Mesazh nga organizata
Publikuar nga Manager   
Tuesday, 13 July 2010

 

Me qellim te rreshtimit për larje te borxhit ndaj qytetareve te Kosovës, drejtë parashtrimit te kërkesës për kompensimin e demit jo pasuror, demit material dhe fitimit te humbur ne forma te ndryshme, te shkaktuara nga regjimi serb qe nga rrënimi i institucioneve te Kosovës ne vitin 1989 e posaçërisht pas katrahurës së viteve 1998-99, qe shënoi bilancin e vrasjes dhe masakrimit përtej 12 mijë shqiptareve te moshave dhe gjinive te ndryshme, 20.000 femra te dhunuara, mbi 100,000 shtëpi te djegura tersisht dhe mbi një milion qytetar te dëbuar nga trojet e tyre, me 03.09.2008 themeluam Organizatën Joqeveritare Bamirëse "NGRITJA E ZERIT" ne Skenderaj. 


Detyrë e shoqatës është qe te gjurmojë, grumbullojë, evidentojë, klasifikojë, sistematizojë dhe shifrojë te gjitha dosjet veç e veç me prova relevante për tërë demin e pësuar; te hartojë paditë për secilën dosje-anëtar te shoqatës’ duke përfshire edhe diasporën shqiptare dhe t’i drejtojë pranë organe kompetente te drejtësisë, nga ana e juristëve dhe avokatëve te mirëfilltë te Republikës se Kosovës.

Ndaj lutën veprimtaret e vullnetit te mirë, te Republikës se Kosovës e posaçërisht juristet dhe avokatet, te organizohemi dhe kohë pas kohe ta ndajmë një orar sado te shkurtër për tu dal ne ndihmë familjareve te cilët I dhanë me te dashurit te tyre, por pse jo dhe qytetareve te cilëve iu është grabitur, djegur apo shkatërruar pasuria e dy-tre berëzave.

Me detajisht, për te kuptuar synimin, qëllimin, fushëveprimtarinë e shoqatës, mund ta shfletoni statutin, galerin dhe aplikacionin e dizajnuar mirë ne 9 faqe, te gjitha këto te plasura ne faqen e veçantë te internetit www.ngritjaezërit.org

Për fund vlen te ceket, se te gjitha këto shërbime kryesisht te natyrës juridike do te kryhen gratis-falas, por duhet apostrofuar se çmimi për këto shërbime është paguar paraprakisht në nivelin me te lartë te avokaturës botërore, pra me gjakun e tërë atyre qe ranë për te mos vdekur kurrë.

 

Nderkaq në anen e djathtë te keti Wbi e gjeni linkun ku mundë të informoheni me shum qka.