| Fillon punën Qendra Këshilluese psiko-sociale |
| Publikuar nga Manager | |
| Monday, 15 February 2010 | |
|
Në një ceremoni rasti, në ambientet e Shkollës Fillore “Ahmet Delia” në Skenderaj, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të Qendrës për Përparim, Edukim dhe Arsim nga Ferizaj, inspektorë rajonal të arsimit, zyrtarë komunalë të Skenderajt dhe të ftuar tjerë, ka nisur punën Qendra Këshilluese për fëmijë, të rinj dhe prindër për fëmijët me pengesa specifike në mësim dhe me probleme tjera, të cilat kërkojnë trajtim profesional dhe të organizuar. Kjo qendër profesionale i ndihmon fëmijët, prindërit dhe mësimëdhënësit të zgjidhin probleme të natyrave të ndryshme, psikosociale, psikiatrike, edukative, zhvillimore, etj, si dhe ofron shërbime diagnostike, këshilluese, korrektuese e terapeutike për fëmijë, prindër dhe të rinj. Projekti implementohet nga Qendra për Përparim, Edukim dhe Arsim nga Ferizaj, në përkrahje financiare nga Ëar Trauma Foundation (Fondacioni i traumës se luftës) nga Holanda, ndërsa mbështetet nga DKA në Skenderaj dhe MASHT-i. Sipas organizatorëve, në këtë projekt janë përfshi 10 shkolla fillore të Skenderajt, të cilat do të zhvillojnë seminare për të aftësuar mësimëdhënësit që punojnë me nxënës. |
|
| Azhornuar së fundi ( Tuesday, 23 March 2010 ) |