojitet qe ndonjë Ojq ose komuna ta merr ketë përsipër. Kryesuesi shtroj çështjen se a dëshiron dikush nga Ojq-te prezentë te merr përsipër drejtën e K.D. këtu përfaqësuesit e DT u prezantuan dhe shprehen se janë te gatshëm dhe kanë kapacitete për te implementuar ketë K.D .ne th Drton Tafallari kemi realizua projekte te këtilla ne mbar Kosovën dhe tani jemi duke e realizuar një ne komunën e Vushtrrisë se bashku me MKK-ne dhe komunën , është fjala pe r K.D e kthimit ne Dolakdhe Shitaric. Edhe përfaqësuesit e MKK u pajtuan qe te drejtën e implementimit ta merr D.T-ja pasi me ta kanë një përvojë te mirë bashkëpunimi. Kryesuesi qiti ne votim propozimin qe D.T-ja te merr drejtën ne K.D te Runikut.ku edhe njëzetit u aprovua .Pra D.T është Bartës implementimit te K.D për kthim ne Runik. Visar Bivolaku nga ICO-ja beri disa pyetje përfaqësuesve te mkk-se rreth buxhetit për ketë KD ku edhe nje here u përgjigj Shqypja nga MKK-ja e cila tha se për ketë fola ma herët . Pasi nuk pati tjera diskutime mbledhja ua shpalle përfunduar nga Kryesuesi i GPKK-se z. Abdyl Ymeri duke shtuar se për mbledhjen e ardhme do te njoftoheni nga ZKK. Procesin e mbajti Arben Veliu. |
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 01 September 2009 |
|
DREJTORIA KOMUNALE PËR KULTURË RINI DHE SPORT SEKTORI I RINISË Njoftojmë të rinjtë e komunës se Skenderajt se ne kuadër të muajit të rinisë 2009,më moton “Edhe më afër jush”me 5 dhe 6 shtator 2009 organizohen keto aktivitete: Me 5.09.2009 prej orës 9 mbahet turniri në futboll të vogël Me 6.09.2009 prej orës 10 mbahet krosi , pasojnë aktivitetet solidarizuese (dhurimi vullnetar i gjakut ), kulturore (vallëzim social ), aktivitete muzikore ,aktivitete liberalizimi i vizave dhe mesazhet,aktivitete informuese sfidat e mivjeqarit ,aktivitete arti(pikturim i lirë),aktivitete sportive ( mini basket,mini futboll ,pikado ,futboll i tavolinës ) , aktivitete filmi, kuizi dhe koncerti i mbrëmjes në ora 20:00 ku do t’ju argëtojnë shumë këngëtarë te estradës Kosovare, si dhe këngëtarë lokal. Njoftohen të interesuarit për turnirin ne futboll të vogël ,që do të mbahet në poligonin e SHMT “Anton Qeta “. Paraqitja e ekipeve bëhet deri të enjten (03.09.2009),në Shtëpinë e Kulturës ,Sektori i Rinisë nr.47 Të interesuarit për pjesëmarrje në kros (mosha 15 deri 30 vjeq,meshkuj dhe femra) të paraqiten në Shtëpinë e Kulturës ,Sektori i Rinisë nr.47 Të interesuarit për pjesëmarrje ne kuisin e diturisë ,po ashtu te paraqiten në zyren nr.47 deri me datë 03.09.2009. Pjesëmarrësit më të suksesshëm do të shpërblehen. Muaj i Rinisë këtë vit hyn në vitin e tetë si aktiviteti më gjithëpërfshirës në Sektorin e Rinisë në tërë Kosovën. Shpresojmë që rinia e komunës së Skënderajt do të marrë pjesë masovikisht në aktivitetet e parapara për këtë ditë. |
|
Për të parën herë në shkollë, 36 mijë nxënës |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Monday, 31 August 2009 |
|
Shkruan:Hajdin ISLAMI Sa herë që vije shtatori, rrugët e fshatrave dhe të qyteteve të Kosovës, pas disa muajsh pushimi rifillojnë të jehojnë prapë nga zërat e qindra mijëra nxënësve. Gjithçka gjallërohet nga gëzimi i atyre që për herë të parë do të ulen në bankat shkollore. Muajin shtator e bëjnë edhe më madhështor zërat e ëmbël të këtyre vogëlushëve që po hedhin hapat e parë të tyre drejtë shtigjeve të ndritura të diturisë. Njohja e parë me mësuesin, shokët e shoqet e klasës është kryefjalë e çdo bisede për këta fëmijë. Edhe shkolla duket më madhështore në shtator, sikur edhe ajo buzëqesh. E ardhmja e kombit dhe shtetit tonë është e ndritshme e këtë më së miri e dëshmon kumti (mesazhi) i popullit tonë liridashës për shkollën. Dita e parë në shkollë çdo njërit prej nesh i ka mbetur në kujtesë për shumë gjëra, por në kujtesë do tu mbetet edhe atyre që për të parën herë sivjet do të shijojnë qëndrimin në të. Mësimdhënësit anembanë Kosovës, si gjithmonë do të mundohen që nëpërmjet dijes së tyre t’i aftësojnë nxënësit me dituri në mënyrën më të mirë, pasi që shteti i ri i Kosovës i formuar me shumë mund dhe sakrifica nga shumë breza ka nevojë për njerëz të arsimuar. Fisnikëria dhe kontributi i mësimdhënësve shqiptarë por pa lënë anash edhe nxënësit gjatë rrugëtimit tonë për liri tregon se populli ynë ka qenë dhe është i përkushtuar për vlera të larta arsimore dhe edukative. Edhe sivjet nxënësit që nga klasa e parë e deri në të nëntën do t’i kenë tekstet shkollore falas, dhuratë nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë. Ky veprim i mençur e human i Qeverisë vlen të përshëndetet pasi kushtet e dobëta ekonomike dhe standardi i ulët jetësor u pamundëson familjeve që kanë disa fëmijë në shkollë që t’jua sigurojnë tekstet shkollore. Nxënësit dhe mësimdhënësit kosovarë që për disa vite kishin mësuar nëpër objekte të vjetra shkollore e që shumë herë rrezikoheshin nga shembjet e këtyre ndërtesave por edhe thumbimi i gjarpërinjve, sivjet do të kenë kushte shumë më të mira, pasi në këtë muaj shumë nxënës të fshatrave e qytete të vendit tonë do të kenë sa më afër shtëpive të tyre objekte moderne shkollore që pritet edhe të rrisin cilësinë në shkollat e Kosovës. Edhe këtë vit abetaret,mësimdhënësit dhe nxënësit janë të gatshëm për një fillim sa më të mbarë të vitit të ri shkollor 2009-2010, ku urimet më të sinqerta për suksese në mësime pothuajse do ta karakterizojnë ditën e parë në shkollat tona e gjitha kjo falë dashurisë prindërore të mësimdhënësve ndaj nxënësve të cilët do ta bëjnë shkollën edhe më atraktive. Mbetet synim i çdonjërit prej nesh që rritja e cilësisë në mësimdhënie dhe të nxënit ta përshkojnë këtë vit shkollor në të cilin sapo kemi hyrë. Që në shtetin e ri të Kosovës, të gjithë fëmijët të jenë në bankat shkollore dhe t’i gëzojnë të drejtat e tyre, institucionet së bashku me donatorët e ndryshëm, prindërit dhe mësimdhënësit kanë organizuar dhe po organizojnë fushata dhe aktivitete të ndryshme rreth zhdukjes së analfabetizmit dhe të braktisjes së shkollës nga disa nxënës. Shkruan:Hajdin ISLAMI (Autori është Prof dhe mësimdhënës nga Vushtrria) |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 31 August 2009 )
|
| << Fillim < E mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
| | Rezultatet 26 - 30 nga 135 |
|
|
 |
|
 |
|
|
 |
 |
 |
|
|
Anket
REKLAMAT
libri i pare
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.
Statistikat
Anëtarë: 356
Artikuj: 325
WebLinks: 5
Vizitoret Online
Momentalisht janë12 vizitorë online
|
|
 |
|
 |
|
|