fotokabshi psikologji
diskutimeharta
poezihartafemirijaimehartapsikologjipsikologji
skenderaj
Mirë se vini në www.skenderajlive.com




Mirësevjen në Shqipërinë Nënë, Presidenti i SHBA-ve Georg W.Bush

nga: Klubi Politik"Afrim Zhitia"

Klubi politik"Afrim Zhitia" e vlerëson ngjarje historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptarë,vizitën e Presidentit të SHBA-ve z.Georg W.Bush.
Prandaj me këtë rast për opinion e lëshonë:

LETËR MIRËSEARDHJE

I dashuri dhe shumë i nderuari President i SHBA-ve z. Georg W. Bush! Të nderuar zyrtarë të lartë të delegacionit të SHBA-ve që e shoqëroni Presidentin z.Georg W.Bush.

Populli shqiptarë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Kosovën Lindore, në Mal të Zi, në Qamëri dhe gjetkë, e përjeton me emocione vizitën Tuaj, shumë i respektuar President i SHBA-ve z.Georg W. Bush.
Të vdekurit dhe të gjallët e popullit shqiptarë,me rastin e ardhjës Tuaj në Shqipërinë Nënë,janë një të rreshtuar përpara jush i nderuari President i SHBA-ve,z. Georg W. Bush.Në momentin e shkeljës së këmbës Tuaj në tokën e Shqipërisë,rreshti i qindra dhe mijëra nenave dhe baballarëve,motrave dhe vëllezerve,do të jetë nderi dhe rrespekti më i madh i mundshëm që mund t’ju bëhet Juve shumë i nderuari President i SHBA-ve,z.Georg W.Bush.
Mirëseardhje Presidenti i SHBA-ve z,Georg W.Bush, në Atdheun e shqipeve ju urojnë qindra dhe mijëra burra të mëdhenj të kombit tonë që nuk jetojnë më,ndër të cilët me këtë rast do t’i veqonim:
Mirëseardhje të uron heroi dhe Kryetrimi i Arbërit Gjergj Kastrioti Skënderbeu,mbrojtësi i papërkulur dhe i lavdishëm i Atdheut tonë të dashur e të shtrenjtë,dhe kalorësi e mbrojtësi i krishterimit;Mirëseardhje në Shqipëri i nderuari President i SHBA-ve,z. Georg W. Bush, të urojnë bijtë e mëdhenj të kombit,udhëheqesit e lavdishëm Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi,njëri politikan dhe tjetri ushtarak popullorë,që drejtuan me diplomaci dhe patriotizëm, Lidhjen e famshme të Prizerenit;
Mirëseardhje në Shqipëri i dashuri President i SHBA-ve,z.Georg W. Bush,të urojnë simboli i Pavarësisë së Shqipnisë Ismail Qemajli dhe patriotët që i qëndruan pranë këtij burri të madh të kombit,patrioti kosovar Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi;
Mirëseardhje në Shqipëri të urojnë i nderuari President i SHBA-ve,z.Georg W.Bush, bijtë e mëdhenj të kombit që me pushkë e barot mbrojtën nderin dhe krenarinë e truallit arbërorë, Hasan Prishtina e Bajram Curri, Azem Bejta e Shotë Galica;
Mirëseardhje në Shqipëri i nderuari President i SHBA-ve z.Georg W.Bush,të urojnë edhe qindra dhe mijëra partizanë, dëshmorë, të gjallë e të vdekur të Luftës Antifashiste

Nacionalçlirimtare,por mirëseardhje të uron edhe Komandanti i tyre, udhëheqësi i lavdishëm i popullit shqiptarë,i madhi dhe i pavdekshmi Enver Hoxha, i cili po të ishte gjallë,me siguri se do t’u ishte shumë mirënjohës për ndihmën e madhe që ia keni dhënë popullit të tij,por edhe për faktin që aviacioni i shtetit Tuaj të fuqishëm,ka bombarduar armikun shekullor të kombit shqiptarë dhe caqet e tij ushtarake, që terrorizonin popullin shqiptarë të pambrojtur dhe duarthatë të Kosovës.
Mirseardhje në Shqipëri i respektuari President i SHBA-ve z.Georg W. Bush, ju dëshirojnë pararendësit dhe strategët e çlirimit definitiv të Kosovës,të pavdekshmit,bijtë e mëdhenj te kombit,Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka,Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitia e Fadil Vata.Mirëseardhje në Shqipërinë Nënë, shumë i nderuari President i SHBA-ve Georg W.Bush,të urojnë luftëtarët herojnë, dëshmorë e të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,por mirëseardhje të uronë edhe Komandanti Legjendarë i UÇK-së,Gjeneral armate Adem Jashari bashk me bashkëluftëtarët e tij,Zahir Pajaziti e Edmond Hoxha, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Luan e Shkelzen Haradinaj,Ilaz Kodra e Abedin Rexha,Bekim Berisha e Bedri Shala, Agim Bajrami e Agim Ramadani,Ismet Jashari – Kumanova e Fadil Nimani etj..
Mirëseardhje në Shqipërinë Nënë,i nderuari President i SHBA-ve,z.Georg W. Bush,të urojnë qindra dhe mijëra nëna e baballarë,motra e vëllezër,djem e vajza dhe gra e burra të dëshmorëve të luftërave çlirimtare të zhvilluara nga populli shqiptar në Kosovë,Maqedoni dhe Kosoven Lindore;
Shumë i respektuar President i SHBA-ve z. Georg W.Bush, vizitën Tuaj në Shqipëri,Klubi Politik "Afrim Zhitia"mendon se populli shqiptar jo vetëm i Shqipërisë, duhet ta shfrytëzojë për tu mobilizuar dhe për të ecur me hapa gjigantë drejt integrimit në organizmat euroatlantik.
Klubi Politik "Afrim Zhitia" vizitën Tuaj i nderuar Presdent i SHBA-ve në Shqipëri, e sheh si fillimin e fundit të stabilizimit përfundimtar të mardhënieve SHBA- Shqipëri.
Klubi Politik "Afrim Zhitia" vizitën Tuaj në Shqipëri z.Georg W. Bush, President i SHBA-ve e sheh si mbështetjen përfundimtare për ta bërë publike Pavarësinë e Kosovës,për të cilën populli shqiptar ka derdhur shumë gjak dhe ka vuajtur shumë. Klubi Politik "Afrim Zhitia" shpreson se Presidenti i SHBA-ve vizitën e ardhshme pas kësaj në Shqipëri,ta bëjë në Kosovën e Pavarur.
Klubi Politik"Afrim Zhitia" ju garanton se populli shqiptarë në përgjithësi dhe Kosova e populli i saj në veçanti, kurrë nuk do ta harrojë ndihmën e madhe që na e ka dhënë Amerika.
Klubi Politik"Afrim Zhitia", i nderuari President i SHBA-ve,z. Georg W. Bush, të uron vizitë të këndshme në Shqipëri. Pritja madhështore që do të bëhet është shprehje e sinqeritetit dhe dashurisë së pakufishme që ndjen kombi shqiptar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klubi Politik"Afrim Zhitia"


VEND KËRKIMI
 









fotokabshi
logologo


reklam


fotokabshi
reklam
logo
reklam
logo
reklam
logo
fotokabshi
logo
reklam
logo
reklam
logo