| |
|
 |
 |
 |
|
|
|
NJË LIBËR I VEÇANTË PËR URTAKUN E DRENICËS XHEMAJL ABRIA |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Thursday, 27 August 2009 |
|
nga IZET ABDYLI Një vështrim për librin ,,Xhemajl Abria- Pleqnar i Kosovës” të autorit Xhemajl Bajrami, Koha, Prishtinë 2009, ribotim. Ribotimi i librit të Xhemajl Bajramit ,,Xhemail Abria-Pleqnar i Kosovës”, është një monument që ringjallë kujtesën tonë popullore, për një njeri të veçantë, për një mendimtar erudit i cili me pune e tij prej pleqnari hyri në historinë e mençurisë shqiptare jo vetëm të një regjioni siç është treva e Drenicës e cila njihet për traditën e saj në trashëgimin kulturore e veçmas në atë gojore, por ai nga epiteti i Urtakut të Drenicës, siç e thotë edhe vetë autori i librit: Në Kuvendin e Pleqnarëve të Kosovës në Junik mori me të drejtë epitetin e Pleqnarit të Kosovës. Duke lexuar tërë ato urti-këshilla të tij , por edhe veprimet e tij të mençura në zgjidhjen e problemeve e ngatërresave të ndryshme, ai përdori armën e tij më të fortë- fjalën e urtë e të mençur, dhe i detyroi shumë familje që në vend që të ngrejnë gishtin e krimit të shtrijnë dorën e pajtimit. Por edhe këndvështrimi i tij për fenomenet ndryshme ka bërë që thëniet e tij antologjike ti rezistojnë kohës dhe të shërbejnë si mesazh edhe sot e kësaj dite. Ta zëmë: Sa t’kërset pushka midis nesh, kurrë i huej prej qafe s’ka me na u hjek.” Është një dëshmi që u provua në vitet 90-ta me rastin e Pajtimit të gjaqeve të udhëhequr nga plaku i mençur dhe i urtë Anton Çeta. Duke lexuar këtë libër bindemi edhe me shumë se edhe sa e sa thesare të trashëgimisë sonë gojore kanë nevojë të shprushen nga pluhuri i harresës, sa e sa margaritar kanë nevojë tu rikthehet shkëlqimi dhe rrezatimi i tyre, duke i vënë në panteonin e pavdekshmërisë. Mendoj që shembulli i Xhemail Bajramit, duhet të ndiqet edhe nga shumë studiues të cilët merren me këtë fushëveprimtari, ngase vetëm duke rishkruar trashëgiminë tonë të pasur gojor dëshmojmë para të tjerëve edhe për vlerat, kulturën, traditën dhe civilizimin e popullit tonë. Vetë mbarshtrimi i lëndës së këtij libri nga Xhemail Bajrami, jep mundësinë që të perceptojmë më shumë edhe për rrethanat e kohës së Xhemajl Abrisë, por edhe për personaliteti të shquara dhe bashkëkohanikë të tij. Aty gjejmë edhe refleksione për ngjarjet e rëndësishme historike, por aty është edhe toponimia, edhe etnologjia, edhe gjenealogjia që vetëm sa e pasurojnë këtë libër. Lirisht mund të thuhet se edhe koncepti i ndërtimit të librit ka karakter studimor e shkencor, për faktin që si burim referencash ,përveç rrefimtarëve ka shfrytëzuar edhe një literaturë mjaft të pasur të studiuesve shqiptarë dhe të huaj. Si i tillë ky libër, përveç që është një monument për Xhemail Abrinë, do të iu shërbej brezave qoftë si kujtesë historike, apo edhe si një burim reference të gjithë atyre që do të merren me studimin e thesarit të çmuar të popullit tonë. Pasurimi i këtij ribotimi edhe me anekdota të reja dhe materiale tjera vetëm sa tregon për përkushtimin dhe zellin e autorit, i cili mbase në të ardhmen mund të na befasojë edhe me ribotimin e tretë të këtij libri, natyrisht duke sjellur prurje të reja për jetën dhe veprën e Xhemajl Abrisë. |
|
Azhornuar së fundi ( Thursday, 27 August 2009 )
|
|
Udhëheqja komunale e Skenderajt zhvillon debat me qytetarë të Runikut |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 25 August 2009 |
Runik, Skenderaj – 20 gusht Me inicimin e Nëndegës së RDK-së në Bashkësinë Lokale të Runikut, të enjten pasdite në këtë bashkësi, kryetai i Komunës, z. S. Lushtaku me bashkëpunëtorë, kanë mbajtur një debat me qytetarë lokalë, gjatë të cilit ka njoftuar për angazhimin e pushtetit për zhvillimin e projekteve që janë realizuar apo janë duke u realizuar, si dhe ka dëgjuar hallet dhe shqetësimet e banorëve, që kishin të bënin kryesisht me përmirësimin e jetës. Pjesëmarrës kanë qenë krerët më të lartë të Komunës, kryetari Sami Lushtaku, kryetari i Degës së PDK-së dhe deputeti i Kuvendit te Kosovës Ramadan Gashi, zëvendëskryetari Ymeri, kryesuesi i Asamblesë Komunale, drejtorët komunalë, zyrtarë nga Zyra për Informim pranë KK-së, etj. Abdyl Ymeri, nënkryetar, fillimisht i njoftoi qytetarët me projektet që janë realizuar gjatë këtij mandati qeverisës, duke përmendur infrastruktura rrugore, ndërtimin e shkollave dhe krijimin e kushteve më të mira në shëndetësi. Përmendi asfaltimin e rrugës "Nëna Terezë", "Bajram Zena", "Zahir Pajaziti", "Selman Vojvoda", hartimin e Planit Zhvillimor dhe Urban, gjelbërimin e qytetit, ndërtimin e shtratit të lumit Klina, të trotuarit në rrugën "Osman Geci", etj. Njoftoi gjithashtu se është duke u ndërtuar shkolla fillore në Turiqevc, rinovimin e QKMF-së në qytet, është në fazën e tenderimit ndërtimit të objektit të ri komunal, janë rinovuar të gjitha shkollat ku ka qenë nevoja. "Në fazën e dytë kemi zhvillimin e këtyre projekteve: asfaltimin e rrugës, Polac-Prekaz, rruga Llaushë-Përroi i Keq, rruga në Tushilë, Izbicë-Leqinë-Runik, rruga për Radishevë, për Kuqicë, për Kotorr, Tërnafc, Kryshefc, Gofile, Qirez, Lubovec, Vojnik, Ozdrin, etj", ka thënë Ymeri, ndërsa foli edhe për infrastrukturën shkollore, duke përmendur shkollën e Klinës së Epermë e cila është në proces të rindërtimit, Qirezit, Skenderaj, pastaj shkolla profesionale, ndërtimi i së cilës do të fillojë me 1 shtator. Qytetarët lokalë kërkuan nga pushtetarët të investojnë në rregullimin e sistemit të kanalizimit, ujësjellësit, infrastrukturës elektrike, krijimin e hapësirave për rekreacion, etj. Kryetar Lushtaku ka siguruar qytetarët e Runikut se qeveria komunale është duke u angazhuar maksimalisht për zgjidhjen e problemeve të Runikut, por edhe të fshatrave të tjera të komunës së Skenderajt. “Mos harroni se ato që nuk janë bërë për 60 vjet, nuk mund të bëhen për dy vjet”, ka thënë kryetari, sipas të cilit gjatë mandatit aktual, janë investuar 22 milion euro në gjithë komunën. |
|
Dështon përpjekja për marrëveshje për imam të xhamisë së Marinës |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Monday, 24 August 2009 |
|
Skenderaj, 18 gusht – Ka dështuar përpjekja e fundit që problemi i ashtuquajtur “hoxha i xhamisë së Marinës”, të tejkalohet me marrëveshje, edhe pas takimit që një delegacion i Shoqatës Humanitare “Rahma Mercy” nga Leister Siti i Anglisë, ka pasur me udhëheqjen komunale dhe kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj. Mysafirët me mjekra të gjata, të veshur me fustanella të bardha dhe kapela të ndryshme në kokë, kanë ofruar disa propozime por nuk kanë pranuar që të heqin dorë nga xhamia, me arsyetimin se kanë të drejtë pasi e kanë financuar ndërtimin e saj. Në pyetjen e kryetari i Shoqatës, Halil Patel, shtetas anglez me prejardhje pakistanezo-indiane, se cilat janë pakënaqësitë që kanë me hoxhën Xhamajl Duka, nga Elbasani, kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, ka sqaruar se nuk kanë probleme personale por “problemi është se xhamia e Marinës, duhet të hyj nën juridiksion të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila është kompetente edhe për emërimin e imamit me konkurs, ku ka të drejtë të konkurroj edhe Xhemaili”. Patel, më vonë është pajtuar që xhamia të pranojë juridiksionin e BIK-ut, me kusht që imam të jetë Xhamajli, në të kundërtën do të tërhiqen nga Kosova, dhe kur ka marr përgjigje se institucioni i konkursit duhet të respektohet, ka shtruar se edhe me këtë do të pajtohet “me kusht që Shoqata të veprojë në xhami”. Mulla Nexhmedin Maksuti, kryetar i KBI-së, ka thënë se ky kushtëzim është i papranueshëm sepse është në kundërshtim me Rregulloren. “Të ne veprojnë shoqata të ndryshme, por asnjëra prej tyre nuk kërkon vendosjen në xhami më gjatë se qe i duhet me i shpërnda ndihmat. Kërkesa qe shoqata të këtë selinë në xhami apo qe t’i lejohet menaxhimi vetëm pse ka investuar në objekt (shkollë, spital apo xhami) janë të parat dhe të vetmet në Kosovë”, ka thënë ai. Kreu komunal dhe ai i KBI-së, kanë kërkuar që hoxhë Xhemaili të ndërpresë praktikën e veprimit të paligjshëm, dhe të konkurrojë për imam dhe të pranojë vendimin e KBI-ë, e jo të shkaktojë probleme e rrëmuja si deri tash. Nga ana e tij hoxhë Xhemaili, ka thënë se “do të veprojë ashtu si të vendosin këta vëllezërit (që ishin në delegacion) dhe fshati”.
Ky qëndrim ka qenë i papranueshëm për udhëheqjen komunale. “Për këtë vendos KBI në bashkëpunim me banorët e Marinës, të cilët ju kisha lutur të mos i manipuloni edhe më tej, sepse ata edhe ashtu kanë mjaft dhembje e halle. Nëse dëshironi të vazhdoni aktivitetin si shoqatë jeni të mirëpritur dhe unë ju sigurojë lokalet e punës pa pagesë në Skenderaj apo ku të dëshironi, në të kundërtën ju kisha lutur të mos krijoni probleme dhe të mbesim miq”, kanë qenë fjalët e fundit të të parit të komunës. |
|
Rexhep Haxha nga Sfaraçaku i Vushtrrisë, ndihmon me 7.430 kg miell skamnorët në Drenicë |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Monday, 24 August 2009 |
 Foto:Bamirësi R.Haxha dhe kryetari i komunës së Skenderajt,Sami Lushtaku SKENDERAJ,24 GUSHT 2009(VushtrriaPress)-Skamnorët e komunës së Skenderajt, janë ndihmuar nga Rexhep Haxha nga fshati Sfaraçak i Vushtrrisë, me 7.430 kg miell. Kjo sasi e miellit i është dorëzuar udhëheqjes komunale në Skenderaj, të cilët e kanë çmuar lartë bamirësinë e Rexhep Haxhës. Do të jetë Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Skenderajt që do t’ua shpërndajë miellin familjeve të varfra në Drenicë. |
|
Në Skenderaj, biznesmenët vazhdojnë të mbesin borxhlinj të mëdhenj ndaj komunës |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Wednesday, 19 August 2009 |
Arkëtimi i borxheve nga bizneset në komunën e Skenderajt, në dy muajt e fundit është shtuar për më shumë se 3 herë, por megjithëkëtë shuma e borxheve të papaguara mbetet jashtëzakonisht e madhe. “Edhe pse gjatë dy muajve të fundit arkëtimi i borxheve është rritur për më shumë se 3 herë (nga 27.682 euro në 100.994 euro), borxhi i bizneseve ndaj komunës, së bashku me borxhet e taksapaguesve të vegjël, është rreth 700 mijë euro”, ka treguar Mehmet Berishës, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Në këtë drejtori kanë potencuar se në rritjen e arkëtimit të borxheve rol vendimtar ka luajtur formimi i një komisioni të posaçëm për ketë qëllim, i cili do të vazhdojë të angazhohet në ndihmë inspektorëve komunalë edhe në të ardhmen. Sipas drejtorit të financave komunale, nëse nuk kryhen obligimet ndaj komunës, atëherë ato biznese do të mbyllen përkohësisht. Si pasojë e mospagesës së borxheve ka rënë shkalla e arkëtimit të të hyrave vetjake, për pjesën e parë të këtij viti, për 12 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. |
| << Fillim < E mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
| | Rezultatet 31 - 35 nga 135 |
|
|
 |
|
 |
|
|
 |
 |
 |
|
|
Anket
REKLAMAT
libri i pare
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.
Statistikat
Anëtarë: 356
Artikuj: 325
WebLinks: 5
Vizitoret Online
Momentalisht janë12 vizitorë online
|
|
 |
|
 |
|
|