DEKLARATË Klubi Politik"Afrim Zhitia"
Klubi Politik"Afrim Zhitia", pas vizitës së Presidentit të SHBA-ve në Shqipëri, z.George W. Bush, për opinionin publik lëshon:DEKLARATË
Vizita historike e Presidentit të SHBA-ve në Shqipëri z.George W. Bush, ka bërë jehonë të madhe dhe atë jo vetëm në hapsirën gjithshqiptare, por edhe në të gjitha qendrat ndërkombëtare të vendosjes dhe në të gjithë botën. Populli shqiptar në Ballkan dhe kudo nëpër botë, pas vizitës së Prseidentit të SHBA-ve në Shqipëri z. George W. Bush, me madhështi të merituar prej vitesh, është ngritur në një stad të ri të zhvillimit të përgjithshëm kombëtarë. Vizita e Presidentit të SHBA-ve në Shqipëri z.George W.Bush, ka ndryshuar përfundimisht pozicionet politike dhe strategjike të shqiptarëve dhe fqinjëve në favor të shqiptarëve. Klubi Politik "Afrim Zhitia", konstaton se pozicionimi i qartë dhe i prerë i Presidentit të SHBA-ve z.Georg W. Bush në vizitën e tij në Shqipëri, në lidhje me Kosovën dhe të ardhmen e saj politike, ka rikthyer vëmendjen e tërë opinionit botërorë nga Kosova, kurse për Kosovën dhe popullin e saj, ka hapur faqe të reja të përspektivës së përgjithshme, por edhe ka shtruar për zgjidhje nyjen e saj të gordit PAVARËSINË, rreth të cilës po sillet faktori kombëtar dhe ai ndërkombëtar. Vizita e Presidentit të SHBA-ve në Shqiperi z.Georg W. Bush, përfundimisht i ka vënë pikat mbi i, sa i përket PAVARËSISË së Kosovës sipas propozimit të Ahtisarit, por edhe ka sjellë risi të reja të integrimit politik brendashqiptarë, sepse me autorizimin që i bëri Kryeministrit të Shqipërisë për të komunikuar me drejtuesit më të lartë të Kosovës, ka vulosur faktin që Tirana edhe zyrtarisht merr të drejtën legjitime për t'u implikuar në zgjidhjën e çështjes së Kosovës. Qëndrimi i fortë dhe i prerë pro PAVARËSISË së Kosovës, që mbajti Presidenti i SHBA-ve në Shqipëri z.George W. Bush, Klubi Politik "Afrim Zhitia"shpreson dhe beson se presidenti amerikan, PAVARËSINË e Kosovës e ka menduar me Mitrovicën në Kosovë dhe me Serbinë e ndikimin Serbë jashtë sajë. Klubi Politik "Afrim Zhitia" e vlerëson lartë ofensivën diplomatike të administratës amerikane në favor të PAVARËSISË së Kosovës, pas deklaratave historike të kreut të SHBA-ve në Tiranë. Gjithashtu Klubi Politik"Afrim Zhitia" falënderon qendrimin e Britanisë së Madhe, të Gjermanisë dhe disa shteteve tjera në mbeshtetje të qëndrimit historik proshqiptar të Presidentit të SHBA-ve në Shqipëri z. Georg W. Bush. Klubi Politik "Afrim Zhitia" kërkonë nga Rusia dhe presidenti i saj Putin, që të rreshtohen përkrah qëndrimit amerikan për PAVARËSINË e Kosovës, por në të kundërtën e bëjmë me dije edhe njëherë Rusinë dhe udhëheqjen e saj, se dielli serbo-rus mbi Kosovën ka perënduar njëherë e përgjithmonë. Klubi politik " Afrim Zhitia"e falënderon Presidentin e SHBA-ve z.George W. Bush për qëndrimin e Tij historik lidhur me aspiratën shekullore të popullit shqiptarë, PAVARëSINë e Kosovës. Klubi Politik "Afrim Zhitia" në emër të gjithë antarësisë dhe simpatizantëve, me shumë sinqeritet përfundon: Faleminderit President i SHBA-ve z. George W. Bush, populli shqiptarë do të jetë mirënjohës përgjithmonë.
18.06.2007 Klubi Politik Prishtinë "Afrim Zhitia"
|