| |
|
 |
 |
 |
|
|
|
Umbajt debati i parë me qytetarët për këtë vit |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Saturday, 18 July 2009 |
Skenderaj, 15 korrik - Komuna e Skenderaj ka organizuar sot debatin e parë publik për këtë vit, i cili për dallim nga të mëparshmit, ka pasur pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve. Abdyl Ymeri, nënkryetar i Skenderaj, në fillim raportoi në pika të shkurtra për angazhimet e komunës në realizimin e projekteve që janë realizuar apo janë duke u realizuar, me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetë. Ai tha se qeveria komunale prioritet ka pasur ngritjen e cilësisë të shërbeve publike, në qytet dhe në zonat rurale, zhvillimin e projekteve në infrastrukturën shkollore, rrugore dhe shëndetësore, kujdesin për ligjshmërinë e punëve të organeve komunale, menaxhimit të buxhetit, etj. Ymeri ka thënë se qeveria lokale ka pasur programin dyvjeçar, në të cilin prioritet i është dhënë administratës, arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës rrugore, dhe krijimit të hapësirave të nevojshme për zhvillimin e bizneseve. Duke folur për sektorët e Komunës së Skenderajt, Ymeri ka thënë se administrata komunale ka krijuar kushte më të mira për punë dhe për shërbime të qytetarëve. “Në arsim gjatë vitit të kaluar kemi ndërtuar një numër shkollash, ndërsa ka përfunduar procesi i tenderimit për nyjet sanitare në të gjitha shkollat”, ka nënvizuar nënkryetari Ymeri. Në infrastrukturë rrugore, sipas tij, janë 26 projekteve që janë zhvilluar gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti: rrugët “Nëna Terezë”, “Bajram Zena”, dhe shumë rrugë të tjera, dhe hapësira të gjelbëruara, ndërsa tani komuna është duke bërë hartimin e planit zhvillimor komunal dhe urban. Ymeri ka përmendur realizimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Klina, vlera e të cilit është 1 milion e 700 mijë euro, mjete këto të ndara nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Minsitria e Planifikitmi Hapësinor. “Në proces të tenderimit është edhe projekti për ndërtimin e Palestrës Sportive, të cilën e financon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kemi bërë rinovimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytet, rinovimin e ambulancave në Klinë të Epërme dhe Llaushë, ndërsa nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kemi fituar një grand prej 200 mijë eurove, për ndërtimin e objektit të administratës komunale”, ka kujtuar Ymeri, sipas të cilit në sektorin e bujqësisë komuna ka zhvilluar nëntë projekte. Ai ka përmendur edhe projekte të tjera që do të realizohen gjatë pjesës së dytë të këtij viti. Në anën tjetër, qytetarët kanë pyetur dy njerëzit kryesorë të komunës, kryetarin Sami Lushtaku dhe nënkryetarin Abdyl Ymerin për çështje të ndryshme që i preokupojnë në mjedisin që ata jetojnë. Vehbi Koca, qytetar i Skenderajt, shprehu shqetësimin e banorëve të lagjes së tij, “Çamiëria” e cila ka 35 shtëpi, në të cilin mungon sistemi i kanalizimit. Nënkryetari Ymeri tha se komuna ka identifikuar këtë problem të cilin në një të ardhme të afërm do ta zgjidhë, sapo të rregullohet rruga e cila kalon nëpër lagjen në fjalë. Por ai kërkoi nga banorët e lagjes të mos shkaktojnë ndonjë problem pronësor. Xhevat Hoxha, nga fshati Plluzhinë, kërkoi nga autoritetet komunale ta shtrijnë dorën edhe në lagjen Nuraj, e cila nuk ka rrugë dhe rrymë. Infrastruktura e rrymës sipas Ymerit do të rregullohet shumë shpejt, pasi komuna në bashkëpunim me KEK-un do të realizojnë një projekt që ka të bëjë me përmirësimin e rrjetit të dëmtuar elektrik në gjitha fshatrat e komunës së Skenderajt, ndërsa sa i përket rrugës, Ymeri tha se ajo do të shtrohet në zhavorr. Edhe Xhevat Xhinofci, nga fshati Makërmal, shfaqi problemet me të cilat ballafaqohen bashkëfshatarët e tij. Ai tha në fshatin e tij uji është i papastër, ndërsa kërkoi zgjidhje të problemit. Bekë Hylenaj, kryetari i Bashkësisë Lokale të Klinës së Epërmes, kërkoi angazhim më të madh të komunës në këtë bashkësi, ndërsa Vesel Hasanaj nga Kllodernica, i kërkoi kryetarit Lushtaku t’i bëjë një demant publik emisionit “Jeta në Kosovë” të autores Jeta Xharra, në të cilin, siç tha Hasanaj, Drenica paraqitet rajon i pasigurt. Në këtë kontekst, kryetari Lushtaku tha se çështja e Jetës, është e mbyllur, ndërsa, duke iu referuar raporteve të organeve kompetente të sigurisë publike, tha se Drenica dhe Skenderaj janë vendet më të sigurta në Kosovë. Kryetari i Skenderajt, duke folur për zhvillimin e projekteve të ndryshme në këtë komunë, ka thënë se është e vështirë të rimëkëmbët zhvillimi i komunës, pas atyre ngjarjeve që kanë ndodhur për 60 vjet. Lushtaku ka thënë se për një vit janë investuar gjithsej 22 milion euro në projekte të ndryshme, me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të jetës së qytetarit të Skenderajt. “Ne e dimë që ka vërejte nga qytetarët, por është e pamundshme të zgjidhen të gjitha problemet brenda këtij afati. Më rëndësi është që i kemi identifikuar problemet. Të gjitha rrugët e qytetit janë shtruar apo janë duke u shtruar me asfalt, kemi ndërtuar shkolla të reja, do t’i ndërtojmë edhe tri të tjera, njëra nga të cilat është shkolla profesionale, e para në Ballkan, e cila kushton 4 milion euro”, ka përmendur Lushtaku të arriturat gjatë mandatit të tij në krye të komunës së Skenderajt, duke kërkuar nga qytetarët bashkëpunim më të madh me komunën. Rrahman Pajaziti nga Gurelezi (Kozhica) ka pyetur për vonesën ne dhënien e dokumentacionit dhe pse nuk mundet me marrë vërtetim se është shqiptar i Kosovës?
|
|
Brenda vitit të gjitha fshatrat e Skenderajt do kenë rrejt të ri elektrik |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Wednesday, 15 July 2009 |
|
Deri në fund të vitit asnjë fshat i komunës së Skenderajt nuk do të mbesë pa rrjet të ri elektrik, për të pas rrymë cilësore, iu tha sot qytetarëve të pranishëm në debatin e organizuar, kryetari i komunës Sami Lushtaku. Në këtë debat u tha se gjatë periudhës së parë janë realizuar dhe janë në fazën e realizimit 26 projekte të ndryshme, kryesisht në infrastrukturën rrugore brenda qytetit, bujqësi, shëndetësi e të tjera, ndërkaq në gjashtëmujorin e dytë do të nisin së realizuari 10 projekte rrugore, objekti i shkollës së mesme profesionale teknike në vlerë prej 4 milion e 200 mijë eurosh, ndërtimi i tri blloqeve të banesave për familjarë e dëshmorëve, si dhe një varg projektesh tjera në arsim, shëndetësi, bujqësi e të tjera. Të pranishmit shprehen fjalë miradije për punën e pushtetit lokal, si dhe parashtruan pyetje që u interesonin. |
|
Zyra,megjithatë ekziston! |
|
|
|
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Tuesday, 14 July 2009 |
|
Përgjigje reagimit të Emin Halimit e Murat Musliut,zyrtar të zyres për Informin pranë K.K.Skenderaj,drejtuar korrespodentit të RTK-së në Skënderaj me datë 3.07.2009. DY QYQARET e komunes Të fyerit tentojnë të i fyejnë edhe të tjerët.(popullore Zyrtar të ”tuaj,nuk e pat të rrugës ta veni në faqen e internetit të komunës,thua se ajo është e juaja personale. Zyra për Informim nuk mbahet me mesele e llafe të kota,siç bëni ju,por më informacione të duhura,,për atë që jeni të thirrur e të paguar ta bëni,për t’i pasqyruar aktivitetë qe zhvillon komuna,ashtu siç dini,( sepse askush nuk ua kërkon atë që nuk dini),për aktivitetet qe duhet të ndodhin,e më pak për ato që ndodhin,sepse ato nukzyrës për Informim të KK.Skënderaj. Se sa jeni të sinqertë,me personalitet,dinjitet e moral të fortë,siç e përshkruani ju vetën në reagim,tregon më së miri fakti,se me datë 5.07.2006,iu përgjigja reagimit tuaj,por ju nga frika e “personalitetit ka nevojë të ’na i pasqyroni,i përcjellim vet. Nga reagimi i juaj u pa se u ka kapluar mllefi,dhe keni tentuar ta shfryeni atë në mënyrën me primitive të ’mundshme,por unë nuk do ta përdor gjuhen tuaj,sepse fyerjet nuk janë në principin tim. Keni të drejt të mllefosini,sepse nuk punoni asgjë,nuk pasqyroni asnjë informacion, për të cilat paguheni,për të prezantuar aktivitet që zhvillohen në komunë,e që nuk janë të pakta,por ndoshta ato nuk u pëlqejnë. Do të ishte mirë qe aty ku hani,edhe të......? Do të u bëja një pyetje,se tash dhjetë vjet,sa jeni zyrtar për informim,sa informata i keni të arkivuara,me siguri se asnjë. A nuk është ky një turp i juaj? A ka më keq,se sa tash dhjetë vjet zyrtari për informim,nuk din ta bëjë një informatë,por duhet pyetur të tjerët,dhe e quan veten “Shef për informim”. Sa për profesionalizëm apo mos profesionalizëm,iu garantoj se nuk jeni ju ata që mund të më vlerësoni,sepse ka kush ta bëj këtë,se po të ishit ju,me siguri se kur nuk do të ’punoja në at vend ku do të ndodheshit. Sa për profesionalizëm,shikojeni si e keni katandisur radion tuaj”Radio Drenicën”,duke e shëndrruar atë në radion më të padëgjuar e më të komprometuar në Kosovë,të mbushur me muzikë tallava, pa asnjë emision laiv, pasi që aty ku punoni ju nuk pranon të punoj asnjë gazetar i mirfilltë,e edhe ata që kanë punuar dikur,janë larguar qe të gjithë. Ndoshta ajo u duhet vetëm sa për ta plaçkitur ndonjë cent. Keni të drejt të mllefosini,sepse tash dhjet vjet,keni gëzuar privilegje,duke i marrë nga disa paga pa punuar asgjë, herë ne cilësinë e kshilltarve të kryetarit,herë si “Informues”e çka jo tjetër,por e vërteta është se nuk e keni zotëruar asnjë detyrë, dhe kështu, keni qenë dhe mbetëni qyqarët dhe parazitët më të mdhenjë të komunës. A nuk jeni ju ata dy,kur ne takim me kryetarin e komunes para tri vitesh, tentuat të na fyeni e kërcnoni ne gazetarëve prezent,derisa u detyruam t’ua mbyllim gojën. A nuk jeni ju dy,që tash një vit më parë,komprometuat skejshmërisht zyren e kryetarit të komunës. A nuk jeni ju të dy që këtë vit,me arrogancen tuaj naive, komprometuat edhe zyren tuaj,duke i dhënë kështu imazh të keq tërë komunës e Drenicës. Po a nuk jeni ju ata që edhe në orarin zyrtar të punës,shiheni duke luajtur bigjoz nëpër çajtore të ndryshme të Skënderajt,e gadi asnjëherë ne vendin e punës. Sigurisht se edhe kjo është një imazh i keq për komunen,se se sa për ju,e din të gjithë për personalitetin dhe moralin që keni. Iu garantoj,dhe iu preferoj të rrini shumë të qetë,se nuk kam asnjë cak dhe nuk vuaj nga asnjë mani,sepse nuk ua kam për lakmi asgjë,e aq më pak t’ua zë vendin,por si zyrtar për informim, ta kryeni misionin tuaj,dhe të i njoftoni gazetarët me ngjarjet që duhet të zhvillohen në komunë. Sa më përket mua,unë kam folur,flas,dhe gjithnjë do të flas,dhe ju nuk do t’jeni ata qe mund t’ma mbyllni gojën asnjëherë. Këtë nuk ka mundur të ma ndaloj as sistemi monist,marksist leninist,pjesë e së cilës jeni edhe ju. Në fund. Ikni sa më parë nga ajo punë për të cilën nuk jeni. Në këtë mënyre e lenë të qetë vetën dhe iu hapni rrugë të punojnë ata që din dhe e meritojnë. Në fund po iu them se Zyra për informim nuk funksionon,por megjithatë ekziston,dhe askush nuk ka çka të shfrytëzoj nga ajo. Skenderaj 11 korrik 2009 |
|
Fillimi -
Fillimi
|
|
Publikuar nga Manager
|
|
Monday, 06 July 2009 |
|
Njoftohen qytetarët e komunës së Skenderajt se më 15 korrik, duke filluar nga ora 11, zhvillohet debat publik me qytetarët. Mbledhja publike do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal të SkenderajtKryetari i Komunës me bashkëpunëtorët do të raportojnë për të gjitha rrjedhat në komunë.Qytetarët, përmes pyetjeve, vërejtjeve e sugjerimeve të tyre mund të japin kontribut të çmuar për zhvillimet e ardhshme |
| << Fillim < E mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
| | Rezultatet 41 - 45 nga 135 |
|
|
 |
|
 |
|
|
 |
 |
 |
|
|
Anket
REKLAMAT
libri i pare
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.
Statistikat
Anëtarë: 356
Artikuj: 325
WebLinks: 5
Vizitoret Online
Momentalisht janë12 vizitorë online
|
|
 |
|
 |
|
|