| |
|
 |
 |
 |
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 18 August 2009 |
|
Fsh. Rezallë, Skenderaj 17.08.09 – 08:10. Pas marrjes së informatës për të shtëna armësh patrullat janë drejtuar në shtëpinë e të dyshuarit mashkull k-Shqiptar i cili ka deklaruar se gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. I dyshuari vullnetarisht i ka dorëzuar policisë një AK-47 prodhim jugosllav pa fishek dhe një pushkë gjuetie prodhim turk për të cilin posedonte leje. Armët janë konfiskuar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. |
|
Dyzet e tre përfituesve u dorëzohen çelësat e banesave sociale |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 18 August 2009 |
Skenderaj, 31 korrik – Kanë nënshkruar kontratat dhe kanë marrë çelësat e banesave 43 kryefamiljarë të familjeve të cilat kanë përfituar strehim në objektin social në Skenderaj, të premten, më 31 korrik. Në ceremoninë e cila u mbajt në sallën e KK-së, në prani të përfaqësuesve të OSBE-së dhe medieve, përfituesit kanë nënshkruar kontratat dhe kanë marrë çelësat e banesave, në një atmosferë mjaftë emocionuese. “Ndihem shumë i emocionuar sa po më duket se jam në ëndërr. Tërë jeta me shkuar nëpër banesa të huaja e strehimore kolektive në kushte jonjerëzore”, është shprehur Sadik Ahmeti, kryefamiljar i familjes 5 anëtarëshe. Shumica prej përfituesve kanë shprehur keqardhje për bashkëbanuesit e tyre të derisotëm në strehimorët kolektive të cilët nuk kanë pasur rastin të përfitojnë strehim, aq më parë kur është paralajmëruar rrënimi i shpejtë i këtyre objekteve. Mirëpo këta të fundit kanë shprehur mirëkuptim ndaj ish fqinjve të tyre dhe nuk kanë protestuar, siç kishin paralajmëruar. Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çelësave pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë mbajtur rendin, por nuk ka pasur asnjë ekses. |
|
QKMF-ja në Skenderaj pasurohet me mjete pune |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 18 August 2009 |
|
Skenderaj, 30 korrik – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, falë donacioneve nga ana e FSK-së dhe OSBE-së, është bërë më e pasur për 3 autoambulanca dhe 10 kompjuterë e 2 aparate fotokopjuese, kanë njoftuar drejtuesit e kësaj qendre të enjten. Dr. Emine Shabani–Goxhuli, zëvendësdrejtoreshë e QMKF-së, ka treguar se tri autoambulancat e pajisura me të gjithë aparaturën e nevojshme për transportimin e pacientëve, që deri tash janë përdorur nga TMK-ja, janë donacion i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ndërkaq, kompjuterët dhe fotokopjuesit, u tha se janë donacion i OSBE-së, e cila i është përgjigjur kërkesës së kësaj Qendre Mjekësore. Kompjuterët do t’u shpërndahen 5 qendrave të mjekësisë familjare nëpër terren. Ky rast solemn, është shfrytëzuar që të përmendet mospagesa e shtesës prej 44 euro, të cilat kanë mbetur barrë e komunave përkatëse. “Ne ende nuk e kemi marrë shtesën prej 44 euro për vitin 2009, edhepse kanë kaluar 7 muaj të vitit, dhe arsyetimi i udhëheqjes komunale është se momentalisht nuk ka mjete”, tha dr Shabani-Goxhuli. I pranishëm në ceremoni, nënkryetari i komunës, Abdyl Ymeri, ka premtuar se mjetet e nevojshme do të sigurohen shpejt, qoftë edhe duke hequr dorë nga ndonjë projekt. |
|
Largohen familjet e "strehuara" nën qiellin e hapur |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 18 August 2009 |
Skenderaj, 16 gusht – Pesë familje të cilat për dy javë të tëra kishin qëndruar nën qiell të hapur në një pronë publike në mes të qytetit të Skenderajt, me shoqërimin e policisë janë larguar nga kjo hapësirë dhe janë dërguar nëpër fshatrat e tyre apo në strehime të përkohshme. Paraditen e së dielës, zyrtarë të Drejtorisë për Shëndetësi dhe të Qendrës së Punës Sociale në Skenderaj, të shoqëruar nga dy automjete me policë, një automjet i ndihmës se shpejtë dhe dy kamionë të kompanisë e cila ishte kontraktuar për bartjen e këtyre familjeve, kanë nisur bashkëbisedimin me anëtarët e këtyre familjeve për t’i bindur ato që të largohen nga hapësira ku kishin qëndruar gjatë kësaj kohe. Reagimi i kryefamiljarëve të këtyre familjeve ishte i ashpër dhe këmbëngulës për moslargim, por, në përcjellje të policisë, të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale dhe të zyrtarëve komunalë ata janë larguar dhe janë vendosur nëpër familjet e tyre të gjera apo nëpër ambiente të tjera. Procesi i largimit të këtyre familjeve nga hapësira ku ishin vendosur ka shkuar pa eksese. |
| << Fillim < E mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
| | Rezultatet 36 - 40 nga 135 |
|
|
 |
|
 |
|
|
 |
 |
 |
|
|
Anket
REKLAMAT
libri i pare
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.
Statistikat
Anëtarë: 356
Artikuj: 325
WebLinks: 5
Vizitoret Online
Momentalisht janë18 vizitorë online
|
|
 |
|
 |
|
|