| Qendra e Kompetencës e gatshme për shtator |
| Publikuar nga Manager | |
| Friday, 30 April 2010 | |
|
Qendra do të ketë bibliotekën, sallën e fizkulturës, kabinete për të gjithë mësimdhënësit, qendrën informatike, laboratorë, punëtori për të gjitha profilet, restoranin dhe hapësira tjera për punë praktike.
Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të Republikës së Kosovës, të ambasadës norvegjeze në Prishtinë, projekt-menaxhuesi, binzeseve dhe përfaqëues të strukturave komunale janë takuar në Skenderaj, për të diskutuar ecurinë e punëve të deritashme të ndërtimit të objektit të Qendrës së Kompetencës, projekt ky financuar nga ambasada e Norvegjisë në vendin tonë dhe ndihmuar nga MASHT-i.
Jashar Lushtaku, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit për Skenderaj, ka bërë të ditur përfundimin e punëve të vrazhda të objektit, duke shfaqur besimin se shkolla profesionale do të jetë e gatshme t’i pranojë nxënësit në afatin e paraparë, me 1 shtator të këtij viti. Ai tha se janë zgjedhur drejtori i shkollës, dy zëvëndësit e tij dhe stafi profesional, por ka pasur vështirësi në sigurimin e tij, pasi nga 24 sa janë zgjedhur, vetëm 15 janë të diplomuarë, derisa pjesa tjetër është e padplimouarë, apo duke dipolimuar. Ndërkaq, sa i përket infratrukturës përcjellëse të objektit, drejtori Lushtaku tha se Komuna e Skenderajt ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës deri te qendra, si dhe do të sigurojë një trafostacion për furnizim me energji elektrike.
Ndërkaq, përfaqësuesja e MASHT-i, Valbona Mjeku, foli për aktivitetet stinore që do t’i zhvillojnë nxënësit e qendrës gjatë stinës së verës në vende të ndryshme të Evropës, në kuadër të aftësimit praktik.
I kënaqur me ecurinë e deritashme të punëve në ndërtimin e qendrave të kompetencës, njëra në Skenderaj dhe tjetra në Malishevë, është shprehur të jetë edhe Agon Maliqi, përfaqësues i ambasadës norvegjeze në Prishtinë. Ai tha se ndërtimi i këtyre dy qendrave, vlera e të cilave është 10 milionë euro, është projekti më i madh i shtetit norvegjez në Ballkan.
Maliqi theksoi se vetëm për pajisje të qendrave do të investohen 2.5 milionë euro, ndërsa ato do të jenë model për rajonin. Prof.Xheladin Skenderi, prorektor i Fakultetit Teknik në Universitetin e Prishtiniës, tha se është i nevojshmëm trajni dhe përgatitja e kuadrit profesional në shkollat e këtij lloji në Norvegji.
Projekt-menaxheri i projektit për ndërtimin e Qendrës së Kompetencës, Argjend Karaj, tha se qendra do të ketë bibliotekën, sallën e fizkulturës, kabinete për të gjithë mësimdhënësit, qendrën informatike, laboratorë, punëtori për të gjitha profilet, restoranin dhe hapësira tjera për punë praktike. Ai e vlerësoi lartë punën që është zhvilluar deri sot. Sipas Karajt, shkollat në Skenderaj dhe Malishevë, kanë dizajn bashkëkohorë dhe ato janë model jo vetëm për shtetet e rajonit, por edhe më gjërë. |