IDENTIFIKOHU






Keni humbur fjalëkalimin?
Nuk jeni i Rregjistruar? Rregjistrohuni

Galeri

 
 
 
Reagim PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
Fillimi - Fillimi
Publikuar nga Manager   
Saturday, 04 July 2009

Zyra, megjithatë, funksionon!

Reagim ndaj paraqitjes së datës 1 korrik 2009 të korrespondentit të RTK-së, z. Sabit Istogut

“Kush fyen pa të drejtë, jep shkas që ta fyejnë me të drejtë”    N. Makiaveli

Z. Sabit,

Të përballur me tundimin, të reagojmë apo të mos reagojmë pas paraqitjes sate të radhës kundër Zyrës së Informimit të komunës së Skenderajt, megjithatë dominoi bindja se fyerjeve të përsëritura, të njerëzve pa skrupuj, nuk duhet kthyer shpinën gjithherë. Aq më tepër kur ‘Zyra e Informimit’ do të ishte një nocion abstrakt, po të mos kishte në të njerëz konkretë, me biografi, dinjitet e personalitet e që nuk u vjen mirë kur, kushdo qoftë, tenton t’i damkosë...
Për ta kritikuar dikë, duhet të jesh fort në rregull vetë. Kjo është njohje elementare për këdo.
Nëse merr për gojë vazhdimisht dikë, nuk mund të jesh fare në rregull vetë. Për më tepër duhet të kesh një mani, një defekt ose, mbase, një zell të sëmurë për ta arritur një qëllim.
Edhe paraqitja jote e fundit në televizion ishte - si shumica e tyre – e gjymtë profesionalisht dhe e sëmurë moralisht.
Ti the se ‘sot mbahet asambleja komunale’ ndërkohë që ajo ishte mbajtur një ditë më parë. Sigurisht atë ditë s’i kishe lexuar ende gazetat (me të cilat zakonisht shërbehesh për raportimet tua). Edhe njoftimi për Komisionin për ndarjen e banesave, po ashtu ishte i pasaktë, sepse ai komision punon në vazhdimësi, gati çdo ditë, me javë të tëra. Për këto ‘lajme’, si burim, i referoheshe pikërisht kryesuesit të asamblesë!  Ai deklaron se nuk e ke kontaktuar fare ! Njëri nga ju ka gënjyer. Është fare e qartë se kush...
I bëre dy njoftime të pasakta nga zelli i papërmbajtur  për të dhënë pastaj ‘top lajmin’ se ‘Zyra për Informim nuk funksionon dhe dy njerëz marrin rrogat kot’. Dhe, ti ke fort dhembshuri për buxhetin e Kosovës, (?!)
Por, ky tashmë nuk ishte lajm sepse e kishe stërthënë sa herë në paraqitjet tua të mëngjesit. Për çudi, këtë po na e thotë vetëm zotëria jote, madje në televizionin publik, për miliona dëgjues potencialë dhe jo ata që po na mbajnë në punë e po na japin rrogat. Madje këta i këshillon (!) që të bëjnë riorganizimin e kësaj zyreje.
Kush të bëri këshilltar ? Cilave burime po u referohesh ? Apo, vetëm manisë sate ?!
Po e përsërite edhe disa herë këtë lajm, ata të cilëve ua dedikon, do të binden më në fund se ti je ai që do ta bëje ,fet’ këtë zyre.
Ja pra, ky është profesionalizmi yt... Po cila është etika jote profesionale e morale  që, në vazhdimësi, i sulesh Zyrës së Informimit (në fakt, zyrtarëve të saj) pa ndonjë arsye ?! Apo, ndoshta ke arsye që ne nuk i dimë (?!) Thuaje troç, he burrë, ku po të dhemb!
A e ke para sysh që, duke dëshiruar të arrish një cak me çdo mjet, po shkel mbi dinjitetin dhe personalitetin e të tjerëve, që nuk ta kanë asnjë borxh ?
Leri këto marifete, se një profesionisti, siç dëshiron ta quash vetën, nuk i bëjnë nder. Ose vazhdoji pa fund se tashmë na ke bindur se nderin, si kategori etike, nuk e njeh.
Shpresën, se drejtuesit e komunës do ta kenë hatrin për këshillat e vazhdueshme që po ua jep, mos e humb... Apo, mbase, eprorët tu do ta shtojnë honorarin për këto ‘xhevahire’ të gazetarisë... Megjithatë, këta të fundit duhet të kenë pak më shumë respekt për taksat tona, me të cilat po financojmë fyerjen tonë...

Zyra,  megjithatë, funksionon, për ata që  dinë t’i shfrytëzojnë shërbimet e saj!
                           
Skenderaj, 1 korrik 2009                   Zyra për Informim e Komunës
                               

                                                                Murat Musliu
                                                                Emin Halimi

 

 
kurs holandisht kosove PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
Fillimi - Fillimi
Publikuar nga Administratori   
Wednesday, 01 July 2009

kurs holandisht kosove

Azhornuar së fundi ( Wednesday, 01 July 2009 )
 
Është mbajtur mbledhja e qershorit e asamblesë komunale në Skenderaj PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
Fillimi - Fillimi
Publikuar nga Manager   
Wednesday, 01 July 2009

Më 30 qershor 2009, u mbajt seanca e rregullt e Kuvendit komunal në Skenderaj, në të cilën u shqyrtuan çështjet e parapara në rend të ditës.

Në mbledhje unanimisht u miratuan:

  • Raporti i punës 6 mujore të kryetarit të komunës,
  • Disa shpronësime dhe ndërrime të pronave në Skenderaj, Prekaz, Klinë të Poshtme, Çubrel, Runik, Kastriot, etj.
  • Vendimi për ndarjen e truallit në Skenderaj për familjen e Ilaz Kodres
  • Strategjia e zhvillimore lokale, për komunën e Skenderajt,
  • U dha në diskutim publik Rregullorja për dhënien e banesave në shfrytëzim me qira
  • U miratua ndryshimi i projektit të Qendrës Zejtare në Skenderaj,
  • Eshte caktuar data e mbajtjes se mbledhjes publike, 15 korik 2009. 
 
Ministri për komunitete dhe kthim ka vizituar komunën e Skenderajt PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
Fillimi - Fillimi
Publikuar nga Manager   
Tuesday, 30 June 2009

Skenderaj, 26 qershor - Ministri për Komunitete dhe Kthim, Sasha Rashiq, dhe kryetari i Komunës se Skenderajt, në prani të përfaqësueses se ICO-së në Mitrovicë, për më shumë se një orë kanë biseduar në zyrën e këtij të fundit, për shumë çështje lidhur me procesin e kthimit në këtë komunë. Ishte ky takim me përmbajtje konstruktive dhe me një dakordim të plotë për çështjet e diskutuara. Pas takimit pritej që të vizitohen dy fshatrat ku jeton pakica serbe, Bajë e Syriganë, por ministri Rashiq ka thënë se “kësaj radhe nuk është në agjendë vizita në ato fshatra, por këtë do ta bëjmë në një të ardhme të afërt kur edhe do të nisim financimin e projekteve për kthim të të gjithë atyre që dëshirojnë të kthehen”. 

“Unë jam i gatshëm dhe do të isha i lumtur ti vizitonim ata qytetarë tanë të cilët unë i vizitoj çdo javë dhe të cilët jetojnë pa asnjë problem të asnjë natyre”, ka deklaruar kryetari Lushtaku.

Duke folur për strategjinë e kthimit të të zhvendosurve në komunën e Skenderajt, ministri Rashiq ka thënë se Skenderaj përfshihet në strategjinë e kthimit për tërë Kosovën. “Kthimin do ta realizojmë në bashkëpunim me strukturat komunale për të gjithë personat e zhvendosur, pasi është e drejtë absolute e çdo qytetari që të jetojë në shtëpinë dhe pasurinë e tij”, ka thënë Rashiq.
Ai mandej ka thënë se projektet e përgatitura nga komuna, shpreson se shumë shpejt do të realizohen e në rend të parë projekti për kthimin në fshatin Runik. “Kthimi nuk varet krejt prej nesh, por prej nesh kwrkohet që t’u krijojmë kushte të gjithë atyre që duan të kthehen, kurse kush dëshiron të kthehet, kthehet”, tha i pari i MKK-së.
Ndërkaq, kryetari Lusthaku, ka treguar se komuna në bashkëpunim me organizatat e tjera, ka përgatitur projektet për kthim në të gjitha mjediset ku ka të zhvendosur dhe ato i ka dorëzuar në ministri qysh vitin e kaluar. “Shpresojmë edhe më tej se ato do të pranohen dhe financohen këtë vit”, është shprehur ai.Z. Lushtaku ka treguar edhe se është në fazën përfundimtare projekti për asfaltimin e rrugës se fshatit Bajë, kryesisht me popullatë serbe, dhe Syriganën e përzier etnikisht.

 “Pra, sa u përket obligimeve të pushtetit lokal dhe gatishmërisë së komunitetit mikpritës shqiptar, kthimi ka mundur të realizohet tashmë, por shpresojmë se këtë vit MKK-ja do të financojë projektet tona”, ka thënë Lushtaku në fund.

 
U përurua objekti për banim social PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
Fillimi - Fillimi
Publikuar nga Manager   
Tuesday, 30 June 2009

Skenderaj, 26 qershor – Është përuruar objekti i banimit social në Skenderaj, në të cilin pritet të strehohen 42 familje të pastrehë, kryesisht të vendosura në qendrat e strehimit kolektiv, si dhe zyrat e punës për shoqatat civile. Objekti, në vlerë prej 650 mijë euro, është financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me participim të komunës prej 10 për qind si dhe sigurimin e truallit.

Duke folur para të pranishmëve, pjesa më e madhe e të cilëve ishin ata që kanë konkurruar për banesa, Gjergj Dedaj, zëvendësministër, këtë objekt e quajti vepër madhore. ”Qeveria e Republikës së Kosovës dhe koalicioni qeverisës ka mandatin për ta bërë realitet dhe ndërtuar shtetin e Kosovës, me një përkujdesje të posaçme për kategoritë e tilla, aq më parë në këtë mjedis ku nisen themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Dedaj ka premtuar se mbështetja nuk do të mungojë as në të ardhmen dhe se do të këtë edhe projekte tjera për kategoritë nevojtare. “Një përkujdesje e këtillë i ka munguar Drenicës, sepse kjo trevë në të gjitha periudhat ka qenë e anashkaluar, të mos them e diskriminuar, e harruar dhe tash pushtetit demokratik dhe shteti i Kosovës do të jenë gjithmonë këtu prezentë”, përfundoi ai. 

Kryetari i komunës, Sami Lushtaku, është shprehur i kënaqur që po përurohet edhe një objekt i cili do të jetë në dobi të familjeve me gjendje të rendë sociale dhe të strehimit. “Ka shumë kërkesa, afro 200 sosh, me siguri se të gjithë nuk kanë mundësi të strehohen në këtë objekt, por ne si komunë kemi vënë kriteret tona dhe komisioni do t’i vlerësojë ato, kurse unë do të përpiqem që kriteret të respektohen”, ka thënë Lushtaku. 

Shiritin përurues e kanë prerë zv.ministri Dedaj dhe dy përfaqësues të shoqërisë civile.

Ky është objekti i tretë i banimit kolektiv qe është ndërtuar në këtë komunë. Nëpër qendrat aktuale kolektive janë të vendosura afro 50 familje të pastrehë, të cilat kanë përparësi në marrjen e këtyre banesave, por janë edhe afro 300 familje të tjera nëpër fshatra, të cilat kanë të pazgjidhur çështjen e banimit.

Tri prej qendrave ekzistuese të strehimit kolektiv (objekti i ish policisë, i konviktit të nxënësve dhe i barakave të vjetra), do të rrënohen nga komuna pasi të lëshohet në përdorim objekti i ri.

 
<< Fillim < E mëparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 46 - 50 nga 135
 
 
 

ORA

Anket

REKLAMAT

kurs holandishtSapo doli nga shtypi libri
kurs holandisht
Sapo doli nga shtypi libri
Doli nga shtypi libri"Rrenjet e Lirise",i autorit Sabit Istogut,qe i kushtohet Prekazit ne te gjitha periudhat e luftes.

LIDHJE

Statistikat

Anëtarë: 356
Artikuj: 325
WebLinks: 5

Vizitoret Online

Momentalisht janë12 vizitorë online